Shko te përmbajtja

Çmimi i madh i Australisë 2008

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  F1 Australia - 2008
Statistikat
Gara e 1 nga 18 në vitin 2008.

Data 16 mars, 2008
Vendi Qarku rrugor në Melburn,
Melbourne, Australia
Drejtimi Qarku i përkohëshëm rrugorë
3.295 mi / 5.303 km
Distanca 58 xhiro, 191.12 mi / 307.574 km
Moti Me diell
Pol pozita
Piloti Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes
Koha 1:26.714
Xhiro më e shpejtë
Piloti Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes
Koha 1:27.418 (43)
Podiumi
I pariBritania e Madhe Lewis HamiltonMcLaren-Mercedes
I dytiGjermania Nick HeidfeldBMW Sauber
I tretiGjermania Nico RosbergWilliams-Toyota

F1 Australia për vitin 2008 ishte gara e parë e sezonit për Kampionatin Botërorë në Formula Një organizuar nga FIA. Fitues i kësaj gare ishte piloti anglez i ekipit McLaren-Mercedes, Lewis Hamilton. Gara ishte e para që nga viti 2001 pa kontroll për tërheqje që rezultoi me shumë aksidente dhe vetëm shtatë vetura përfunduan garën (një nga këto u diskualifikua).

Gara u mbajt nga 14 mars gjer më 16 marsAlbert Park Lake në Melburn, Australi. Kjo ishte gara e 13-të në këtë qark dhe gara e 24 në Australi. Kampioni i vitit 2007, Kimi Räikkönen, edhe pse kishte fituar garën e sezonit të kaluar dhe qaku nuk kishte pësuar ndryshime të mëdha, prapë se prapë arriti të radhitet vetëm si i teti duke realizuar 53 nga 58 xhiro.

Në këtë garë debutoi ekipi Force India F1, ekip që bleu Spyker në fund të sezonit të vitit 2007 . Të dy pilotët e këtij ekipi gjithashtu debutuan në këtë garë Nelson Piquet Jr. dhe Sébastien Bourdais. Kampioni në GP2, Timo Glock, u rikthye në Formula Një në ekipin Toyota.

Kimi Räikkönen shënoi kohën më të shpejtë me Ferrari në sezonin e parë të lirë të ushtrimeve, kurse piloti i ekipit McLaren, Lewis Hamilton, dhe Felipe Massa nga Ferrari u radhitën i dyti dhe i treti. Heikki Kovalainen arriti kohën e katërt më të mirë.[1]

Gjatë ushtrimeve të dyta, Hamilton ishte më i shpejti me gati një sekondë diferenv nga i dyti, Mark Webber. Massa dhe Kovalainen ishin në pozitën e tretë dhe të katërt. Räikkönen ishte i gjashti, por koha e tijë gjatë ushtrimeve të para ishte më e mirë se ajo e Hamiltonit e arritur si e para në ushtrimet e dyta.[2]

Lewis Hamilton arriti pol pozitën me McLaren.

Hamilton arriti pol pozitën, pasi që të dy rivalët e tijë, Räikkönen dhe Alonso, dështuan në për pjekjet e tyre për tu kualifikuar si të parët.

Rundi i parë

Sipas rregullave të sezonit të vitit 2008 rundin i parë u zgjat për 5 minuta, por prapë se prapë aliminoi gjashtë pilotët më të ngadalshëm. Pilotët e ekipit Super Aguri, Takuma Sato dhe Anthony Davidson, nuk arritën të kualifikohen për në rundin e dytë. Gjithashtu dështuan edhe Sebastian Bourdais dhe Nelson Piquet Jr..

Rundi i dytë

Gjashtë pilotë të tjerë u eliminuan në rundin e dytë të kualifikimeve. Për shkak të problemeve me veturën Räikkönen automatikish u eliminua, pastaj Mark Webber kishte aksident dhe kualifikimet u ndërprenë përkohësisht. Këtyre dy pilotëve në dështim iu bashkangjitën edhe pilotët e ekipit Honda, Jenson Button dhe Rubens Barrichello, si dhe piloti i ekipit Williams, Kazuki Nakajima si dhe ish kampioni Fernando Alonso.

Rundi i tretë

Sipas rregullave të reja rundi i tretë i kualifikimit u shkurtua në 10 minuta si dhe pilotët do do të fillojnë garën me aq sasi sa ju ka mbetur në fund të këtij rundi kualifikues. Ky vendim u mor pasiqë pilotët në kualifikim paraqiteshin me më pakë derivat për të qen vetura më e lehtë dhe për të arritur kohëra më të shpejta. Piloti polak Kubica mezi mbajti xhiron më të shpejtë për një kohë të shkurtë pasi Hamilton e shtyti në të dytën. Piloti nga Scuderia Toro Rosso, Sebastian Vettel gjithashtu dështoi që të realizojë xhiro kualifikuese për shkak të problemeve me vajin kështu që u radhit si i dhjeti.

Nick Heidfeld përfundoi i dyti dhe Nico Rosberg i treti.

Në fillim Kubica arriti që të mbajë pozitën e dytë, ndërsa Sebastian Vettel ishte i ngadalshëm në vijën e startit. Nelson Piquet Jnr u ndesh me italianin Giancarlo Fisichella në kthesën e parë gjë që shtyti Fizikellën të tërhiqet nga gara. Felipe Massa u fërkua me murin gjë që e detyoi të ndërrojë krahun e përparëm. Në një aksident tjetër u ndeshën Mark Webber, Anthony Davidson dhe Jenson Button dhe që të tre u tërhoqën nga gara. Vetura e sigurisë u paraqit në pistë për shkak të aksidentit. Në anën tjetër Lewis Hamilton arritu të distancohet në udhëheqje i përcjellur nga Kubica dhe Rosberg. Räikkönen u zhvendos nga pozita e 15-të në të 18-tën që në xhiron e parë.

Vetura e sigurisë u paraqit në një xhiro në xhiron e tretë dhe Hamilton me shpejtësi u distancua për një sekondë nga Kubica. Räikkönen mbreti pas brazilianit Rubens Barrichello të cilin e tejkaloi në xhiron e 19-të. Gjat pit stop-it të parë Jarno Trulli u detyrua të largohet për shkak të problemeve elektrike.

Në xhiron e 26-të Massa tentoi të tejkalojë pilotin David Coulthard ku u ndeshen dhe Coulthard u largua nga gara me dëmtime serioze të veturës së tijë. Ky askident pësëri solli veturën e sigurisë në pistë. Massa u largua nga gara në xhiton e 29-të për shkak të problemeve me motorin.

Gara rifilloi në xhiron e 30-të kur Räikkönen frenoi shumë vonë gjatë tentimit të tejkalojë pilotin Heikki Kovalainen, për tu radhitur i dyti, gjë që bëri të humbë disa vende. Edhe një gabim bëri dy xhiro më vonë dhe u radhit i fundit nga 11 veturat e mbetura. Ai doli nga pista përsëri në xhiron e 42-të.

Në xhiron e 44-të Timo Glock doli në pjesën me barë dhe u largua nga gara dhe bëri që vetura e sigurimit të paraqitet për herë të tretë në pistë. Në të njejtën xhiro, për shkak të sinjalit të gabuar të udhëheqësit të mekanikëve Barrichello u largua nga pit stopi para se gypi i derivatit t'i largohej nga vetura gjë që shkaktoi lëndimin lehtë të disa mekanikëve si dhe u dënua me 10 sekonda, ndërsa vija e ndaljeve u mbyll. Menjëherë u diskualifikua për shkak të daljes nga vija e ndaljeve gjersa ajo ishte e mbyllur.

Në xhiron e 47 Kubica u largua nga gara pas ndeshjes me Kazuki Nakajima. Fernando Alonso u ngjit lartë si rezultat i largimeve të mëdha dhe pasi tejkaloi Kovalainen dhe Räikkönen me një lëvizje të vetme,[3] dhe u radhit i pesti në vetëm 8 xhiro gjer në përfundim të garës. Räikkönen në xhiron e 54-të u largua nga gara pas problemit të dytë me motorin. Sébastien Bourdais u largua nga gara në xhiron e 56-të gjithashtu për shkak të problemeve me motorin. Ai në atë kohë ishte në pozitën e katërt dhe kishte realizuar pit stopin e katërt. Gati një xhiro para përfundimit Kovalainen më në fund tejkaloi Alonzon, por Alonzo u rikthye në pozitën vetëm pas pak kohe.

Shtatë vetura përfunduan garën, por Barrichello më vonë u diskualifikua për kalimin e dritës së kuqe në vijën e ndalesave. Lewis Hamilton doli fitues duke udhëhequr në pjesën më të madhe të garës. Nick Heidfeld u radhit i dyti dhe Nico Rosberg i treti. Kazuki Nakajima ishte vetura e fundit që përfundoi, por më vonë u dënua me dhjetë pozita për garën e ardhëshme pasi u ndesh me Kubikën gjatë kohës së udhëheqjes nga vetura e sigurisë.[4]

Poz. Nr. Piloti Ekipi Pjesa 1 Pjesa 2 Pjesa 3 Lëvizje
1 22 Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 1:26.572 1:25.187 1:26.714 1
2 4 Polonia Robert Kubica BMW Sauber 1:26.103 1:25.315 1:26.869 2
3 23 Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 1:25.664 1:25.452 1:27.079 3
4 2 Brazili Felipe Massa Ferrari 1:25.994 1:25.691 1:27.178 4
5 3 Gjermania Nick Heidfeld BMW Sauber 1:25.960 1:25.518 1:27.236 5
6 11 Italia Jarno Trulli Toyota 1:26.427 1:26.101 1:28.527 6
7 7 Gjermania Nico Rosberg Williams-Toyota 1:26.295 1:26.059 1:28.687 7
8 9 Britania e Madhe David Coulthard Red Bull-Renault 1:26.381 1:26.063 1:29.041 8
9 12 Gjermania Timo Glock Toyota 1:26.919 1:26.164 1:29.593 19
10 15 Gjermania Sebastian Vettel Toro Rosso-Ferrari 1:26.702 1:25.842 - 9
11 17 Brazili Rubens Barrichello Honda 1:26.369 1:26.173 10
12 5 Spanja Fernando Alonso Renault 1:26.907 1:26.188 11
13 16 Britania e Madhe Jenson Button Honda 1:26.712 1:26.259 12
14 8 Japonia Kazuki Nakajima Williams-Toyota 1:26.891 1:26.413 13
15 10 Australia Mark Webber Red Bull-Renault 1:26.914 - 14
16 1 Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari 1:26.140 - 15
17 21 Italia Giancarlo Fisichella Force India-Ferrari 1:27.207 16
18 14 Franca Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 1:27.446 17
19 20 Gjermania Adrian Sutil Force India-Ferrari 1:27.859 22
20 18 Japonia Takuma Sato Super Aguri-Honda 1:28.208 18
21 6 Brazili Nelson Piquet Jr. Renault 1:28.330 20
22 19 Britania e Madhe Anthony Davidson Super Aguri-Honda 1:29.059 21
Poz.Nr.PilotiEkipiXhiroKoha/MbetjaLëvizjePikë
1 22Britania e Madhe Lewis HamiltonMcLaren-Mercedes 58 1:34:50.616 1 10
2 3Gjermania Nick HeidfeldBMW Sauber 58 +5.478 5 8
3 7Gjermania Nico RosbergWilliams-Toyota 58 +8.163 7 6
4 5Spanja Fernando AlonsoRenault 58 +17.181 11 5
5 23Finlanda Heikki KovalainenMcLaren-Mercedes 58 +18.014 3 4
6 8Japonia Kazuki NakajimaWilliams-Toyota 57 +1 xhiro 13 3
Pilotët që nuk mbaruan garë
7 14Franca Sébastien BourdaisToro Rosso-Ferrari 55 17 2
8 1Finlanda Kimi RäikkönenFerrari 53 15 1
Ret 4Polonia Robert KubicaBMW Sauber 47 2
Ret 12Gjermania Timo GlockToyota 43 18
Ret 18Japonia Takuma SatoSuper Aguri-Honda 32 19
Ret 6Brazili Nelson Piquet Jr.Renault 30 20
Ret 2Brazili Felipe MassaFerrari 29 4
Ret 9Britania e Madhe David CoulthardRed Bull-Renault 25 8
Ret 11Italia Jarno TrulliToyota 19 6
Ret 20Gjermania Adrian SutilForce India-Ferrari 8 22
Ret 10Australia Mark WebberRed Bull-Renault 0[5] 14
Ret 16Britania e Madhe Jenson ButtonHonda 0[5] 12
Ret 19Britania e Madhe Anthony DavidsonSuper Aguri-Honda 0 21
Ret 15Gjermania Sebastian VettelToro Rosso-Ferrari 0 9
Ret 21Italia Giancarlo FisichellaForce India-Ferrari 0 16
DSQ 17Brazili Rubens BarrichelloHonda 58 Diskualifikim 10
  1. "Raikkonen tops practice 1 - Australia" (në anglisht). Autosport. 14 mars 2008. Marrë më 14 mars 2008.
  2. "Hamilton fastest in practice 2 - Australia" (në anglisht). Autosport. 14 mars 2008. Marrë më 14 mars 2008.
  3. "formula1.com" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2015. Marrë më 30 prill 2008.
  4. "Australian Grand Prix" (në anglisht). BBC Sport. 16 mars 2008. Marrë më 17 mars 2008.
  5. 1 2 "Grand Prix of Australia" (në anglisht). FIA. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2008. Marrë më 20 mars 2008.
FORMULA NJË PËR VITIN 2008
Garat Australi | Malajzi | Bahrain | Spanjë | Turqi | Monako | Kanada | Francë | Angli | Gjermani | Hungari | Evropë | Belgjikë| Itali | Singapur | Japoni | Kinë | Brazil
Pilotët Kimi Räikkönen | Lewis Hamilton | Robert Kubica | Felipe Massa | Nick Heidfeld | Heikki Kovalainen | Jarno Trulli | Mark Webber | Nico Rosberg | Fernando Alonso | Kazuki Nakajima | Jenson Button | Sébastien Bourdais | Timo Glock | David Coulthard | Giancarlo Fisichella | Rubens Barrichello | Nelson Piquet Jr. | Takuma Sato | Anthony Davidson | Adrian Sutil | Sebastian Vettel
Konstruktorët Ferrari | BMW Sauber | McLaren | Williams | Toyota | Red Bull | Renault | Honda | Toro Rosso | Force India | Super Aguri

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]