Zëmra e nënës
| Zëmra e nënës Arkivi i filmit | |
|---|---|
[[Figura:|280px]] | |
| Titulli shqip | Zëmra e nënës |
| Origjinali | Zëmra e nënës |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Besnik Bisha |
| Skenari | Nexhati Tafa |
| Muzika e filmit | Mira Meçule |
| Drejtori artistik | Kleo Nini |
| Prodhuesi i filmit: | Albafilm Studio |
| Aktorë kryesorë | |
| Tinka Kurti Bledar Rudi Ermira Gjata Ilir Bezhani | |
| Aktorët tjerë | |
| Ema Andrea Matilda Makoçi Anila Dervishi Anila Karaj | |
Filmi Zemra e nënës prodhim i vitit 1993. Regjia: Besnik Bisha, skenari: Nexhati Tafa, producent: Albafilm Studio, muzika: Mira Meçule.
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një grua plakë (Tinka Kurti) jeton vetëm. Fëmijët e saj kane ndërtuar jetët e tyre dhe vine e vizitojnë rrallë. Lidhjet me miqtë kane vdekur. Të vetmin shok ka nipin e saj. Në këtë vetmi ajo ka ndërtuar një jetë të veçantë. Përfytyron nipërit, mbesat etj dhe përpiqet t`i gjallërojë duke ndërtuar kuklla për seicilin prej tyre. I vendos në divan rreth dhomës dhe bisedon çdo ditë me ta. Por ajo nuk është e çmendur. Vjen një çast dhe të gjithë grumbullohen rreth saj për t`i trashëguar pasurinë. Ajo ia beson nipit Erionit testamentin për këtë “pasuri”. Nuk ka se ç`tu japë veç shpirtit dhe kukllat e saj. Trashëgimtarët duke kërkuar pasurinë shqyejnë njëri tjetrin.
Filmi simbolizon Shqipërinë e braktisur dhe të shkatërruar nga e cila s`ka seç të marrë askush nga bijtë e saj që e kanë braktisur.
Aktorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull mbi filmin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |