Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/32
Qeni i egër Afrikan (Lycaon pictus) është një kanid nativ në Afrikën nën-Saharane. Është më i madhi i familjes së tij në Afrikë dhe i vetmi i gjinisë Lycaon, i cili është i veçuar nga Canis për strukturën e dhëmbëve teje të specializuar për një mishngrënës. U klasifikua si specie e Rrezikuar në Listën e Kuqe të BNRN-së në 2016 për shkak të uljes së popullatës. Numri i individëve bie vazhdimisht, për shkak të zvogëlimit të habitatit dhe persekutimi njerzorë.
Qeni i egër Afrikan është tej mase një kafshë shoqërore: jeton në tufa me individë të ndarë për meshkujt dhe femrat. Në mënyrë unike midis mishngrënësve shoqërorë, femrat ndahen nga tufa kur arrjnë pjekurin seksuale dhe këlyshëve ju lejohet të hajnë kërmat. Kjo specie është e specializuar në gjuetin e antilopave, gjueti e cila bëhet gjatë ditës: e ndjek antilopën deri sa kjo të lodhet dhe mos të vrapoj më. Si kanidët e tjerë, përcjell ushqimin për këlyshët, por kjo sjellje bëhet edhe midis të rriturve, deri në pikën që përbën themelin e jetës së tyre shoqërore. Pak janë grabitqarët e tij natyrorë: luani i cili përbën burimin kryesor të vdekjeve të tyre dhe hiena që është një kërcënim për gjahune tyre pasi e vjedh.
Megjithëse jo në mënyrë aq të spikatur, është një pjesë e rëndësishme e folklorit dhe kulturës Afrikane po aq sa mishngrënësit e tjerë afrikanë; është respektuar në shoqëri të ndryshme gjuetarësh, në veçanti nga kulturat predinastike egjiptiane dhe nga populli 'San'.