Jump to content

Çellopeku (Bërvenicë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Çellopeku (Brevincë))
Çellopeku (Bërvenicë)
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej5,287
{{{postal_code_type}}}
1227
TargatTE
Faqja zyrtarecollopek.tetova.de

Çellopeku është fshat në komunën e Brevincës, Maqedoni.

Fshati Çellopek gjendet rrëzë Malit të Thatë në pjesën jug-lindore të Pollogut të Poshtëm. Gjendet në një lartësi mesatare mbidetare prej 460-600 metra, dhe 11,5 km në juglindje të Tetovës.

Sipas regjistrimit në vitin 2002 në fshatin Cellopek jetonin 7 287 banorë, prej të cilëve 6803 janë Shqiptarë, 463 janë sllavo-maqedonë dhe 21 të nacionaliteteve te tjera. (Këto të dhëna nuk janë të sakta, pasiqë një pjesë e popullatës qëndron në diasporë, dhe nuk parashihet në teresi në statistikat zyrtare).

Fshati Cellopek është me i madhi në komunën e Bërvenicës.

Popullsia aktive e Ballishtit merret me bujqësi, tregti, transport, hotelieri dhe një pjesë e konsiderueshme gjendet në disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Danimarkë, Norvegji, Itali, Austri etj.

Ekonomia e këtij vendi ne kohërat me te vjetra është marr me bujqësi por ne kohen me te re merret shumë lloje biznesesh te mesme dhe te vogla, fshati ne fajal posedon me disa fabrika te drithërave përpunimin e qumështit kultivimin e kafshëve etj, ku ne këto fabrika janë te punësuar disa banorë t këtij vendi.

Në Cellopek dominon kultura islame me të gjitha dukuritë e saja të ritit Hanefij. Fshati i ka tre xhamija, më e reja e ndërtuar ne vitin 2013 me ndihmën e fshatarëve. Krahas kulturës islame zhvillohet edhe kultura ortodokse sllave nga popullata sllavomaqedone e fshatit, të cilët i kanë dy kisha në përdorim.

Çellopeki është vendbanim mesjetar, i cili sipas dokumenteve turke në vitin 1453 ka pasur 90 familje, ndërsa në vitin 1468, 124 familje, dhe fillimisht i quajtur Ballisht.

Në kohën e pushtimeve serbe të këtyre trojeve, fshati Ballisht u emërua në gjuhën sllave Çellopek që për fat të keq edhe sot e kësaj dite quhet i tillë, por në të ardhmen e afërt inshallah do ti kthehet emri origjinal i parë siç e përmendëm edhe më lartë, Ballisht po jtojin ne ket.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]