Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/13
Appearance
- ...sociologu Dr Gezim Alpion nga Dibra i cili punon në Universitetin e Birmingamit në Angli njihet për veprën studimore Nënë Tereza shenjtore apo celebritet? - Mother Teresa: Saint or Celebrity? London and New York: Routledge, 2007 ?
- ...Poeti dhe Piktori i vlerësuar si një ndër akuarelistët më kualitativë shqiptarë Sadri Ahmeti nga Vuthaj i Malit të Zi i përfundoi studimet e pikturës në Universiteti i Arteve pas moshës 50 vjeçare për arsye të persekutimit në vitet e diktaturës?
- ...Profesor Llazar Haxhinasto i Universiteti Bujqësor i Tiranës i profilit të Perimtarisë në Fakultetin e Agronomisë ndër meritat e tij shkencore veç atyre pedagogjike është dhe prurësi i parë në Shqipëri i kultivarit të Domatja bullgare me formë të zgjatur vezake?
- ...sipas disa studiuesve Polifonia u shfaq në antikitet kur fëmijët, gratë dhe meshkujt këndonin paralelisht me anë të pyetje-përgjigjeve, që kombinonin frazat dhe tingujt dhe e gjitha kjo ka çuar në evoluimin e toneve dhe strukturës së sekuencës muzikore?
- ...piktori dhe profesori Gazmend Leka është edhe autori i kulmuar i ciklit të vizatimeve mbi ilustrimin e Tregime të moçme shqiptare në librin e Mitrush Kutelit, i cili që në vitin 1992 pati çelur ekspozitën me 148 punime me vizatime, pastele e sepie?