Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/15

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tirana turistike parë nga Sheshi Skënderbej

  • ...piktori Bujar Zajmi njihet dhe si bashkërealizuesi i të parit album profesional fotografik me objekt vlerat arkitekturore dhe turistike në Tiranën e vjetër?
  • ...autori i tetë shpikjeve të patentuara nga Dhoma Evropiane e Patentave (Espacenet) me qëndër në Zvicër, Arben Vrapi është ndër të tjera edhe realizues i shpikjes së disa sistemeve alternative të frenimit të patinave?
  • ...kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula është dhe realizuesi i të parit videoklip në Shqipëri në fillimet e viteve '90 kënduar nga Ridvan Gjyzeli?
  • ...përkthyesi i disa veprave të filozofit Fridrih Niçe dhe librit dedikuar jetës së gjeniut të teknologjisë Steve Jobs nga Walter Isaacson, gazetari Taulant Hatia ishte për disa vite dhe ribotuesi vullnetar i revistës shkencore "Shkenca dhe Jeta" ndryshe "Shkenca dhe Natyra" duke e mbështetur falë një iniciative vetiake dhe miqve e dashamirësve të dijes?
  • ...sipas artistit Llesh Biba i cili kujton me humor kohën kur ishte një ndër 200 të papunët intelektualë në Tiranë dhe personaliteti i kinemasë dhe letrave shqipe, ish ministër asokoheVath Koreshi i dha një dokument ku thuhej: “I lëshohet ky dokument z. Llesh Bibës meqënëse nuk ka pranuar asnjë ministër kulture t’ia japë. Që nga ’81-shi e deri më sot në demokraci, nuk është marrë në punë nga ky dikaster”?