Jump to content

Wikipedia:Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje/Gani Gashi (piktor)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte KUNDËR Artikulli kryesor u ruajt dhe informacionet e tjera u mblodhën në të. - Klein Muçi (diskutimet) 2 nëntor 2024 09:00 (CET)[përgjigjuni]

Më shumë për të marrë një mendim të përgjithshëm se sa për ta grisur realisht. Historia e artikullit është shumë e pazakontë. I tërë artikulli është shkruar nga i njejti person (vetë personi për të cilin është artikulli) i cili ka hapur vazhdimisht llogari të reja (dhe madje ka shkruar disa artikuj në vende të ndryshme derisa ia bashkëngjitëm në një vend ne). Disa herë iu refuzua puna në "Commons", i shpërfilli rregullat dhe ngarkoi sërish. Një situatë e ngjashme në "Wikicitate". Llogaritë janë raste tipike SPA. Por mbase shquarësia nuk i mungon dhe mund të rrijë në projekt. Thjesht çështja e SPA të bën të dyshosh. Do të doja t'i hidhnit një sy me kujdes historisë së artikullit dhe kontributeve të përdoruesve që kanë kontribuar në të. Do të shihni çdo gjë që përmenda më sipër. E pastaj gjykoni se si duhet të veprojmë me artikullin. Siç thashë, s'jam i prerë për grisje. - Klein Muçi (diskutimet) 9 korrik 2020 14:38 (CEST)[përgjigjuni]

Une flase vetem per Gani Gashi piktore, nuk eshte ide e mire per ta grisue. Nuk e ka shkruar Gani Gashi pore une e bija e tije, sigurishte qe disa here e kame shkruar por wikipedia ma ka fshire. Nuk munde ta fshini sepse Gani Gashi eshte piktor i njohur ne Kosove dhe nje jete te tere ja ka kushtuar artit. JU JENI WULLNETAR TE WIKIPEDIAS munde ta permiresoni sipas rregullave te wikipedias se nuk munde te them se nuk ka gabime por nuk munde ta fshini. Ne Wikipedia jane njerez koti qe nuk kane asnje merite ime ate eshte piktor qe nga viti 1963, ne Prishtine. 185.67.177.72 9 shkurt 2024 10:45 (CET)[përgjigjuni]
 Koment: Fillimisht, s'ka nevojë me shkrujtë në shkronja të mëdhaja, le të qëndrojmë civilë.
Rregulli që e ka citu Klein Muçi është SPA, e thënë shqip një llogari me një qëllim të vetëm. Kur një person redakton tek vetëm një faqe, ajo zgjon dyshim që personi ka diçka që me përfitu prej artikullit në Wikipedia, ose ka interesa prapa tij. Nuk është t'u thanë që z. Gashi nuk është i shquar ("mbase shquarësia nuk i mungon dhe mund të rrijë në projekt"), ama fakti që vetëm një person e ka shkrujtë gati krejt artikullin - si dhe që është ndër pak artikujt që i keni redaktu, kjo dmth që keni interes me e mbështet babain.
Kjo ka potencial për konflikt interesi, meqë një person i afërt me personin në pyetje është t'u ia shkrujtë artikullin. Nuk kemi asnjë mënyrë me e verifiku a ju ka kërku babai me e shkrujtë artikullin apo jo, nuk të njohim. Konflikti i interesit është arsyeja pse t'u janë fshirë ato komente, sepse n'Wikipedia është e rëndësishme që artikujt të shkruhen në mënyrë enciklopedike - në fjalë tjera, Wikipedia duhet me qëndru neutrale.
Sido që të jetë, ndoshta edhe s'ka nevojë me e fshi artikullin, ama duhet me ia lënë vullnetarëve të Wikipedias për me e përshtatë, sepse ata kanë po aq të drejtë me e redaktu artikullin sa ju.
Ju kisha rikujtu me ia dhanë një sy rregullave themelore të Wikipedias, e pastaj e kuptoni ma mirë arsyetimin, ashtu edhe se si trajtohen artikujt këtu. Fallbackintoreality (diskutimet) 9 shkurt 2024 22:52 (CET)[përgjigjuni]
Klein Muçi, Veprimet e dyshimta me hapjen dhe rihapjen e dhjetëra llogarive të ndryshme mua më duken si tentim-fshehje identiteti. Përdoruesit duhet t'i mbyllen të gjitha llogaritë përpos njërës (të vetmes llogari), që përdoruesi do e zgjedhë ta përdorë. Mendimi im përfundimtar është që artikulli biografik të qëndrojë (pra të mos griset), por të gjithë artikujt e ndërlidhur me këtë figurë (piktorin) të integrohen nga përdoruesi në të njëjtin artikull biografik dhe jo në artikuj të veçantë (artikujt e shumëfishët të grisen pasi integrimi të jetë kryer brenda një afati të caktuar). Teksti duhet të jetë enciklopedik dhe shumё-burimor, dhe jo të shfaqë opinione personale për personin për të cilin shkruhet biografia, si këtu: 'Gani Gashi bëhet shumë i veçantë dhe mëvetës'. Gjithashtu, përdoruesi do të duhej ta ndryshojë qasjen e tij reklamuese (për të bërë marketing), pra t’i largojë linqet e kontaktit që janë cekur në fund të këtij artikulli. -- Përdoruesi:Leutrim.P
Leutrim.P, unë nuk besoj se hapja e llogarive të reja është për qëllime fshehjeje identiteti më shumë se sa është nxitur nga panjohuria se si funksionon Wikipedia. Gjithsesi propozimet e tua janë me vend por problemi është se nuk besoj se përdoruesi në fjalë është akoma aktiv për ta rishkruar artikullin. Mendoj që jemi mes zgjedhjes ose për ta rishkruar dikush nga ne artikullin, ose për ta mbajtur siç është, ose për ta fshirë. - Klein Muçi (diskutimet) 28 tetor 2024 22:35 (CET)[përgjigjuni]
Klein Muçi, në këtë rast, nuk po shoh ndonjë arsye në veqanti për ta grisur, le ta anulojmë grisjen, mbase mundesh ta kompletosh ti duke e bartur përmbajtjen nga artikujt e tjerë të së njejtës temë te Gani Gashi (piktor), unë pastaj mund ta redaktoj tekstin nga gabimet. Sidoqoftë anuloje grisjen, pasi është goxha i kompletuar më të dhëna. -- Përdoruesi:Leutrim.P
Po listoj më poshtë faqet që lidhen me të:
Për shkak të numrit të madh të faqeve, lista mund të ketë shumë njësi të dyfishta. Madje mund të ekzistojnë dhe njësi të pa listuara ende. - Klein Muçi (diskutimet) 29 tetor 2024 11:47 (CET)[përgjigjuni]

@Përdoruesi:Klein Muçi, tani qe i pashe artikujt veq e veq, do te kerkoja nga ti qe te gjithe artikujt e tjere perpos artikullit kryesor Gani Gashi (piktor), te grisen. Kurse artikullin kryesor mund ta permiresojme pak qe te jete brenda kritereve. -Pra, Anulim i grisjes se artikullit kryesor. -Dhe grisje e te gjithe artikujve te tjere qe jane te nderlidhur me kete figure, kjo do e zgjidhte problemin e artikujve. -Perdoruesit duhet ose te bllokohen ose te fshihen, dhe te lihen nje ose dy qe i ka perdorur se fundmi kontribuesi..?!

@Leutrim.P, mbase informacionet e pikturave mund të përfshihen te artikulli kryesor duke u përmendur në mënyrë të shkurtuar. Dhe unë jam për fshirjen e faqeve të përdoruesve. Por do të sugjeroja ta merrje ti përsipër redaktimin për shkak të përvojës me artikujt kohët e fundit. Fshirjet i kryej unë më pas nëse dëshiron. - Klein Muçi (diskutimet) 1 nëntor 2024 01:16 (CET)[përgjigjuni]
Klein Muçi, Ne rregull. E permiresova formatin pak dhe i kopjova tekstet te artikulli ne fjale. I grisa ato qe ishin te listuara ketu, sa shume llogari paska hapur, me duken si ato viruset Worm, qe e fshin 1, dhe ato veteshumohen me miliona. Nese ka te tjera (te shumta) qe dalin nderkohe, kujdesu ti fshish qe te mos kthehemi te pika 0. — Leutrim.P (diskutimet) 2 nëntor 2024 01:41 (CET)[përgjigjuni]
Leutrim.P, fshiva dhe 4 faqe të mbetura që duhet të jenë të fundit. Po e mbyll këtë diskutim tani. — Klein Muçi (diskutimet) 2 nëntor 2024 08:58 (CET)[përgjigjuni]