Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/12

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shqipja

... për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar punime si "Shqipja dhe Sanskritishtja" (në dy vëll.; 1996, 2001, 2011), "Gjuhët e vjetra dhe shqipja", "Gjuhët moderne dhe shqipja", "Universaliteti i gjuhës shqipe", "Libri i Aforizmave" (2012) shënojnë një ringjallje dhe rivlerësim të Rilindjes Kombëtare nga Petro Zheji ?

... poeti i njohur Victor Hugo i frymëzuar nga guximi i tij ka shkruar disa poezi për heroin arvanitas Kostandin Kanarin dhe konsulli francez Pukëvili në Janina do ta quante "Njeriu më i guximshëm i shekullit XIX" ?

... Sami Frashëri ishte edhe një gazetar i talentuar i cili ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor e kryeredaktor në disa gazeta në 1876 si "Mëngjezi" dhe "Java" ?

... në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur ajo u vlerësua me Çmimin "Tucholsky" për vitin 1999 ’in absentia’ nga Klubi PEN Suedez ?

... trëndafili i kuq dhe trëndafili i bardhë së bashku prezantojnë bashkim , mirëkuptim , dhe plotësim ?

... Veza e kuqe e Pashkës simbolizon jetën që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën simbolikë e fitores ?

... Laguna e Karavastasë në qendër të ultësirës perëndimore mendohet se bart 5 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty ?

... megjithëse kanë kaluar shumë vjet ende në muzikën qytetare jugore Hafize Leskoviku dhe interpretimet e saj janë etalon i intepretimit për cilindo këngëtar e këngëtare ?

... Rruga Egnatia siç dëshmon Straboni kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor në qytetin e Apolonia ?