Jump to content

Çmimi i madh i Australisë 2009

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky artikull është propozuar për tu shpallur artikull i përkryer. Një artikull i përkryer duhet të ketë një shtjellim shterrues të temës me paanësi, pa u zgjatur më shumë seç duhet e pa u bërë monotonë, burime të formatuara mirë për të mbështetur çdo informacion që përfshihet në to dhe një formatim të drejtë të tekstit e detajeve teknike si kategoritë, lidhjet e materialet multimediale. Ju lutemi, ndihuni të lirë dhe komentoni.

  F1 Australia - 2009
Statistikat
Gara e 1 nga 17 në vitin 2009.

Data 29 mars, 2009
Vendi Cirkuiti Albert Park, Melburn, Australi
Drejtimi Vënd garimi i përkohshëm
3.295 mi / 5.303 km
Distanca 58 xhiro, 191.118 mi / 307.574 km
Moti Me diell, temperatura që arrinin deri në 27 °C
Pol pozita
Piloti Britania e Madhe Jenson Button Brawn-Mercedes
Koha 1:26.202
Xhiro më e shpejtë
Piloti Gjermania Nico Rosberg Williams-Toyota
Koha 1:27.706 (48)
Podiumi
I pari Britania e Madhe Jenson Button Brawn-Mercedes
I dyti Brazil Rubens Barrichello Brawn-Mercedes
I treti Italia Jarno Trulli Toyota

Çmimi i madh i Australisë 2009 (zyrtarisht LXXIV ING Australian Grand Prix) ishte një garë e Formula Një e zhvilluar më 29 mars 2009 në Cirkuitin Albert Park, MelburnAustralisë. Ishte gara e parë e sezonit 2009 të Formula Një. Gara me 58 xhiro u fitua nga Jenson Button me ekipn Brawn GP pasi e nisi nga pol pozita. Rubens Barrichello përfundoi i dyti si piloti tjetër i Brawn GP, kurse Jarno Trulli i ekipit Toyota u rendit i treti.

Brawn GP u bë konstruktori i parë që nga Mercedes-BenzÇmimin e madh të Francës 1954 që kualifikohet në pol, dhe më pas fiton garën në debutimin e tyre në një Çmim të madh.[1] Kjo ishte gara e dytë në historinë e Formula Një që përfundoi nën regjimin e makinës së sigurisë pas një aksidenti midis polakut Robert Kubica dhe Sebastian Vettel në xhiron e 56të; gara e parë ishte Çmimi i madh i Kanadasë 1999.

Në këtë Çmim të madh morën pjesë 20 pilotë, të ndarë në 10 ekipe.[2] Ekipet, të njohura si konstruktorë, ishin Ferrari, McLaren-Mercedes, Renault, Brawn-Mercedes, Force India-Mercedes, BMW Sauber, Toyota, Red Bull Racing-Renault, Williams-Toyota dhe Toro Rosso-Ferrari.[2]

Kjo garë pa edhe debutimin e Brawn GP, pronari i së cilës Ross Brawn kishte blerë Honda Racing F1. Makinat e Brawn pilotoheshin nga ish pilotët e Hondës Rubens Barrichello dhe Jenson Button.[3] Kjo garë pa gjithashtu edhe debutimin e Sébastien Buemi, i cili do të pilotonte Toro Rossos. Ai u bë piloti i parë zviceran në Formula Një që nga koha e Jean-Denis Délétraz në vitin 1995. Buemi zëvëndësoi Sebastian Vettel i cili kishte kaluar te Red Bull Racing për të zëvëndësuar të pensionuarin David Coulthard.

Para fillimit të sezonit, McLaren dhe Renault kishin planifikuar të bojkotonin garën hapëse të sezonit për shkak se nuk ishin paguar. Megjithatë, ky bojkot u shmang dhe të dy ekipet garuan në garën e parë në Melburn.[4] Në një çështje të dytë, disa ekipe protestuan te kujdestarët e garës rreth ligjshmërisë së makinave Brawn, Toyota dhe Williams, duke thënë se difuzori i ekipit nuk ishte i ligjshëm. Protestat u rrëzuan nga kujdestarët e garës. Megjithatë, ekipet që fillimisht protestuan, kishin apeluar kundër vendimit, kurse gjykata ndërkombëtare e apelit të FIA-s kishte vendosur t'i dëgjonte pas Çmimit të madh të Malajzisë.[5] Gjatë dëgjesës, difuzorët u konsideruan të ligjshëm.[6]

Orari i fillimit të garës ndryshoi: gara e vitit 2008 kishte nisur në 15:30 me orën lokale australiane, kurse për këtë vit do të fillonte në 17:00 (06:00 ora evropiane). Megjithatë, shefat e Çmimit të madh të Australisë e refuzuan një kërkesë të Bernie Ecclestone për t'a bërë një garë nate, ashtu si Çmimi i madh i Singaporit, pasi ata kërkonin të respektonin kontratën deri në 2015 ku gara duhej të zhvillohej ditën.[7][8]

Praktika dhe kualifikueset

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Në të dy seancat sektori dy ka punuar veçanërisht mirë. Kishte vetëm dy kthesa 'të vërteta' në sektor, por është vërtet interesante dhe ndiheshe mirë në makinë. FW31 është e balancuar mirë në të gjithë pistën, por duket ende më mirë në çdo vend tjetër. Pas një dimri me prova, është mirë të jesh në një pistë të re e të freskët dhe duket se neve jemi në një pozicion më të mirë nga sa menduam."

Nico Rosberg, pasi ishte më i shpejti në dy praktikat e së premtes dhe mendimi i tij në krahasimin se sa e mirë është Williams FW31 nga rivalët e tjerë.[9]

Tre seanca praktike u mbajtën para garës; e para u zhvillua në mëngjesin e së premtes dhe e dyta në mbasdite. Të dy seancat zgjatën 1 orë e 30 minuta në pistë të thatë dhe me mot të qëndrueshëm. Seanca e tretë u zhvillua të shtunën në mëngjes dhe zgjati 1 orë, edhe kjo në kushte optimale të motit.[10] Makinat e Williams të Nico Rosberg dhe Kazuki Nakajima ishin më të shpejta, duke marrë respektivisht dy vendat e para me pesë-qind të mitat e sekondës distancë midis tyre.[11] Piloti tjetër i cili ishte më pak se gjysëm sekondi më i ngadaltë se ta ishte Kimi Räikkönen me Ferrari, i cili ishte disa të mitat më i ngadaltë se Nakajima. Rubens Barrichello vendosi kohën e katërt më të shpejtë në praktikën e parë për ekipin Brawn GP, duke qënë më i shpejtë se shoku i skuadrës Jenson Button, i cili vendosi vetëm kohën e gjashtë më të mirë.[11] Heikki Kovalainen ishte më i shpejti nga dy pilotët e McLaren dhe u rendit i pesti, kurse kampioni i botës në fuqi Lewis Hamilton u rendit poshtë në vendin e 16të, rreth 2.3 sekonda më i ngadaltë se makinat e Williams.[11] Pilotët që plotësonin dhjetë vendet e para ishin Felipe Massa me Ferrari, Timo Glock me Toyota, Adrian Sutil me Force India (që do të thoshte se katër nga gjashtë makinat e vendeve të para ishin me motorr Mercedes) dhe një nga Renaultët me pilot Fernando Alonson.[11]

Brawn BGP 001 i Jenson Button, pas një marrëveshje sponsorizimi të kryer midis ekipit Brawn dhe themeluesit të Virgin Group, Richard Branson.

Rosberg ishte sërisht më i shpejti edhe në praktikën e dytë, duke përmirësuar kohën e praktikës së parë me disa të gjashtëdhjetat të mitat e sekondës.[12] Këtë herë, Barrichello me Brawnin e tij u rendit i dyti kurse Jarno Trulli me Toyota i treti. Trulli bëri një përmirsim të dukshëm pasi në praktën e parë ai regjistroi kohën e 12të më të shpejtë. Australiani i vetëm në pistë, Mark Webber, u rendit i katërti me Red Bull Racing, para Button, Glock and Nakajima.[12] Shoku i skuadrës i Webber, Sebastian Vettel, u rendit i teti, pas një praktike që u karakterizua nga një problem hidraulik që e la gjermanin në mes të rrugës në kthesat gjashtë dhe shtatë. Kjo gjë bëri që ai të mos konkuronte në praktikën e tretë, duke u renditur në fund me vetëm katër xhiro të kryera.[12] Pilotët që plotësonin dhjetë vendet e para ishin Sutil me Force India, i cili u rendit i nënti sërisht, dhe Messa i dhjeti. Tre ekipet që akuzoheshin për difuzor të jashtëligjshëm (Brawn, Williams dhe Toyota) kishin vendosur kohët më të mira në pistë.[12]

Rosberg plotësoi treshen si më i shpejti i të tre praktikave, duke vendosur kohën më të shpejtë të praktikës së të shtunës. Ai ishte vetëm treqind të mitat e sekondës më i shpejtë se Jarno Trulli. Button u rendit i treti, duke qënë piloti tjetër që regjistroi kohën nën 1:25, vetëm dy të dhjetat e sekondës më i ngadaltë se Rosberg.[13] Massa u përmirësua duke u renditur i katërti, duke qënë i vetmi pilot nga Ferrari dhe McLaren që ishte në dhjetë vendet e para.[13] Nakajima sërisht la mbresa me Williams, duke u renditur i pesti, para Barrichellos, Webber, dhe Glock, që kishin tre kohët e rradhës më të shpejta.[13] Dy pilotët e BMW Sauber–Robert Kubica dhe Nick Heidfeld plotësuan dhjetë vendet e para, duke u renditur për herë të parë në dhjetë vendet e para pasi një ditë më parë hasën vështirësi.

"Pesë apo gjashtë muajt e fundit kanë qënë shumë të vështira për ne sepse të kalosh nga të mos kesh pilot në të ardhmen në arritjen e një pol pozite këtu është thjeshtë e mrekullueshme, është me të vërtetë dhe dua t'i jap të gjitha meritat ekipit dhe Ross [Brawn] dhe Nick [Fry] që e bërë këtë gjë të mundur. Ne e meritojmë të jemi këtu pas kohëve të vështira që patëm."

Jenson Button, pasi i dha pol pozitë Brawn GP në debutim.[14]

Seanca kualifikuese u nda në tre pjesë. Pjesa e parë e kualifikueseve zgjati 20 minuta dhe do të eliminoheshin makinat që përfundonin seancën të renditura në vendet 16të e më poshtë. Seanca e dytë zgjati 15 minuta dhe do të eliminoheshin makinat e renditua nga vendi i 11 e deri në 15. Seanca e fundit zgjati 10 minuta dhe do të vendoste nisjen e dhjetë makinave të para, si dhe kush pilot do të merrte pol pozitën.[10] Pasi dominoi të tre praktikat, Rosberg nuk bëri mirë në kualifikuese, duke regjistuar vetëm kohën e pestë më të shpejtë. Makinat Brawn të Button dhe Barrichellos dominuan kualifikueset, me brazilianin që ishte më i shpejti në dy seancat e para kualifikuese. Button mposhti shokun e skuadrës në seancën e fundit me tre të dhjetat e sekondës, duke siguruar pol pozitën e katërt në karrierë dhe të parën që nga Çmimi i madh i Australisë 2006, ku motorri Honda i makinës së tij shpërtheu gjatë garës. Vettel i Red Bull u rendit i treti kurse shoku i skuadrës Webber i dhjeti, por që në fund e nisi i teti pas skualifikimit të dy makinave Toyota. Kubica u përmirsua sërisht duke u renditur i katërti, duke qënë lehtësisht më i shpejtë se shoku i skuadrës Heidfeld, i cili nuk arriti dot në seancën e tretë për shkak të një problemi me sistemin kers. Pasi Glock u skualifikua, Massa u rendit i gjashti, para shokut të skuadrës Räikkönen, kurse Heidfeld dhe Alonso pilotësuan dhjetë vendet e para pas skualifikimit të dy makinave Toyota. Pas përfundimit të kualifikueseve, Hamilton mori një penaltitet me pesë pozicione, pasi kishte ndryshuar kutinë e shpejtësisë; ai nuk do t'a niste garën i 15ti, por i 20ti.[15] Disa orë pas penaltitetit të Hamilton, kohët e regjistuara nga dy makinat Toyota nuk u llogaritën për shkak se bishti i makinës u konsiderua jo i rregullt, duke bërë që Hamilton t'a niste garën i 18ti, i ndjekur nga Glock në vendin e 19të dhe Trulli në vendin e 20të.[16]

Aksidenti në kthesën e parë.

Kushtet e garës ishin të ngjashtme me ato çfarë u panë të premten dhe të shtunën, me temperaturën e ajërit që arrinte në 25 °C.;[17] Button kryesori garën dhe e ruajti pol pozitën e tij pas kthesës së parë. Ai ndiqej nga afër nga Vettel, Rosberg, Massa, Kubica dhe Räikkönen. Këto gjashtë pilotë vazhduan përpara dhe nuk u prekën nga kaosi që ndodhi në prapavijë, në kthesën e parë. Pas një starti katastrofë, Barrichello zbriti nga vendi i dytë në të nëntin, dhe sfidoi Red Bullin e Mark Webber në hyrje të kthesës së parë. Pasi u godit nga mbrapa, goma e përparme nga ana e majtë e Barrichellos pati kontakt me anën e djathtë të makinës së Webber, duke bërë që australiani të rrëshqiste te BWM Sauberi i Heidfeld. Pasi incidenti i parë me Barrichellon doli pa probleme, Webber goditi krahun e majtë të makinës së Kovalainen duke shkaktuar dëme të pariparueshme në krahun e majtë, duke detyruar finlandezin të tërhiqej. Në kthesën e tretë, Massa tentoi të parakalonte nga brënda Rosberg, duke nxjerrë nga pista gjermanin, dhe si rezultat, u parakalua nga Massa. Në fund të xhiros, Webber, Sutil dhe Heidfeld shkuan në bokse për të riparuar dëmet e shkaktuara në aksidentin e kthesës së parë.[17]

Gara u fitua nga Jenson Button me Brawn GP në debutimin e ekipit në Formula Një.

Nga prapavija, kampioni i botës në fuqi Hamilton kishte përparuar duke qënë se nisi garën nga vendi i 18të. Pas incidentit në kthesën e parë, ai ishte ngjitur në vendin e 13të në përfundim të xhiros së parë.[18] Ai kaloi në vendin e 12të pasi kaloi Bourdais në xhiron e dytë, më pas në vendin e 11të pasi kaloi Fisichellën një xhiro më pas. Ai hyri në dhjetë vendet e para pasi kaloi Buemi në xhiron e katërt.[18] Në krye, Button filloi menaxhonte kryesimin duke krijuar një avantazh prej katër sekondash kurse në xhiron e gjashtë vendosi xhiron më të shpejtë, duke regjistuar një kohë në 1:28.787.[17] Vettel ishte ende i dyti dhe mbrapa tij ishin Massa, Kubica, Räikkönen me Rosberg që plotësonin gjashtë vendet e para. Hamilton kaloi në vendin e nëntë pas parakalimit që kreu ndaj Piquet në kthesën 13.

Në xhiron e dhjetë, Rosberg tentoi të parakalonte Räikkönen në kthesën e parë, dhe ja doli mbanë duke u ngjitur në vendin e pestë.[17] Në vazhdim, finlandezi u ngadalësua nga lëvizjet e Rosberg, duke i lejuar Barrichellos të afrohej në pjesën e drejtë që të dërgonte në kthesën 3. Makina Brawn u afrua edhe falë ajërit nga mbrapa, por gjithsesi distanca ishte ende e konsiderueshme nga Ferrari pasi ata hyrë në zonën e frenimit. Barrichello frenoi me vonesë, duke goditur nga mbrapa Räikkönen, duke i shkaktuar dëme në makinë finlandezit. Räikkönen e mori kthesën gjerë pas goditjes nga mbrapa, duke bërë që në kthesën 4 të parakalohej nga braziliani, i cili kaloi në vendin e 6të. Finlandezi hyri në bokse në fund të xhiros, duke ndryshuar edhe setin e gomave, të cilat nuk u ndryshuan më deri në përfundim të garës.[19]

Massa dhe Hamilton kryesin pit stopin e parë në xhiron e 11të,[19] duke vendosur goma të trasha.[17] Kjo lejoi fillimin e duelit midis Kubicës, Rosberg dhe Barrichellos për vendin e tretë, pasi dy të fundit ishin afruar më shumë me kreun.[17] Ky duel zgjati vetëm një xhiro, pasi polaku Kubica hyri në bokse në xhiron e 12të, duke vendosur set gomash super të buta.[19] Në krye, Button vazhdote të kishte një avantazh 4.3 sekonda ndaj Sebastian Vettel, i cili ndiqej nga Rosberg i treti, Barrichello i katërti dhe Nakajima i pesti.[17] Vettel dhe Rosberg kryen pit stop në xhiron e 16të; Vettel vazhdoi të ishte i dyti kurse Roberg ra në vendin e 12të.[18] Roberg u vonua nga një montim i ngadaltë i gomës përpara nga ana e majtë, që luajti një rol të madh në vendin e nëntë që ai arriti në përfundim të garës.[17]

Nakajima u tërhoqi në xhiron 18 dhe solli makinën e sigurisë.

Në xhiron e 18të, gjatë kohës që ishte i katërti, Nakajima doli pak jashtë në dalje të kthesës 4 dhe i dha gaz fortë makinës, që nga forca rreshqiti dhe u përplas në murin midis kthesës 4 dhe 5. Pasi u përplas me murin, hunda e makinës ngeli në mes të pistës dhe në mes të vijës së garimit. Button kreu pit stopin e parë një xhiro më pas,[19] dhe doli nga bokset pas hyrjes së makinës së sigurisë.[20] Me fushën që po pastrohej, Button vazhdoi të ishte në krye dhe makina e sigurisë qëndroi deri në xhiron e 24.[18]

Pas largimit të makinës së sigurisë, Button vazhdoi i pari, i ndjekur nga Vettel, Massa, Kubica – i cili ende po kryente zig-zage për të dërguar gomat në temperaturë optimale pasi kishte kaluar vijën e startit/finishit – dhe Räikkönen. Piquet sulmoi Rosberg për vendin e gjashtë, me gjermanin i cili u mbrojtë nga pjesa e brëndëshme. Megjithatë, Piquet humbi kontrollin e makinës gjatë frenimit – dhe mundësisisht për shkak se gomat nuk ishin në temperaturën e duhur – dhe doli nga pista duke rrëshqitur çka solli edhe tërheqjen e tij nga gara. Në prapavijë, Glock u parakalua nga Hamilton dhe Alonso, të cilët sulmuan fuqishëm pas rifillimit të garës.[17]

Pozicionet qëndruan të njëjta deri në xhiron 31, ku Massa kreu pit stopin e tij të dytë dhe të fundit duke u renditur më pas në vendin e 14të.[17][19] Pasi u rikthye në garë, Massës j'u komunikua në radio nga inxhinjeri Rob Smedley që të shtynte sa më shumë, sepse sipas tij, Kubica dhe Räikkönen ishin një kërcënim për brazilianin.[17] Trulli kreu pit stopin e parë në xhiron 33, 23 xhiro pasi kishte kryer të parin.[17][19] Një xhiro më pas, Kubica vendosi xhiron më të shpejtë, me një kohë 1:27.989, dhe dy xhiro më pas, kjo kohë u thye nga fituesi i pol pozitës me dyqintë të mitat e sekondës më shpejtë, që në fund ishte xhiro më e shpejtë e garës.[21] Në këtë pikë, Button po vazhdonte të rriste avantazhin ndaj Vettel, duke qënë përpara gjermanit më shumë se 5 sekonda.[17]

Kubica hyri në bokse nga vendi i tretë në xhiron 39, dhe rihyri në garë në vendin e shtatë, mbarapa Hamilton.[17][19] Në të njëjtën kohë, Räikkönen kreu pit stopin e dytë dhe j'u ribashkua garës i nënti.[18] Buemi qetësisht kishte arritur në vendin e katërt, para britanikut, para se të kryente pit stopin e fundit në xhiron 41.[19] Dy xhiro më pas, Räikkönen bëri një gabim në dalje të kthesës 13 dhe rrëshkiti, duke goditur murin nga krahu i djathtë. Ai në fund u rikthye në bokse, për të bërë një pit stop të pa programuar. Edhe Hamilton hyri në bokse në atë xhiro, të cilën e kreu në vendin e tretë.[19] Ishte një diferencë e ngushtë pas daljes nga bokset, por Hamilton bëri mjatueshëm për të mbajtur Massën mbrapa dhe j'u bashkua garën në pozicionin e dhjetë.

Rosberg dhe Vettel hynë njëri pas tjetrit në bokse, për të kufizuar kohën që ata do të shpenzonin me gomat super të buta. Të dy pilotët renditeshin respektivisht në vendin e dytë dhe të shtatë.[18] Në atë kohë, Massa ngadalë po dilte nga gara për shkak të një problemi me sustat e gomave, dhe në fund u tërhoq në bokse. Button hyri për herë të fundit në bokse në xhiron 47, dhe pit stopi i tij ishte i ngadaltë, kjo për shkak se mekanikët hasën një bllokim të gomës së majtë përpara; pit stopi i tij zgjati 13.2 sekonda.[22] Një xhiro më pas, Rosberg vendosi xhiron më të shpejtë – 1:27.706 – duke j'u afruar më shumë Glock.[18][21] Glock dhe Barrichello hynë më pas në bokse, dhe renditja në xhiron e 55 ishte Button, Vettel, Kubica, Barrichello, Trulli, Hamilton, Glock, Alonso, Rosberg dhe Buemi.[18]

Mark Webber, duke vozitur për Red Bull pati një Çmim të madh zhgënjyes, duke e përfunduar garën si makinë e dubluar.

Në xhiron e 56, Vettel bëri një gabim të vogël në kthesën 1, duke e lejuar Kubicën t'a parakalonte nga jashtë, drejt kthesës 3. Megjithatë, Vettel u kthye dhe frenoi me BWM Sauberin e Kubicën në krahë. Kjo gjë shkakoi një aksident, duke bërë që të dy makinat të humbisnin hundët, edhe pse vazhduan në kthesat 4 dhe 5. Kubica ishte përpara, por pa hundën e makinës ai rrëshqiri nga cirkuiti dhe u përplas me murin, kurse Vettel, i cili ishte ende në zonën e pikëve, gaboi sërisht në kontrollin e makinës në kthesë, duke u përplasur edhe ai me murin. Papastërtitë nuk u fshinë dot deri në përfundim të garës, duke bërë që gara të përfundonte nën regjimin e makinës së sigurisë, kjo për herë të dytë në histori.

Siç thuhet në nenin 40.14 të rregullores sportive të Formula Një, makina e sigurisë hyn dhe makina e tjera e ndjekin pa parakaluar.[10] Button siguroi një fitore në debutim për Brawn pasi udhëhoqi në të gjithë garën.[23] Ai u ndoq nga shoku i skuadrës Barrichello për të kompletuar një rezultat 1–2 për Brawn. Trulli përfundoi i treti edhe pse kishte akuza se ai parakaloi Hamilton nën regjimin e makinës së sigurisë. Kjo në fund doli se ishte e vërtetë, dhe italiani mori një penaltitet prej 25 sekondash duke bërë që në fund të renditej i 12ti, duke lejuar kështu Hamiltonin të merrte shkallën më të ulët të podiumit. Vendimi më pas u kthye: Trulli në fund u rivendos i treti kurse Hamilton u skualifikua nga gara për shkak se kishte gënjyer kujdestarët e garës gjatë hetimit të tyre. Glock përfundoi i katërti edhe pse e nisi garën nga bokset. Ai u ndoq nga Alonso, Rosberg, Buemi dhe Bourdais. Dy pikët e Buemi e bënë atë pilotin e parë zviceran që merr pikë që nga Marc SurerÇmimin e madh të Italisë 1985.[24]

"Kemi punuar jashtëzakonisht fortë për këtë fitore sot dhe të shikosh dedikimin, angazhimin dhe punën e fortë të kthehet në fryt me Jensonin dhe Rubensin që sollën një rezultat një-dy për Brawn GP në garën e parë të sezonit është një shpërblim i jashtëzakonshëm. Pas të gjithave që ekipi jon ka kaluar në katër muajt e fundit, kjo është thjesht një rezultat mahnitës. Është vetëm fillimi për ne dhe nuk ishte një garë e përkryer kështu që neve do të mësojmë nga sot dhe do të vazhdojmë të përmirsohemi. Duhet të vazhdojmë të përmirsojmë makinës gjatë sezonit dhe nëse duam të vazhdojmë të sfidojmë për fitore të tjera dhe kampionatin."

Ross Brawn, shefi i skuadrës Brawn GP, duke reflektuar në fitoren e ekipit të tij.[25]

Tre pilotët e parë në garë u paraqitën në podium dhe më pas në konferencë për shtyp pas garës, kur Button deklaroi se gara ishte deri diku e lehtë, duke e udhëhequr gjatë gjithë kohës edhe pa asnjë problem. Ai deklaroi: "Xhirot e para të garash ishin të mira për mua dhe unë vendosa ritmin, por kur makina e sigurisë hyri unë vuajta masivisht t'i ngrohja gomat. Makina ishte mirë në pistë deri sa makina e sigurisë hyri. Po vuaja shumë me dridhjet dhe me dritën e dobët gjithashtu. Të jesh në krye duhet të jetë e lehtë, por nuk ishte edhe aq."[26] Ai gjithashtu reflektoi në arritjet e tij dhe të ekipit, pasi ata u bënë kombinimi i parë pilot/ekip që nga koha e Juan Manuel Fangios dhe Mercedesit në Çmimin e madh të Francës 1954 që fiton garën në debutim, duke e nisur edhe nga pol pozita:

Nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ekipin. Kjo është një mbyllje përrallash në garën e parë të karrierave tona sëbashku dhe unë shpresoj se ne mund të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe unë e di se ne do të vazhdojmë t'a mbajmë makinën konkuruese me burimet e kufizuara që kemi dhe do t'a mbajmë në krye. I gjithë ekipi ka bërë një punë të mirë dhe kjo gjë duhet të vazhdojë sepse neve e meritojmë të jemi aty ku jemi dhe kemi punuar shumë fortë për këtë. Kështu që shumë faleminderit ekipit dhe silleni Malajzinë.[26]

Barrichello mori podiumin e tij të parë që nga Çmimi i madh i Britanisë 2008 dhe rezultatin e tij më të lartë që nga Çmimi i madh i Shteteve të Bashkuara 2005, garë ku vetëm gjashtë makina me goma Bridgestone morën pjesë për shkak të shqetësimeve në lidhje me gomat Michelin. Ai lavdëroi forcën e makinës së tij Brawn, edhe pse u përfshi në disa incidente gjatë garës. Ai reflektoi edhe për startin e tij të ngadaltë, që në fund solli edhe incidentin e kthesës së parë. "Unë shtypa "anti-stall" kështu që makina kaloi neutral. U rikuperova shpejtë por më pas humba shumë shpejtësi krahasuar me të tjerët dhe u godita nga mbrapa nga një McLaren që më nxorri në krahë dhe unë godita fort dikë. Mendoja se makina kishte marrë fund pas atij incidenti por mbijetova mirë, por në incidentin e parë hunda e makinës pothuajse kishte rënë dhe unë humba qëndrueshmërinë në frenim dhe godita Kimin gjithashtu. Mbylla vendin por nuk e shmanga dot atë. Pata emocione të përziera gjatë garës, por ishte fantastike. Unë e nisa i dyti dhe mund të shpresoja për një më mirë por pas startit jam i lumtur të jem këtu në vendin e dytë.[26]

Trulli ishte i kënaqur me vendin e tretë në pistë, por ai ishte, megjithatë, i pavetëdishëm për penalitetin që kishte marrë nga fundi i garës për parakalimin që i kishte bërë Hamiltonit nën regjimin e makinës së sigurisë. "Pas zhgënjimit të ditës së djeshme, kjo ishte një ditë e mirë, veçanërisht për ekipin tim. E nisa nga bokset dhe kisha fat mjaftueshëm të shpëtoja nga incidenti i kthesës së parë. Nga ajo kohë unë vetëm po shtyja, shtyja, shtyja shumë fuqishëm sepse makina ishte vërtet e mirë."[26]

Pas një hetimi, kujdestarët e garës dolën në përfundimin se Vettel ishte gabim në përplasjen e tij me Kubicën, që bëri që të dy t'a mbyllnin garën para kohe. Vettel u gjobit dhe mori një penalitet me dhjetë pozicione në garën e rradhës në Malajzi që mund të apelohej. Ekipi i tij, Red Bull Racing, gjithashtu u gjobit me 50,000 $ për shkak se lejoi gjermanin të vazhdonte me makinë të dëmtuar, për rreth një xhiro.[27]

Pas garës, vendi i tretë i Trullit u vendos nën hetim. Kujdestarët e garës dolën në përfundimin se italiani kishte rikuperuar pozicionin e tretë duke parakaluar Hamiltonin gjatë periudhës së makinës së sigurisë, duke dalë nga pista kur makina e sigurisë ishte brënda. Trulli u penalizua me 25 sekonda, duke zbritur në vendin e 12të.[28] Shpjegimi i Trullit për incidentin ishte: Kur makina e sigurisë hyri drejtë fundit të garës, Lewis Hamilton më kaloi por papritur ai ngadalësoi dhe hapi krahun në krahë të rrugës. Mendova se pati ndonjë problem kështu që e kalova pasi nuk kishte çfarë të bëja tjetër."[29] Hamilton e vërtetoi në publik atë që tha Trulli, duke deklaruar se McLaren i kishte thënë që t'a lajonte Trullin t'a kalonte.[30] Megjithatë, britaniku dha një tjetër version mbrapa dyerve të mbyllra, duke i thënë kujdestarëve se ai nuk kishte marrë asnjë udhëzim për të lejuar Trullin të kalojë, dhe se ai nuk e kishte bërë me vetëdije.[31] Toyota kishte apeluar vendimin fillimisht te kujdestarët e garës,[32] që e refuzuan, pas një ekip nuk mund të apelonte një dënim kohor – në vend të faktit se vepra ka ndodhur brenda pesë xhirove të fundit të garës – në përputhje me nenin 16.3 të rregullores sportive të Formula Një.[10] Toyota më pas apeloi te kujdestari i pistës Tim Schenken, por më pas e tërhoqi apelin duke deklaruar: "Duke konsideruar gjykimet e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Apelit, ne besojmë se çdo apel do të refuzohet."[33]

Çështja Trulli/Hamilton u rihap pas shqyrtimit të provave të reja, dhe të dy pilotët u thirrën nga kujdestarët e garës për t'u pyetur para Çmimit të madh të Malajzisë. Ndryshe nga ekipi i tij, Hamilton vazhdoi të këmbëngulte se ai nuk kishte marrë urdhëra për të lejuar Trullin të kalonte, edhe pasi j'u tregua një komunikim në radio ku ekipi i kërkonte të zbatonte atë udhëzim.[34] Kujdestarët vendosën se McLaren dhe Hamilton kishin gënjyer duke dhënë versione të ndryshme, duke dalë në kundërshtim me provat.[35][36] Hamilton u skualifikua nga gara kurse McLarenit j'u hoqën pikët për konstruktor të marra nga gara. Trulli u rivendos në vendin e tretë.[37] Drejtori sportiv i McLaren, Dave Ryan, u pezullua nga ekipi një ditë pas skualifikimit të Hamiltonit.[38][39] McLaren u thirr për të apeluar te FIA më 29 prill 2009 dhe për t'ju përgjigjur akuzave për shkelje të Kodit Sportiv Ndërkombëtar. Në takim, McLaren u dënua të mos merrte pjesë në tre gara, një vendim i pezulluar, që do të hynte në fuqi nëse një rast i ngjashëm do të ndodhte sërisht brënda 12 muajve të ardhshëm.[40] Pas kësaj, Dave Ryan u shkarkua nga McLaren.[41]

Pas përfundimit të garës së parë të sezonit, Button kryesoi renditjen për pilotë me 10 pikë, i ndjekur nga Barrichello me 8 dhe Trulli me 6.[2] Në renditjen për konstruktorë, Brawn kryesonte me pikë të plota 18 falë rezultatit 1–2 të Button dhe Barrichellos. Kjo gjë i dha një avantazh prej shtatë pikësh ndaj Toyotës, e cila ndiqej nga Renault me katër, kjo falë vendit të pestë të Alonsos.[2]

Poz Nr Piloti Konstruktori P1 P2 P3 Nisja
1 22 Britania e Madhe Jenson Button Brawn-Mercedes 1:25.211 1:24.855 1:26.202 1
2 23 Brazil Rubens Barrichello Brawn-Mercedes 1:25.006 1:24.783 1:26.505 2
3 15 Gjermania Sebastian Vettel Red Bull-Renault 1:25.938 1:25.121 1:26.830 3
4 5 Polonia Robert Kubica BMW Sauber 1:25.922 1:25.152 1:26.914 4
5 16 Gjermania Nico Rosberg Williams-Toyota 1:25.846 1:25.123 1:26.973 5
6 10 Gjermania Timo Glock Toyota 1:25.499 1:25.281 1:26.975 PL
7 3 Brazil Felipe Massa Ferrari 1:25.844 1:25.319 1:27.033 6
8 9 Italia Jarno Trulli Toyota 1:26.194 1:25.265 1:27.127 PL
9 4 Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari 1:25.899 1:25.380 1:27.163 7
10 14 Australia Mark Webber Red Bull-Renault 1:25.427 1:25.241 1:27.246 8
11 6 Gjermania Nick Heidfeld BMW Sauber 1:25.827 1:25.504 9
12 7 Spanja Fernando Alonso Renault 1:26.026 1:25.605 10
13 17 Japonia Kazuki Nakajima Williams-Toyota 1:26.074 1:25.607 11
14 2 Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 1:26.184 1:25.726 12
15 1 Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 1:26.454 Pa kohë 18
16 12 Zvicra Sébastien Buemi Toro Rosso-Ferrari 1:26.503 13
17 8 Brazil Nelson Piquet, Jr. Renault 1:26.598 14
18 21 Italia Giancarlo Fisichella Force India-Mercedes 1:26.677 15
19 20 Gjermania Adrian Sutil Force India-Mercedes 1:26.742 16
20 11 Franca Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 1:26.964 17
Burimi:[42]
  • ^1 Të dy Toyotat u detyruan t'a nisnin garën ga bokset për shkak se bishti i makinës u konsiderua jo i rregullt.[16]
  • ^2 Lewis Hamilton mori një penalitet me pesë pozicione për shkak se kishte ndryshuar kutinë e shpejtësisë.[15]
Poz Nr Piloti Konstruktori Xhiro Koha/Tërhequr Nisja Pikë
1 22 Britania e Madhe Jenson Button Brawn-Mercedes 58 1:34:15.784 1 10
2 23 Brazil Rubens Barrichello Brawn-Mercedes 58 +0.807 2 8
3 9 Italia Jarno Trulli Toyota 58 +1.604 PL 6
4 10 Gjermania Timo Glock Toyota 58 +4.435 PL 5
5 7 Spanja Fernando Alonso Renault 58 +4.879 10 4
6 16 Gjermania Nico Rosberg Williams-Toyota 58 +5.722 5 3
7 12 Zvicra Sébastien Buemi Toro Rosso-Ferrari 58 +6.004 13 2
8 11 Franca Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 58 +6.298 17 1
9 20 Gjermania Adrian Sutil Force India-Mercedes 58 +6.335 16
10 6 Gjermania Nick Heidfeld BMW Sauber 58 +7.085 9
11 21 Italia Giancarlo Fisichella Force India-Mercedes 58 +7.374 15
12 14 Australia Mark Webber Red Bull-Renault 57 +1 xhiro 8
13 15 Gjermania Sebastian Vettel Red Bull-Renault 56 Aksident 3
14 5 Polonia Robert Kubica BMW Sauber 55 Aksident 4
15 4 Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari 55 Diferenciali 7
Tër 3 Brazil Felipe Massa Ferrari 45 Sustat 6
Tër 8 Brazil Nelson Piquet, Jr. Renault 24 Frenat 14
Tër 17 Japonia Kazuki Nakajima Williams-Toyota 17 Aksident 11
Tër 2 Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 0 Aksident 12
DSQ 1 Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 58 Skualifikuar 18
Burimi:[43]
  • ^3 Lewis Hamilton dhe McLaren u skualifikuan nga Çmimi i madh për shkak se kujdestarët e garës zbuluan se ata kishin dhënë informacion të pavërtetë rreth rrethanave të parakalimit të Jarno Trullit ndaj Hamilton nën regjimin e makinës së sigurisë.[37]
  • ^4 Jarno Trulli j'u dha një penalitetm e 25 sekonda për shkak se kaloi Hamilton nën regjimin e makinës së sigurisë, por u rivendos sërisht i treti, pasi Hamilton u skualifikua për shkak se kishte gënjyer kujdestarët e garës.

Renditja e kampionatit pas garës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Renditja e pilotëve
Poz. Piloti Pikë
1 Flamuri Jenson Button 10
2 Flamuri Rubens Barrichello 8
3 Flamuri Jarno Trulli 6
4 Flamuri Timo Glock 5
5 Flamuri Fernando Alonso 4
Burimi: [44]
Renditja e konstruktorëve
Poz. Konstruktori Pikë
1 Flamuri Brawn-Mercedes 18
2 Flamuri Toyota 11
3 Flamuri Renault 4
4 Flamuri Williams-Toyota 3
5 Flamuri Toro Rosso-Ferrari 3
Burimi: [44]

  • Shënim: Vetëm pesë pozicionet e para në secilën renditje janë përfshirë.
  1. ^ "Brawn GP take dramatic one-two victory in Melbourne" [Brawn GP merr një fitore dramatike një-dy në Melbern]. formula1.com (në anglisht). 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2009. Marrë më 29 mars 2009.
  2. ^ a b c d "Championship Classification" [Klasifikimi i kampionatit] (në anglisht). Fédération Internationale de l'Automobile. 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2009. Marrë më 26 prill 2019.
  3. ^ "Honda team to return as Brawn GP" [Ekipi i Hondës rikthehet si Brawn GP]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 6 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2009. Marrë më 27 mars 2009.
  4. ^ Gorman, Edward (24 mars 2009). "Flavio Briatore and Ron Dennis issue threat to boycott race" [Flavio Briatore dhe Ron Dennis kërcënojnë të bojkotojnë garën]. Times Online (në anglisht). Londër: News Corporation. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2011. Marrë më 26 mars 2009.
  5. ^ "F1 teams given Melbourne go-ahead" [Ekipeve të F1 i jepet kalimi për Melburnin] (në anglisht). BBC Sport. 26 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2009. Marrë më 26 mars 2009.
  6. ^ "FIA deem diffusers legal" [FIA i quan difuzorët e ligjshëm] (në anglisht). BBC Sport. 15 prill 2009. Marrë më 17 prill 2009.
  7. ^ David Wright (15 qershor 2008). "Australian GP set to extend deal" [Çmimi i madh i Australisë gati të zgjerojë marrëveshjen]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2009. Marrë më 3 prill 2009.
  8. ^ Wilson, Chris (27 shtator 2009). "Night GP a no no for Park" [Një Çmim i madh natën është një jo jo për Park]. PerthNow (në anglisht). News Corporation. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2012. Marrë më 3 prill 2009.
  9. ^ "Friday practice – selected team and driver quotes" [Praktika e së premtes – citimet e zgjedhura të ekipeve dhe pilotëve]. formula1.com (në anglisht). 27 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2009. Marrë më 30 mars 2009.
  10. ^ a b c d "2009 Formula One Sporting Regulations" [Rregullat sportive të Formula Një 2009] (PDF). FIA (në anglisht). 24 mars 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 prill 2009. Marrë më 29 mars 2009.
  11. ^ a b c d Simon Strang (27 mars 2009). "Rosberg tops first Australia practice" [Rosberg në krye të praktikës së parë të Australisë]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2009. Marrë më 27 mars 2009.
  12. ^ a b c d Simon Strang (27 mars 2009). "Rosberg stays on top in second practice" [Rosberg qëndron të krye në praktikën e dytë]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2009. Marrë më 27 mars 2009.
  13. ^ a b c Matt Beer (28 mars 2009). "Rosberg also tops final Australia practice" [Rosberg gjithashtu në krye të praktës së fundit të Australisë]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2009. Marrë më 28 mars 2009.
  14. ^ "FIA post-qualifying press conference – Australia" [FIA Konferenca për shtyp pas kualifikueseve – Australia]. formula1.com (në anglisht). 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2009. Marrë më 29 mars 2009.
  15. ^ a b "Hamilton to start 20th after gearbox penalty" [Hamilton do të niset i 20ti pas penalitetit për kutinë e shpejtësisë] (në anglisht). formula1.com. 28 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2009. Marrë më 28 mars 2009.
  16. ^ a b Jonathan Noble (28 mars 2009). "Toyota duo excluded from qualifying" [Dyshja e Toyotës përjashtohet nga kualifikueset] (në anglisht). autosport.com. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2009. Marrë më 28 mars 2009.
  17. ^ a b c d e f g h i j k l m n Geoff Creighton; Emlyb Hughes (29 mars 2009). "As it happened: Race day at Albert Park" [Drejtpërdrejt: Dita e garën në Albert Park]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publishing. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2009. Marrë më 30 mars 2009.
  18. ^ a b c d e f g h John Rigby (29 mars 2009). "Lap Chart" [Grafiku i xhiros] (PDF) (në anglisht). Fédération Internationale de l'Automobile. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 qershor 2009. Marrë më 27 prill 2019.
  19. ^ a b c d e f g h i "Australian Grand Prix: Pit Stop Summary" [Çmimi i madh i Australisë: Përmbledhja e pit stopeve]. formula1.com (në anglisht). 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2009. Marrë më 27 prill 2019.
  20. ^ Jonathan Legard (komentator); Martin Brundle (komentator) (29 mars 2009). Formula 1: The Australian Grand Prix Live (në anglisht). Cirkuiti Albert Park: BBC Sport. Koha në të cilën tregohet në video: 01:32:10–01:32:30.
  21. ^ a b "Australian Grand Prix: Fastest Lap Summary" [Çmimi i madh i Australisë: Përmbledhja e xhiros më të shpejtë]. formula1.com (në anglisht). 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2009. Marrë më 27 prill 2019.
  22. ^ Jonathan Legard (komentator); Martin Brundle (komentator) (29 mars 2009). Formula 1: The Australian Grand Prix Live [Formula 1: Çmimi i madh i Australisë direkt] (në anglisht). Cirkuiti Albert Park: BBC Sport. Koha në të cilën tregohet në video: 02:18:20–02:18:50.
  23. ^ "2009 Australian Grand Prix" [Çmimi i madh i Australisë 2009]. manipef1.com (në anglisht). 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2012. Marrë më 27 prill 2019.
  24. ^ "Buemi scores points in Formula One opener" [Buemi shënon pikë në garën hapëse në Formula Një]. swissinfo.ch (në anglisht). 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2009. Marrë më 31 mars 2009.
  25. ^ "Australia Grand Prix – selected team & driver quotes" [Çmimi i madh i Australisë – citimet e zgjedhura të pilotëve & ekipeve]. formula1.com (në anglisht). 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2009. Marrë më 31 mars 2009.
  26. ^ a b c d "FIA post-race press conference – Australia" [FIA Konferenca për shtyp pas garës – Australia]. formula1.com (në anglisht). 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2009. Marrë më 31 mars 2009.
  27. ^ "Vettel penalised and fined for Kubica collision" [Vettel penalizohet dhe gjobitet për përplasjen me Kubicën]. formula1.com (në anglisht). 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2009. Marrë më 29 mars 2009.
  28. ^ Noble, Jonathan (29 mars 2009). "Trulli penalised, Hamilton gets third" [Trulli penalizohet, Hamilton merr të tretin]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2009. Marrë më 29 mars 2009.
  29. ^ "Trulli: No choice but to pass Hamilton" [Trulli: Nuk kisha zgjidhje tjetër por të kaloja Hamiltonin]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2009. Marrë më 30 mars 2009.
  30. ^ "Lewis: Team asked me to let Trulli past" [Lews: Ekipi më kërkoi të lejoja Trullin të kalonte]. SPEEDTV.com (në anglisht). 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2009. Marrë më 30 mars 2009.
  31. ^ "Press Release: Stewards Decision Australian GP" [Njoftim për shtyp: Vendimi i kujdestarëve Çmimi i madh i Australisë] (në anglisht). Fédération Internationale de l'Automobile. 2 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2009. Marrë më 28 prill 2019.
  32. ^ "Toyota lodge Trulli penalty appeal" [Toyota apelon penalitetin e Trullit] (në anglisht). SPEEDTV.com. 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2009. Marrë më 28 prill 2019.
  33. ^ "Toyota accept Trulli time penalty" [Toyota pranon penalitetin e Trullit] (në anglisht). BBC Sport. 1 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2009. Marrë më 1 prill 2009.
  34. ^ "Press Release: World Motor Sport Council" [Njoftim për shtyp: Këshilli Botëror i Sporteve Motorike] (në anglisht). Fédération Internationale de l'Automobile. 7 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2009. Marrë më 28 prill 2019.
  35. ^ "Hamilton, Trulli summoned by FIA" [Hamilton, Trulli thirren nga FIA]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. 2 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2009. Marrë më 2 prill 2009.
  36. ^ "Hamilton's Aussie finish in doubt" [Rezultati i Hamilton në Australi në dyshim] (në anglisht). BBC Sport. 2 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2009. Marrë më 2 prill 2009.
  37. ^ a b "Hamilton excluded from Aussie GP" [Hamilton përjashtohet nga Çmimi i madh i Australisë] (në anglisht). BBC Sport. 2 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2009. Marrë më 2 prill 2009.
  38. ^ "McLaren sporting director suspended" [Drejtori sportiv i McLarenit pezullohet] (në anglisht). grandprix.com. 3 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2009. Marrë më 3 prill 2009.
  39. ^ "Team veteran suspended by McLaren" [Veterani i ekipit pezullohet nga McLaren] (në anglisht). BBC Sport. 3 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2009. Marrë më 3 prill 2009.
  40. ^ Noble, Jonathan (29 prill 2009). "McLaren handed suspended ban". autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2009. Marrë më 29 prill 2009.
  41. ^ "McLaren face FIA 'lying' inquiry" [McLaren përballet me hetimit e FIA-s] (në anglisht). BBC News Online. 7 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2009. Marrë më 7 prill 2009.
  42. ^ "Australian Grand Prix qualifying results" [Rezultatet në kualifikuese të Çmimit të madh të Australisë] (në anglisht). BBC Sport. 28 mars 2009. Marrë më 18 qershor 2009.
  43. ^ "Australian Grand Prix race result" [Rezultati i garës i Çmimit të madh të Australisë] (në anglisht). BBC Sport. 29 mars 2009. Marrë më 18 qershor 2009.
  44. ^ a b "Australia 2009 - Championship • STATS F1" [Australia 2009 - Kampionati • Statistikat F1]. www.statsf1.com (në anglisht). Marrë më 31 janar 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Çmimi i madh i Australisë 2009 – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  • Rezultatet zyrtare të Çmimit të madh të Australisë nga