Kunadhja gushëbardhë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Beech Marten.jpg

Shqarthi ose kunadhja gushëbardhë (Martes foina)

Gjatësia[redakto | redakto tekstin burimor]

40-55 cm, pesha: 1-2.3 kg.

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjitar i hollë, i gjatë, me këmbë të shkurtra, gëzof ngjyrë kafe e njollë të bardhë mbi gushë si dhe bisht të gjatë leshtor. Ngjan shumë me zardafin e Europës - pine martin (Martes martes)- qafa e të cilit është më e verdhë.

Statusi[redakto | redakto tekstin burimor]

Lloj i përhapur, jo i rrezikuar. Përhapja dhe habitati: Kunadhja është e përhapur gjerësisht dhe gjendet në pjesën më të madhe të Europës dhe Azisë Qendrore. Kunadhja ndeshet shpesh në të gjithë rajonin dhe jeton në pyjet fletorë, në habitate të hapura, në zona shkëmbore dhe pranë zonave të banuara.

Ushqimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Kunadhja ushqehet me brejtës, shpendë dhe fruta të egra.

Sjellja[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëviz kryesisht në drurë, por edhe në tokë. Këlyshët i rrit në drurë të vjetër, të çara shkëmbinjsh, etj.

Riprodhimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Çiftëzohet në verë dhe femra pjell në pranverën e ardhshme. Bën 2-3 këlyshë që maturohen një vit mbas lindjes. Mund të jetojnë 7-8 vjet.

Zëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Kërcitje.