Jump to content

Wikipedia:Artikuj të përkryer/Kandidatura/Votime/Dream Theater

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR

Artikulli u përfundua. Është i përkthyer nga verzioni anglez i Wikipedias, dhe siç dihet, është mjaft informativ. Mendoj se ja vlenë të zgjedhet si artikull perfekt. – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Aeternus (diskutimiredaktime) 23 Qershor 2007 20:54 (UTC).

  • PËR - Λeternus 23 Qershor 2007 20:54 (UTC)
  • PËR --Proud To Be Albanian diskuto°) 25 Qershor 2007 15:47 (UTC)
  • ASNJANËS --- Leke Mjeku 25 Qershor 2007 18:00 (UTC)
    (Nje artikull sipas meje eshte i persosur dhe i perkryer kur ai eshte i tille ne çdo pikepamje dhe kendveshtrim, prandaj per mendimin tim artikulli nuk i ploteson keto kushte sepse, sipas mendimit tim ka shume barbarizma dhe mangesi. Duhet te kihet parasysh se ketu nuk vleresohet SASIA por CILESIA. Edhe ne Vikipedian angleze artikulli nuk eshte artikull i persosur!!!. Por le te vendosin te tjeret. Une dhashe mendimin tim sepse ma kerkove. Me vjen keq! Neqofte se artikulli permiresohet dhe rishikohet atehere mund te parashtrohet perseri per zgjedhje. Shndet Λeternus!
  • PËR — Duket i mirë. Vlerësoj shumë edhe punën --Eagleal  25 Qershor 2007 18:16 (UTC)
  • KUNDËR - artikulli eshte i mire por nuk ka asnje reference, per shkak te referencae jam kunder. (Puntori 30 Qershor 2007 17:17 (UTC))
  • PËR --Lem31 1 Korrik 2007 15:36 (UTC)

  • Në lidhje me mendimin e Leke Mjekut: është tjetër gjë nëse ti e ke një fjalë në gjuhën shqipe e nuk e përdor, d.m.th. e zëvendëson me një fjalë të gjuhës tjetër. Kjo quhet barbarizëm. Por në rastin tim nuk mund të quhet kështu, sepse mua më është dashur që të përkthej fjalët të cilat në gjuhën shqipe nuk ekzistojnë. Në wikipedian angleze artikulli ka qenë i përsosur, por më vonë i është marrur titulli. Edhe kriteret besoj se janë ndryshe këtu, pasi që dihet se sa më e varfur është Wiki shqip. Falemnderit për mirëkuptim. --Λeternus 26 Qershor 2007 10:51 (UTC)
  • Në lidhje me referneca: sinqerisht kam menduar se pasi qe ato gjinden në Wikipedian angleze, nuk vevojiten edhe këtu. Ok, do t'i vë edhe këtu. --Λeternus 30 Qershor 2007 17:58 (UTC)
  • Unë jamë i mendimit të Lekës, dhe po mundona me paraqitë troq. Artikulli ka shumë stilizim amerikanë. Është teper profesional, kjo e bënë të pa kapshëm për njeriun të themi mesatarë. Ndoshta për enciklopedi muzikore është shumë i mirë por kjo nuk vlenë për një Enciklopedi si kjo e përgjithëshme që ka cakë të gjitha shtresat dhe gjitha moshat. Fjala e Lekës barbarizëm është e saktë, po ta kishte përdorë "fjalë profesioni" ndoshta nuk do të tingëllonte aq keqë. .

Artikulli për të qenë përfektë duhet të jetë i kuptueshëm edhe nga ai që nuk ka "haberë", nuk ka aspak njohuri për temën por e ka dëgju diku "temën" dhe pas leximit ai edhe mund të komunikojë me të tjerët me të dhënat e marra nga artikulli. Kjo arrihet me fjalë sa më të thjeshta e të përgjithëshme në fillim të cilat e tërheqin lexuesin në pjesën profesionale. Shkallë pas shkalle. Kjo e bënë edhe barbatizmin të kuptueshëm.--Hipi Zhdripi 30 Qershor 2007 23:02 (UTC)

Propozim për përmisim

Nëse fjala "bendi" e ka fuqin e vetë atherë je i sigurt se edha fjala "roku" e ka edhe një herë më shumë, sepse për "bend" zakonisht e përdorin fjalën "grupi" nivelet më të afërta me muzikën e përdorin "bendi" përndryshe "bendi" është i njohur në përgjithësi si "banda", "banditi". Për këtë nëse të ndihmojnë edhe ata që nuk janë në rrjedha do ta arrinte statusin për Artikull përfekt në kuptimin e plotë të fjalës. Ky është mendimi im personal duke menduar që artikulli ka për qëllim shtresat e gjëra dhe nuk i dedikohet vetëm atyre që janë simpatizues të "hard" rokut. Pra,

Hyrja në artikull: prezentimi i pozicionit në skenën e rokut të njofshëm për shumicën, (të arriturat) sa ka shitë dhe si vlerësohet nga grupet tjera (kritikët, kundërshtarët) të njohura. Pastaj shkon duke u rritur doza e profesionit d.m.th hyrja në detaje si të instrumenteve, stili i këndimit etj.

Pjesa e parë duhet të tjeshtohet:

Dream Theater është një grup vokalo instrumental i muzikës argëtuese të dretimit rokë. Bendi është themeluart në Long Istand, Nju Jork nga tre studentë të kolegjit "Berklee College of Music" në vitin 1985.

Që nga fillimi ky bend ka kultivuar drejtimin (nën drejtimin) e muzikës të quajtur "Progressive Meal" dhe gjatë periudhës 22 vjeçare ..... (është vetëm propozim)

Seksioni Personeli, në gjuhen shqipe (deri tanishme) nuk përdoret nuk e di ndoshta në anglisht edhe për këso raste përdoret. Por personeli është punonjësit, të angazhuarit me para. Për këtë titullimi anëtarët do të ishte mirë, ndërsa për ish-anëtarët ndoshta duhetj të hapej një nën-seksionë.

Pastaj paraqitja tabelare e emërave është përsëritje e kutis (info-box), për të i ikur këtij efekti do të ishte mirë që pas emrit dhe profesionit të shkruhet ndonjë gjë për ta.

Pas seksionit për anëtarët do të ishte mirë të plasohet e tërë pjesa profesionale e hyrjes së artikullit, po mendojë me barbarizma e me të gjitha, bombardim, ashtu që artikulli ta krijojë gjuhën e vetë dhe të mundë të kuptohet historia e pjesët tjera të artikullit.


Kshtu: un mendoj se i gjithë problemi është se jemi duke kontribuar shumë pak në këtë enciklopedi (si popull, në përgjithësi). P.sh. nuk do të ishte nevoja që un ta spjegoj çka është progressive metal-i në artikullin e Dream Theater po të ekzistonte artikulli për progressive metal-in. Un kam planifikuar që ta krijoj edhe një artuikull për këtë zhanër. Mirëpo duhet kohë. Vetëm një person e ka shumë të vështirë që t'i kryejë këto punë vetëm vetë. Po nejse, kjo është tjetër gjë. E kam marrur këtë punë mbi vete dhe do ta përfundoj. Vetëm dua të them se kjo enciklopedi është si një mozaik, që përbëhet nga shumë pjesë të vogla. Nëse unë do t'ia filloja t'i spjegoja të gjitha termet në artikullin e Dream Theater, atëherë ky artikull do të duhej të ndahej në 10 apo më shumë pjesë, pasi që serveri nuk do ta përballonte një artikull aq të rëndë. Është e vërtetë se një person që nuk ka njohuri në muzikë e ka vështirë t'i kuptojë disa terme në këtë artikull, mirëpo nëse krijohen artikujt individual për çdo term, atëherë këtyre personave do t'iu duhej vetëm të klikonin në termin e panjohur, dhe ja, problemi u zgjodh. Ky është mendimi im. --Λeternus 1 Korrik 2007 10:24 (UTC)

E njejta gje qe mund te behet, duhet bere, dhe behet ne wikipedite e tjera. Une do te ndihmoja por jam me shume i interesuar ne artikuj per informatiken. Her pas here do bej ndonje kontribut edhe ne to. Per shembull nga ajo qe nuk i njoh termet e muzikes, termet teknike ne shqip nuk i afersisht fare, nuk arrij dot ti perkthej mire.--Eagleal  1 Korrik 2007 12:37 (UTC)

Rezultati: PËR, kjo d.m.th. ky artikull eshte tani zyrtare perfekt. --Lem31 1 Korrik 2007 16:20 (UTC)