Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/3

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rrethimi i dytë i Krujës.

Ballaban Badera ishte gjeneral i ushtrisë osmane me prejardhje shqiptare i cili në shekullin XV ishte kryekomandant i Sulltanit Mehmeti II gjatë Rrethimit të dytë të Krujës, ku ai ishte në krye të ushtrisë osmane që masakroi rreth 14 000 njerëz.

I lindur në fshatin BaderëMat, në një familje të krishterë, u vu në shërbim të osmanëve më 1430 dhe u ngrit në rangun e pashait në kohën e Sulltan Mehmetit II. Flitet që ka qenë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës gjatë betejës1453 duke shënjuar fundin e Perandorisë Bizantine. Në periudhën 1464-1465 ka qenë sanxhakbej i Ohrit, dhe qe ndër gjeneralët e dërguar kundër Skënderbeut, të cilin e luftoi në disa beteja, më 1464 dhe 1465 në betejën e Vajkalit, të Meçadit, Betejën e Dytë të Vajkalit dhe atë të Kasharit. Në 1466-1467 ishte kryekomandant i osmanëve në Rrethimin e dytë të Krujës, ku edhe vdiq i vrarë. Të gjitha betejat kundër Skënderbeut i humbi, por, mbas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët, u shndërrua në figurë të nderuar të myslymanëve të zonës së Petrelës, ku kishte edhe një tyrbe, e cila u shkatërrua në 1967, dhe nderimet kundrejt tij mbaruan.