Shko te përmbajtja

Zaza Aleksidze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zaza Aleksidze, e transliteruar edhe si Zaza Alexidze;18 tetor 1935 – 24 janar 2023) ishte një historian dhe gjuhëtar gjeorgjian i specializuar në studimet armene dhe orientale .Ai është më i njohur ndërkombëtarisht për deshifrimin e shkrimit të shqipes kaukaziane .

Zaza Aleksidze lindi më 18 tetor ne vitin 1935 në Telavi në Gjeorgjinë e atëhershme Sovjetike.Ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Tbilisit me një diplomë në histori në 1958 dhe fitoi një doktoraturë në vitin 1969 dhe një post-doktoraturë në vitin 1984.[1]

Aleksidze punoi në Institutin Gjeorgjian të Dorëshkrimeve nga viti 1958 deri në vitin 1968 dhe në Institutin e Historisë,Arkeologjisë dhe Etnografisë nga viti 1968 deri në viti 1979.Më pas,nga 1979 deri në 2006,Aleksidze kryesoi Departamentin e Studimeve Armene në Universitetin Shtetëror të Tbilisit.Më vone ai shërbeu si drejtor i Institutit të Dorëshkrimeve nga viti 1989 deri në vitin 2006 dhe si drejtues i Departamentit të Kodikologjisë në Qendrën Kombëtare të Dorëshkrimeve.

Aleksidze ishte gjithashtu profesor emeritus i Universitetit Shtetëror të Tbilisit dhe akademik në Akademinë Kombëtare të Shkencave të Gjeorgjisë.[1][2]Ai u dekorua me Urdhrin e Nderit të Gjeorgjisë në vitin 2002 dhe çmime të tjera akademike.[2]

Aleksidze vdiq në qytetin Tbilisi më 24 janar ne vitin 2023, në moshën 87-vjeçare [3]

Interesat kërkimore të Aleksidzes u përqendruan në historinë sociale dhe kulturore të Kaukazit mesjetar.Ai shkroi disa vepra mbi mbishkrimet dhe dorëshkrimet mesjetare gjeorgjiane dhe armene,si dhe komente mbi burimet letrare mesjetare armene,si Libri i Letrave dhe Ukhtanes,të cilat ai i përktheu edhe në Gjeorgjisht.

Arritja më e famshme e Aleksidze është kontributi i tij në deshifrimin e shkrimit të Shqipes Kaukaziane.Një alfabet i vjetëruar prej kohësh i shqiptarëve të Kaukazit,të cilin ai ia detyroi zbulimit të tij në vitin 2003 të një palimpsesti gjeorgjio-shqiptar në Manastirin e Shën Katerinës në malin Sinai.[4]

  1. 1 2 Blair, Betty (2003). "Zaza Aleksidze, Decipherer of Rare Alphabet. Glimpses of Childhood". Azerbaijan International (në anglisht). 11 (3): 52–55. Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "azer" defined multiple times with different content
  2. 1 2 "Academician Zaza Aleksidze Awarded Gold Medal of the University" (në anglisht). Tbilisi State University. 4 korrik 2022. Marrë më 24 janar 2023.
  3. "გარდაიცვალა აკადემიკოსი ზაზა ალექსიძე" (në anglisht). Georgian Public Broadcasting. First Channel 1TV. Marrë më 24 janar 2023.
  4. Alexidze, Zaza (2007). "Discovery and Decipherment of Caucasian Albanian Writing" (PDF). Bull. Georg. Natl. Acad. Sci. (në anglisht). 175 (1): 161–167.