Gani Gashi (piktor)
[1]Gani Ismail Gashi (Mramori, 27 Shkurt 1944) është piktor shqiptar, dhe konsiderohet si piktori i rëndësishëm shqiptar i njohur në rajon.
Gani Gashi | |
---|---|
U lind në | 27 shkurt 1944 |
Kombësia | Shqiptar |
Arsimi | Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosovës Prishtinë |
Vite aktiviteti | 1968–present |
Njohur për | Pikturë, grafikë, vizatim |
Punë e shquar | |
Bashkëshorti/ja | Sabrie Gashi (martuar në vitin 1961) |
Fëmijë | 5 |
Çmimet | Doctor Honoris Causa, Academie Europeene des Arts Paris, 2022 |
Faqja në rrjet | gg-group |
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
U lind më 27 shkurt 1944 në Mramur të Komunës së Prishtinës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale në Prishtinë në vitin 1963. Akademinë e Arteve Figurative (drejtimi i grafikës) si dhe studimet pasdiplomike i mbaroi në Prishtinë. Nga viti 1963 deri në vitin 1967 punoi në arsim, ndërsa në vitin 1968 filloi punën në redaksinë e gazetës së përditshme “Rilindja” në Prishtinë, [1] ku punoi në vendin e redaktorit artistik, e ku herë pas herë botoi edhe shkrime autoriale nga lëmi e artit figurativ deri më 21 shkurt 2002. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës që nga viti 1980. Tani jeton dhe vepron si artist i lirë në Prishtinë.[2]
Ekapozita arti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Disa nga ekspozitat e tij:
- Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.
- Expozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
- Expozitë personale në Zofingen,Zvicër.
- Expozitë personale në Qendrën Kulturore në Kaufering, Gjermani.
- Expozitë personale në Qendrën Kulturore në Kranj, Slloveni.
- Ekspozitë kolektive në Ekspozita Vjeshtore e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Prishtinës Prishtinë, 1983.
- Ekspozitë kolektive në "Galeria Schruder" në Augsburg, 1992, etj.
- Ekspozitë kolektive në "Galeria “Kulla e Balshajve" në Ulqin, Ekspozitë e grafikave, 1992, etj.
Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Çmimi i parë për pikturë (Prishtinë: Ekspozita pranverore e SHAFK), 2005
- Shpërblimi i parë për pikturë (Prishtinë:Ekspozita – Salloni i Nëntorit – Galeria Kombëtare e Arteve), 2008
- Doctor Honoris Causa , Academie Europeene des Arts Paris, 2022
Stili[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Arti i Gani Gashit lind nga frymëzimet e fuqishme nga dëshira e pareshtur për të komunikuar dreftpërdrejt e në mënyr të sinqert për katandisjet e jetës dhe kohës.Ganiu rrëfen edhe për Kosovën e përgjakur, [11]të lënduar për të përtëritur nga gjaku dhe dinjiteti i saj, gjë që dëshmon edhe ngjyra e kuqe aq e pranishme në pikturat e tij.Një shpend haset të thuash vazhdimisht në realizimin grafiko-piktural të artistit.Kjo gjallesë, apo kjo metafor simbolike që zakonsht gjendet e vendosur në pjesen e epërme të kompozicionit, i ngjan shpendit grabitçar të përgaditur për sulm, por shëmbëllen edhe me pëllumbin, që simbolizon paqen dhe lirinë.Në mënyr simbolike, ai projekton dhe kështjëlln, apo kullën, e cila në mbamdjen historike shqiptare ka rëndësi të posaçme, ngase sinjalizon qëndresen moralin dhe vyrtyte tjera. Ajo fanitet në çdo tablo dhe imazh aq shpesh, sa mund të thuhet se e tër piktura e Gashit është kështjellë. Dhe brenda kësaj pikture-kështjell, krijohet harmonia dhe konflikti i ngjyrave, i formave dhe trajtave kompozicionale, pra krijohet gjthë ajo që në art quhet formë dhe përmbajtje. Koloriti në pikturen e Ganiut është kapitull në vete. Krahas cinoberit apo karminit, ai përdor mjaft edhe ngjyren blu me të gjitha nuansat e saj e sidomos jeshilen me të cilen sikur e neutralizon dhe pajton kontrastet e paraqitura midis tonaliteteteve koloristike të ftohta dhe atyre të ngrohta.Në kontekst me ngjyra, duhet thënë se autori ato i "rrëmben" poththuaj në gjendje burimore nga arti popullor, kurse në rrafshin piktural i vendos si vlera të superstrukturuara artistike dhe estetike. Gani Gashi bëhet shumë i veçantë dhe mëvetës. Edhe më tej ruan fakturën lineare të grafikës, por tashmë i tëri futet në botën asociative të vijave, trajtave dhe të ngjyrave.
Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Lajëtari i Kohës (rreth 2002)
- Katandisje Njerëzore (rreth 2003)
- Poetika e Peizazhit (rreth 2002)
- Diptih: Atdheu Fragmentar (rreth 2004)
- Shqiponja (rreth 2004)
- Sofra e Kuqe (rreth 2008)
- Gjurmë Gjaku (rreth 2008)
- Njeriu në Hapsirë (rreth 2008)
- Bjeshkët e Përhirta | (rreth 2008)
- Mpiksje e Çastit të Mbramë (rreth 2009)
- Portreti i Heshtur| (rreth 2009)
- Mallëngjim (rreth 2010)
- Rrethi në Rreth (rreth 2010)
- Siluetat | (rreth 2010)
- E Zeza Magjike (rreth 2010)
- Rrethi (rreth 2010)
- Njollë Jete (rreth 2012)
- Zogu i Zi (rreth 2012)
- Loja Rreth Sofrë së Kuqe (rreth 2020)
- Rrebelim nëpë të Kaltër (rreth 2022)
- Mandesia (rreth 2012)
Katalogë dhe bibliografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Gani Gashi GG Trade CO, Prishtinë, GG Trade Co, 2003, Prishtinë
- Gani Gashi , Tiranë, Galeria Konbëtare e Arteve në Tiranë, 2004, Tiranë
- Gani Gashi , Prishtinë, Galeria e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, 2004, Prishtinë
- Gani Gashi , Augsburg, Galerie e Schröder Weinbar, Schlossermauer Augsburg, 2008, Germany
- Gani Gashi , Ekspozita Rrethi, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, 2022, OCLC 000101535 ISBN 978-9951-806-10-7
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Mirëmëngjesi Kosovë - Drejtpërdrejt - Gani Gashi 21.04.2022, marrë më 2023-05-18
- ^ Gani Gashi prezantohet nëpërmjet tablosë ‘ Hapësira Gri’-Artkand, marrë më 2023-05-18
- ^ IMAZH - Kronikë 01.03.2016, marrë më 2023-05-18
- ^ Të premten në Galerinë Kombëtare hapet ekspozita Rrethi - Për ditë të mbarë 14.04.2022, marrë më 2023-05-18
- ^ “Rrethi”, ekspozita personale e Gani Gashit | T7, marrë më 2023-05-18
- ^ Ismaili, Zeqirja (2022-04-21). "Ekspozita "rrethi" ende e hapur në GKK". Ars Albanica. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2023. Marrë më 2023-05-15.
- ^ Plus, Kult (2022-04-16). "Në GKK shpaloset ekspozita "Rrethi", piktori Gani Gashi nderohet me titullin "Doktor Honoris Kauza"". KultPlus. Marrë më 2023-05-15.
- ^ Vatovci, Isa (2022-05-20). "Piktori Gani Gashi ia dhuron veprën e tij Galerisë Kombëtare". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2023-05-15.
- ^ "Ne Augsburg eshte hapur ekspozita e piktorit kosovar Gani Gashi". Shqiperia. Marrë më 2023-05-15.
- ^ RTKLive. "Ekspozita "rrethi" ende e hapur në GKK". RTKLive (në anglisht). Marrë më 2023-05-15.
- ^ Në galerinë kombëtare të Kosovës hapet ekspozita "rrethi" nga Gani Gashi, marrë më 2023-05-18