Jump to content

Xhemil bej Vlora

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhemil bej Vlora (Vlorë, 1878 - 1936) ka qenë çifligar dhe kryetar i Bashkisë së Vlorës nga 1909 – 1912.

U lind në Vlorë, i biri i Xhaferr beut i oxhakut të Vlorajve dhe Nejre hanëmit të Ali bej Toptanit, e motra e Esad pashë Toptanit.[1] Pas proçkave të rinisë së tij që kaluan pa u vënë re, më 1904 autoritetet osmane dërguan një batalion që ta arrestonin. Xhemili u lajmërua dhe me trimat e tij iku dhe u përpoq të organizohej kundër batalionit osman, por disa krerë të Vlorës dhe Kaninës e këshilluan të mos bënte marrëzira. Pasi mori anijen italiane të postës, zbriti në Shëngjin dhe shkoi nën mbrojtjen e dajës së tij, Esadit që asokohe ishte komandant i xhandarmërisë në Shkodër dhe nën mbrojtjen e tij ai kaloi 4-5 muaj në njërin nga çifligjet e Toptanve. Më pas i hipi sërish anijes dhe u vendos në Korfuz, por një ditë iu dorëzua autoriteteve osmane, të cilat e urdhëruan të shkojë në ManisëAzisë së Vogël.

Pas vrasjes së një turku, gjyqi e nxorri Xhemil beun të pafajshë, dhe e urdhëruan që të shkonte në Ajdin, ku mytesarif ishte Mehmet Ali pashë Delvina. Xhemili u fejua me të bijën e tij, Zejnepin, dhe pas dy vjet e gjysmë internimi u kthye në vendlindje, i pritur nga kushëriri i tij Eqrem beu.[2]

Nëntorin e 1912, në funksionin e kryebashkiakut të Vlorës, organizoi dhe lajmëroi parinë shqiptare për Kuvendin e Vlorës që do të mbahej me kushëririn e tij Et'hem beun që t'i bënin terrenin gati Ismail Qemalit.[3] Kuvendi u bë në shtëpinë e tij, ku dhe u ngrit flamuri shqiptar më pas.[4]

Gjatë udhëtimit të Esad Pashës në Bari shkurtin e 1914, Xhemil beu e shoqëron si përkthyes i tij së bashku me Zef Skiroin.[5] Qe pjesë e delegacionit të përfaqësuesve shqiptarë që shkuan në Neuwied t'i dorëzonin kurorën dhe t'i betoheshin për besnikëri Princ Vidit.[6]

  1. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925 [Lebenserinnerungen]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 604, 609. ISBN 99927-780-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Vlora 2003, pp. 203-204.
  3. ^ Ikonomi, Ilir (2012). Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit. Tiranë: Uet press. fq. 166. ISBN 9789995639761. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ikonomi 2012, p. 226.
  5. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 268. ISBN 978-9928-190-91-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Ikonomi 2016, pp. 274-275.