Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/33

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Humanisti Pandi Toçe

...pasi shpëtoi fëmijën 14 vjeçar në Parkun e Liqenit të Tiranës largohet nga jeta aktori Pandi Toçe, 55 vjeçari dhe familjar baba i dy fëmijëve tanimë i vlerësuar nga Fatos Baxhaku dhe publiku shqiptar si kryengjarja e këtyre ditëve fundgushti?

...pasi kish vuajtur prej varësisë nga kokaina në fundin e viteve ’70 dhe kish qenë një shok festash me drogë i John Belushit, deri pak orë para vdekjes prej mbidozës të protagonistit të paharrueshëm të Blues Brothers në 5 mars 1982, Robin Williams u pastrua tërësisht nga pluhuri i bardhë në vitet ’80?

...Agjencia Kombëtare e Turizmit po vijon projektin "Shqipëria ime fantastike" i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike, të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë 2014?

...Kalaja e Durrësit dhe muret rrethuese po i nënshtrohen një projekti restaurues, i cili po realizohet si një bashkëpunim i DRKK, Durrës me Bashkinë e Durrësit, i financuar me fonde të IPA-Adriatic?

...UNESCO në duart e të rinjve ishte takimi i organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër, një takim i organizatave rinore me praninë e përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe të rinjve?

...në vitin 2006, Universiteti i Foggia-s e e ka lauruar me Doctor Honoris Causa në Letërsi dhe Filozofi artistin e njohur të muzikës italiane Adriano Celentano si dhe me titull qytetar nderi për meritat artistike, mirëpo ai ka refuzuar dhe Letra e refuzimit e zbuluar nga Viveur.it mes tjerash thotë se "Jam dhe do ngelem gjithmonë mbreti i injorantëve, ju falënderoj për diplomën"?

... ideja verore Rreth Kosovës për shtatë ditë lindi gjatë festivalit ndërkombëtar të dokumentarit dhe të filmit të shkurtër DokuFestPrizren dhe paralelisht po realizohet itinerari i udhëtimit në vende atraktive si Dragashi, Brodi, Opoja (18 gusht), Gjakova (19 gusht), Prevalla, Brezovica (20 gusht ) Deçani, Peja, Rahoveci, (21 gusht) Prishtina (22 gusht), Kaçaniku (23 gusht), Janjeva, Graçanica dhe Ulpiana kurorzojnë finalen (24 gusht)?

...juristia shqiptare Ana Bregu me banim në Itali vendosi t'u vijë në ndihmë studentëve Shqiptarë dhe atyre Italianë nëpërmjet një përkthimi cilësor në italisht të Kushtetutës së Shqipërisë kryer në bashkëpunim me profesorin Italian Pasquale Costanzo ndërsa është publikuar në sajtin www.giurcost.org?

...moment historik për popullin e Kosovës e ka quajtur kryesuesja e vendit të saj për çmimet Academy Award aktorja e njohur për filmin "Heshtja e Lornës" Arta Dobroshi dhe sipas saj: kjo është ngjarje premierë në historinë shqiptare që kemi mundësi të nominojmë një film për Oscar, ndihej shumë e nderuar si presidente e komitetit selektues nga Kosova dhe si në një ditëlindje u shpreh "Shumë urime Kosovë" !?

...Ariot Myrtaj Themeluesi e drejtori artistik i Albanian Film Festival në SHBA (A.F.F , 2 - 9 tetor 2014, SVA Theaters në Manhattan) vlerësoi se sivjet synohet mes dy çmimeve të reja inkurajimi i krijimtarisë së të gjithë atyre që mendojnë se kanë diçka për t’i ofruar kinemasë me identitet shqiptar edhe pa mundësi financiare sepse ishte ky Festival i cili me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në vitin 2012, shfaqi 100 filma në Nju Jork?