Xavi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xavier Hernandez Creus)
Shko te: navigacion, kërko
{{{emri i futbollistit}}}
Të dhëna personale
Datëlindja {{{datëlindja}}}
Vendlindja {{{qyteti i lindjes}}}, {{{shteti}}}


Xavier Hernandez Creus, i njohur si Xavi është një futbollist spanjoll. Lindi në Terrasa, provincë e Barcelonës. Luan mesfushor dhe ekipi i tij i parë ishte FC Barcelona.

Futbollist me klasë të madhe luan mesfushor organizator me një vizion të shkëlqyeshëm të lojës shpejtësi në pasime dhe shutë të mirë qe i ka dhëne përparsi të shënoj jo pak gola disa me shumë rëndësi. Është konsideruar si pasardhësi i Guardiolës edhe pse ka harruar të përbashkat me Guardiolën duke bërë stilin e tij duke luajtur lojë më ofensive. Të gjithë karrierën e ka luajtur për Barcën klub në të cilin erdhi në qershor të vitit 1991 kur i kishte vetëm 11 vjet.

Debutoi në ekipin e parë më 19 gusht 1998 në duart e trajnerit Louis Van Gaal në ndeshjen e supercupës së Spanjës kundër Mallorcës. Në ndeshjen e debutimit të tij ishte titullar dhe shënoi një gol. Në këtë sezon pra 1998-1999 luante edhe për Barcën B edhe për Barcelonën ekipin e parë. Debutoi në Primera Division e Spanjës më 3 tetor 1998 në ndeshjen Valenca 1-3 FC Barcelona. Edhe pse ishte në luftim me lojtar më me emër se ai, ai ishte deciziv që Barca të shpallet kampion duke shënuar një gol kundër Valladollidit 0-1. Kjo lige e fituar ishte titulli i tij i dytë personal pas atij me Spanjën sub 20 1999. Sezonin 1999-2000 pas një lëndimi të Guardioles që e la jashtë fushave për disa muaj ia hap dyert Xavit për lojtar titullar. Pas shkuarjes së Guardiolës në Itali Xavi e siguroi vendin defenitivisht në 11 e parë te Barcës. Deri me 14 maj 2005 u desh të prite derisa te fitoj titullin e tret me Barcelonën e cila u shpall kampion.

Po në këtë vit fituan superkupën e Spanjës trofe që e fituan edhe në vitin e ardhshëm kundër Spanjollit ku shënoi golin e parë për ekipin e tij.

2 dhjetor 2005 pësoi një lëndim në ushtrime në ligamentet e këmbës së djathte. Ishte i ndarë nga terrenet e lojës gjate pesë muajve deri në 29 prill kur u paraqit kundër Cadizit në një ndeshje te la ligas më fitore, një fitore që i mundësoi Barcës të fitoj titullin e kampionit. Më 17 maj 2006 u shpall kampion i ligës së kampioneve në stadionin Stade de France duke fituar 2-1 kundër Arsenalit edhe pse Xavi nuk e luajti këtë ndeshje për shkak se nuk ishte riaftësuar komplet pas lëndimit të rënd që e pësoi.

[redakto] Seleksioni i Spanjës

Për Spanjën deri më tani i ka 44 paraqitje. Ka debutuar më 15 nëntor 2000 në ndeshjen Spanja-Holanda (1:2).

Tani për tani është titullar i padiskutueshëm për Spanjën. Më të mirat e tij me Spanjën nuk i arriti me kombëtaren absolute mirëpo me Seleksionimin nën 20 vjet udhëheqi seleksiononin kampion në mundialin e sub 20 kundër Japonisë në Nigeri dhe në 2000 ka arritur deri në finale në lojërat olimpike Sydney 2000. Ishte autor i golit të 1000 në historinë e seleksionit Spanjoll në një ndeshje kundër Irlandës së veriut në kualifikohet për evropianin e 2008, në fund e humben këtë ndeshje me 3:2.

[redakto] Klubet

[redakto] Arritjet individuale

  • Çminim lojtari me i mirë spanjoll i sezonit 2004-2005
  • Lojtari më i ri në ligë më 1998-1999


Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete
Në gjuhë të tjera