Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/6

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Artem Kravets

Artem Anatoliyovich Kravets (Ukrainisht: Артем Анатолійович Кравець; lindur më 3 qershor 1989) është një futbollist profesionist ukrainas i cili luan si sulmues për klubin turk Kayserispor dhe kombëtaren ukrainase.

Kravets është produkt i akademisë së Dynamo Kyiv. Ai debutoi si profesionist në sezonin 2006–07. Edhe pse la mbresa me talentin e tij, duke fituar edhe krahasime me sulmuesin legjendar Andriy Shevchenko, sezonet e rradhës të Kravets u kushtëzuan nga dëmtime madhore që e lanë në hije. Megjithëse u duk sikur Kravets kapi formën gjatë sezonit 2010–11, ai pësoi një tjetër dëmtim madhor që e la jashtë fushave për disa muaj, duke humbur kështu mundësinë të debutonte edhe me ekipin kombëtar.

Fatkqësitë e Kravets vazhduan, dhe ai zhvilloi vetëm dy paraqitje në dy sezonet e ardhshme. Në sezonin 2013–14, u huazua tek Arsenal Kyiv, por kjo periudhë ishte e shkurtër për shkak të falimentimit të klubit, duke bërë që Kravets të rikthehej. Sezoni tjetër ishte më i miri për të, pasi përveç se rifitoi formën fizike, Kravets mundi edhe të shënojë rregullisht, duke rifituar kombëtaren pas katër vitesh. 15 golat e tij ishin vendimtarë për ekipin në fitimin e kampionatit për herë të parë pas pesë sezonesh. Pavarësisht se në shkurt 2015 rinovoi kontratën, dy sezonet e ardhshme e panë atë në huazim në Gjermani dhe Spanjë, respektivisht tek VfB Stuttgart dhe Granada. Në janar 2018, Kravets u largua përfundimisht nga klubi për të firmosur në Turqi me Kayserispor.

Kravets ka luajtur me disa ekipe moshash të Ukrainës, përfshirë Kombëtaren ukrainase nën-19 të futbollit, me të cilën shënoi 7 gola në 12 paraqitje. Me ekipin nën-21, Kravets zhvilloi dy paraqitje në Kampionatin Evropian nën-21 në vitin 2011. Në të njëjtin vit, ai bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e të rriturve. Edhe pse ishte një element i rëndësishën i ekipit gjatë kualifikueseve të Euro 2016, ai u la jashtë finaleve të turneut.