Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/21
Çmimi i madh i Australisë 2009 (zyrtarisht LXXIV ING Australian Grand Prix) ishte një garë e Formula Një e zhvilluar më 29 mars 2009 në Cirkuitin Albert Park, Melburn të Australisë. Ishte gara e parë e sezonit 2009 të Formula Një. Gara me 58 xhiro u fitua nga Jenson Button me ekipn Brawn GP pasi e nisi nga pol pozita. Rubens Barrichello përfundoi i dyti si piloti tjetër i Brawn GP, kurse Jarno Trulli i ekipit Toyota u rendit i treti.
Brawn GP u bë konstruktori i parë që nga Mercedes-Benz në Çmimin e madh të Francës 1954 që kualifikohet në pol, dhe më pas fiton garën në debutimin e tyre në një Çmim të madh. Kjo ishte gara e dytë në historinë e Formula Një që përfundoi nën regjimin e makinës së sigurisë pas një aksidenti midis polakut Robert Kubica dhe Sebastian Vettel në xhiron e 56të; gara e parë ishte Çmimi i madh i Kanadasë 1999.