Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/31

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qielli i përndritur i Tiranës

...në mes të natës para Fitër Bajramit qielli është ndiçuar dhe fenomeni është parë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, rrjetet sociale janë mbushur me fotografi sepse mendohet të jetë një ngjarje 1 herë në 127 vjet, kur dielli lëshon rreze të dyfishta për gati 3 orë dhe hëna luan rolin e pasqyrës duke reflektuar dritat që panë kryeqytetasit mbrëmjen e 27 Korrikut?

...romani i Ismail Kadaresë "Darka e gabuar" shkruar në Malin e Robit (Durrës), Luganos së Zvicrës dhe Parisit gjatë verës dhe dimrit 2007-2008 u përkthye në polonisht?

...mirësia, bashkimi dhe uniteti u manifestuan gjatë muajit të Ramazanit në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë kur imami Fatmir Latifi pajtoi tri familje shqiptare në armiqësi duke u thënë se "Jemi vëllezër prej gjaku, Ai që fal, ai që e shtrinë dorën e pajtimit, ai është burrë"?

... botohet në Itali guida e re turistike e Shqipërisë "Tirana e Albania" punim i dy autorëve, antropologut italian Francesco Vietti dhe gazetarit shqiptar, drejtor i Qendrës së Kulturës Shqiptare, Benko Gjata botim i cili përmban mbi 180 faqe me informacione për historinë, kulturën, gjeografinë dhe klimën e vendit të Shqiponjave , përshkrime të detajuara të itinerareve dhe destinacioneve kryesore turistike, si edhe shumë të dhëna praktike, të dobishme për vizitorët?

...shkencëtarët amerikanë të Fondacionit RPM Nautical në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit po kryejnë hartat dixhitale të portit të Sarandës duke përdorur teknologjinë moderne të skanimeve nën ujore në Portin më jugor shqiptar të Jonit do të ketë risi një hartë të detajuar të fund detit të saj?

...Filippo Romano dizenjues grafik italian, peisazhist urban, fotograf dhe "rrëfimtar i qytetit" hapi ekspozitën Ujësazhet në hapësirën e fakultetit të arkitekturës në Modelarium, si pjesë e Prishtina Common Ground Festival dhe prezantoi 20 fotografi të përzgjedhura të kryeqytetit të Kosovës si dhe fotografi nga studentët e klasës së tij në shkollën verore të Universitetit të Prishtinës 2014?

...muzikanti durrsak Nino Deda është emëruar kantor (dirigjent kori në kishë) i Nojenkirshen-it (Neunkirchen) në landin e Saar-it në Gjermani, njoftoi e përditshmja Saarbrücker Zeitung që i kushtoi një shkrim të gjerë artistit shqiptar?

...Saimir Strati merr rekordin e tetë Gines duke realizuar vepër me mesazh për mbrojtjen e tokës ndërtuar vetëm me pipa plastike?

...sipas ditarit të Dhimitër Shuteriqit "po të shkruhet mbi Marin Barletin, një kapitull më vete i do kushtuar historiografisë shqiptare pas tij, Frang Bardhit, Radotasë, Ketës, "Regestit", Kamsit , Mashit, Zef Krispit, Pashko Vasës, Jubanit, Krejit, Nikajt, Gegajt e gjer më sot duke u ndalur posaçërisht te Bardhi, te autorët e Rilindjes Kombtare (poema e Naim Frashërit nuk do harruar), Fan Noli (ai i vitit 1921 dhe ai i viteve ‘40)" dhe "se përkthimin e parë të Barletit shqip e bëri koha jonë, përkthyes të tij ishin Stefan Prifti (që përktheu edhe Bardhin) e Henrik Lacaj"?