Jump to content

Miletina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Miletina
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.986
{{{postal_code_type}}}
1227
TargatTE


Sipas regjistrimit të vitit 2002 në fshatin Miletine jetonin 2 986 banorë nga të cilët 1 336 ishin shqiptarë, 642 Maqedonas dhe 8 të tjerë.


Në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollog të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455 fshati i sotëm Miletinë përmendet me emrin Milladin dhe ka pasur 88 shtëpi, 8 vejusha, 10 të pamartuar me 9108 akçë. / Dr. Hazim Shabanovic "Krajista Isa-Beg is'hakovica” Zbirni katastarski popis iz 1455 god" Uvod, turski tekst, prevod i komentari. Orijentalni Institut u Sarajovo-1964/, na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455.

Ndërsa në defterët tjerë të osmanlinjve të shekujve XV dhe XVI përmendet si në vitet; më 1452/53 ka pasur 88 familje, 10 të pamartuar dhe 8 vejusha, më 1467/68 ka pasur 145 familje, 7 të pamartuar dhe 6 vejusha, më 1481/82 ka pasur 146 familje dhe 4 vejusha, më 1544/45 ka pasur 93 familje, 13 të pamartuar dhe 3 vejusha të fesë së krishterë ndërsa 6 familje të fesë islame, më 1568/69 ka pasur 82 familje, 19 të pamartuar dhe 2 vejusha të fesë së krishterë, ndërsa 20 familje dhe 2 të pamartuar të fesë islame. BARDHI-BARDO, emër vetjak i shqipes që e hasim në mesjetë në formën BARD-O në një areal të gjerë gjeografik; në Nahijen e Manastirit, në Vilajetin e Dibrës së Epërme dhe të Poshtme, në Vilajetin e GOLOBËRDOS, të Rekës së Shkupit, të Tetovës, në Nahijen e FLLORINËS dhe në Vilajetin e KOSTURIT të Maqedonisë egjejane. Nga këto të Tetovës, patronimi BARD-BARDH në disa regjistrime turke të shekullit të XV emri popullor mesjetar shqiptar BARDH-I, ruan vazhdimësinë te patronimi I sotëm BARDHET emër familjeje në fshatin Koritë (në Malin e Thatë me prejardhje nga Reka) të Gostivarit, në Llacë (në afërsi të kështjellës së lashtë të Tetovës dikur emrin e ka pasur LOC-I),në fshatin Kamjan, Siniçan e në disa lokalitete tjera kemi familjen BARDHI ( të cilët i quajnë edhe çarapine e të ngjashme, por rrënjën e kanë BARDHI) Dobërcë në Dervenin e Epërm ku hasim emrin Prodan, vëllai i BARDOS , pra antroponimi shqiptar BARDH edhe pse janë të sllavizuar, por edhe sot e kësaj dite kemi dëshmi siç janë emrat e familjeve maqedonase-sllave si; BARXHEVSKI dhe BARDARSKA në Shkup, BARDOV në Bogdanc, Shtip dhe Strumicë, BARDOVSKI në Prilep, BARZOVSKI në Shkup dhe Shtip, BARXHIQ në Kumanovë, BARZIACI-BARZ që të gjitha kanë në të vetmen rrënjë, pra emrin BARDH.

Emri popullor mesjetar shqiptar BARDH-i, formuar nga adjektivi i shqipes i BARDHË, në fjalorin antroponomastik të popullsisë shqiptare në Maqedoni në periudhën e mesjetës del me një shtrirje mjaft të hapët dhe me një përdorim po ashtu të dendur. Nga pikëpamja e prejardhjes së tij, si emër i lashtë që është, i takon provinciencës ilire nga BARDUS, i përhapur më vonë edhe te shumë popuj të tjerë si rum. BARDA, te rus. BARDA, BARDICA, BARDUN, serb. BARDA, BARDONIJA, BARDIQ, KILIBARDA e tjera, që janë si refleks asimilacionesh të ndryshme të etnisë shqiptare që kanë ndodhur në rrymë të moteve. Ka të dhëna historiografike për ekzistimin e qytetit të mesjetës atë të Pollogut, që e përmendën edhe udhëpërshkruesi-gjeograf arab me emrin Idriz në vitin 1153 se diku në afërsi të hapësirës së sotme të fshatrave Gradec ( Draodakum) i cili përmendet nga autori në fjalë si qytet dhe Piroku ( Pirgos-Mudorishte-Pregaz apo emri I lashtë DRAGOSH) si kështjellë mbrojtëse e Draodakumit si dhe përmendën qytetin e Pollogut por nuk e cakton lokalitetin, që supozohet se mund të jetë diku në afërsi të këtyre fshatrave pa përjashtuar edhe fshatin Miletinën.

Në dritën e emrave ku përmendet Miletina nga dëshmitë e shekullit të XV më 1467/68; Arbana /Arbanash/ Arnaut- emri etnik për shqiptarët në mesjetë, të cilin në këtë periudhë në lakadredhat shqiptare të Maqedonisë e hasim me një përdorim shumë të shpeshtë në funksione të ndryshme antroponomike, partonomike, etnonimike dhe toponimike. Ky emër, të cilin e ndeshim dhe me variacionet ARBANASH, ARBINA, ARNAUT, ARNAVUD, ARNAVID e OLBANASH, përveç atyre ARBANAS e ARBANASH, madje del me një vlerë më të madhe përdorimi nga të gjithë emrat e tjerë etnikë që i ndeshim të përdoren në mesjetë në këtë trevë, krahaso ato grk, vlag, bolgarin, bugarin, srbin, ermen, kuman, german e tjerë. Një shfaqe më të hapët ka sidomos në rrethinën (nahijen) e Manastirit, të Velesit, të Shkupit, të Tetovës, të Kërçovës, të Mariovës, të Follorinës ( Maqedonia egjejane) e tjerë, por nuk është pa një përhapje të vogël as dhe në rrethinat e tjera gjeografike të Maqedonisë, që dëshmon kjo për karakterin e ngulët të elementit shqiptar në lakadredha gjeografike. Më poshtë do të zgjedhim një varg emrash personal në bashkëvajtje me emra KRYEFAMILJARËSH, te të cilat përmbahet termi etnik ARBANAS si element i parë (emri i të birit) apo i dytë (i të atit) dhe si element atributiv i përkatësisë etnike, të nxjerrë nga defterët e regjistrimeve turke-osmane të shekullit XV.

Nga shembujt e këtillë antroponomik po veçojmë këtë fond emrash vetjak sipas krahinave të ndryshme gjeografike.- Nahija e Manastirit, Nahija dhe Vilajeti i Tetovës, Vilajeti i Shkupi, Nahija e Kërçovë, Vilajeti i Rekës së Dibrës, Vilajeti i Velesit (Qypërlisë), Nahija e Follorinës (Maqedonisë egjejane… . Nikolla ARBANAS, Andreja ARNAUT, Gërgur ARNAUT-fshati Miletinë TD III 40/, po ashtu haset emri; TD 356-GONE ; JOVAN b. GONES-fshati Miletinë dhe atë në këtë komponent si; GON/GJON m. Emër i krishterë me prejardhje hebraike nga IOHANAN, është njëri nga antroponimet më të shpeshta te shqiptarët që e ndeshim të përdorur për shumë persona. Këtë emër vetjak sot e ndeshim të shtanguar te disa patronime dhe toponime si GJONKOLET emër familjeje në fshatin Dobërdoll të Gostivarit nga komponenti GJON+KOLË, XHONET patronim në fshatin Bellovisht (që është një kalk nga gurra e shqipe Bellovisht në Bardhisht) të Gostivarit, GJINOVICË emër fshati etj.

Fshati Miletinë përmendet në shekullin XIX ku përmendet rruga kryesore e quajtur në popull “XHADJA E STAMBOLLIT” që deri kah viti 1878 ka pasur një HAN ku udhëtarë të ndryshëm kanë bujtur tek ky Han, por në vitin 1917 në kohën e Luftës së Parë Botërore me fillimin e funksionimit të trenit në këtë anë, rrëzë Malit të Thatë kjo rrugë e lashtë ka dalë prej përdorimi. Gjithashtu përmendet se një pjesë e Miletinës ka qenë çiflig ku agallarë të fundit përmenden si Kurtish-Aga, Asim-Aga, Ibrahim-Aga, Haxhi Zenulla-Aga dhe Demir-Aga që nënkuptojmë se këtu blegtoria ka qenë e zhvilluar për të flasin edhe vetë banorët e këtij fshati, të cilët përmendin se Abdullah Izahiri ka 300 kokë dhensh ndërsa para disa dekadash ende përmenden si qahajë të shquar Gafur Hajrullahun dhe Asllan Rexhepin e të tjerë, por thonë se kushtet dhe plasmani ka ndikuar negativisht që të mos zhvillohet blegtoria si në këtë fshat dhe në mbarë Luginën e Pollogut. Fshati ndahet në disa mëhallë si ajo e Hajrullahut, Agallarëve, Emburllarëve, Ahmetit, Tahirit, Avdiallarëve, Propadishtët dhe Sharatave.

Migrimi si dukuri thonë se këto katër dekadat e fundit nuk haset edhe pse dikur kanë migruar si në Tetovë, Radiovcë, Ozurmisht, Pallaticë etj, Vend emërtimet që ende hasen në gojëdhëna si; Gaber ( vend ku rritet një lloj druri i trashë e i shkurtër, që në frazeologjinë popullore e hasim si GABER) Goricë, Prapas, Graishte ( ku është e ndërtuar kisha sllave e Shën Athanasit në vitin 1984), Shullan, Kojri si dhe kanë bjeshkët e Miletinës në Mal të Thatë, ndërsa vendemërtimet nëpër fusha janë; Selisht Llëxh, Buxhak, Kushuvejc (është karakteristike dhe duhet përmendur se ky emërtim është evident për hidrografi në fshatin Pallçisht i Poshtëm ku lumi e mbanë këtë emër familjeje e që është evidente edhe nëpër shumë fusha të fshatrave të Luginës së Pollogut), Rupat, Fushat e medisme, Qermenicë, Mllakë, Kamenicë, Hani (që deri në vitin 1917 ka funksionuar e gjendet afër Xhades së Stambollit ku kanë udhëtuar tregtarë të ndryshëm nëpër Pollog në drejtime të ndryshme) Ramnishte, Xhadeja e Stambollit etj, po ashtu ky fshat ka dy palë varreza myslimane dhe një palë varreza ortodokse sllave. Nga ky fshat ka 4 dëshmorë të rënë në Luftën e Dytë Botërore si dhe 2 të vrarë në Grupçin nga ana e sllavo-komunistëve partizan në vitin 1945, siç kuptojmë se kanë qenë njerëz të pafajshëm, por që është më tragjikja se ende ky krim ndaj shqiptarëve nuk është ndriçuar.

FSHAT QË DITA-DITËS INVESTON NË TË GJITHA SEGMENTET E JETËS

Ky fshati graviton në Komunën e Bërvenicës në Pollogun e Poshtëm. Fshati shtrihet 510 m. në lartësinë mbidetare rrëzë Malit të Thatë 19 kilometra në juglindje të Tetovës, numëron mbi 450 shtëpi dhe mbi 2.000 banorë, kurse atari i sipërfaqes është 22,0 km2, me sipërfaqe të përgjithshme prej 2115 ha përkatësisht 781 ha tokë pjellore, 497 ha. kullota dhe 837 ha. pyje. Daton prej mesjetës së hershme sipas disa shënimeve historike ky fshat është quajtur MILADIN dhe BARDHI nga prof.mr. Fauzi Skendri që jep shpjegime të hollësishme në librin “Pikëpamjet demografike të popullsisë së komunës së Bërvenicës”-Çabej-Tetovë 2001. Fshat që shtrihet në fushën e Pollogut të Poshtëm. Ka Bashkësinë Vendore ku këshillin e përbëjnë 11 anëtarë prej të cilëve 6 janë shqiptarë dhe 5 maqedonas kryetar është Abilgani Emini, shkolla territoriale “VËLLAZËRIMI” ku mësimin e ndjekin 120 nxënës prej të cilëve 80 janë shqiptarë ndërsa 40 janë maqedonas, ka të punësuar 6 arsimtarë, 1 pastrues higjienik ndërsa përgjegjës është arsimtari Ejup Tahiri, objekti i kësaj shkolle e cila është ndërtuar për herë të parë në vitin 1936, të cilën në vitin 2002 CIMIC i forcave gjermane të KFOR-it kanë investuar në renovimin e saj me mbi 30 mijë euro ku mërgimtarët shqiptarë dhe banorët kanë investuar mbi 5 mijë euro ku kushtet janë të mira, por duhet theksuar sakrificat e kryetarit të bashkësisë vendore Abdilgani Eminit i cili ndihmoi që ky projekt u realizua, gjithashtu kuptuam se e kanë të gatshëm projektin për ndërtimin e terreneve sportive e që kap shumën prej 15 mijë euro e që kanë shpresë se do të gjejnë mirëkuptim nëpër shoqatat e ndryshme që veprojnë tek ne. Mësues të parë përmendin mësuesit Tefik, Spiro dhe Bardhin nga Shqipëria që kanë punuar në vitet 1941 deri më 1945. Më 1945 shkolla e ka pasur emrin “Braqa Milladinovi” dhe me pietet i përkujtojnë mësimdhënësit e parë si mësuesin Ismail nga Tetova, mësuesin Xhevahir nga Strimnica (Lulishte), mësuesin Feim nga Piroku, Emin Tresi nga Tetova, Mirveti nga Tetova dhe veteranët nga ky fshat si Ejup Tahiri, Hisni Shasivari, Mahir Kasami etj. ndërsa sot e mbanë “Vëllazërimi”, përgjegjësi i kësaj shkolle arsimtari Ejup Tahiri shpreh indinjatën e tij për një numër të konsiderueshëm të nxënësve që prindërit i marrin me vete në mërgim edhe pse atje vazhdojnë shkollimin e ka shpresë se ata një ditë do t’i kthehen vendlindjes që t’i ndihmojnë.

Po ashtu shkollimi i mesëm është bërë si shkollim i domosdoshëm që rezulton me vijimin masiv të shkollimit ku vlen të përmendet shkollimi i femrës. Nga ky fshat ka mbi 20 studentë, një numër i konsiderueshëm që ndjekin studimet si në UT, UEJL, në Shqipëri, Kosovë, Kroaci, Shkup e gjetiu. Po ashtu si në të gjithë fshatrat e Pollogut dhe malësive, ky fshat ka xhaminë e cila është ndërtuar në fillim të shekullit të XV ku njëherit ka shërbyer edhe mejtepi, ka dy kisha njëra gjendet në fshat dhe mbanë emrin Kisha e Shën Gjergjit dhe tjetra Kisha e Shën Athanasit e ndërtuar mbi fshat në vitet e 1980 në vendin e quajtur Graishte gjithashtu përmendet se ky fshat i lashtë i ka pasur tri kisha për të cilat nuk ka detaje, një kooperativë, repart për prodhimin e konstrukteve të aluminit, stacionin e përkohshëm të policisë ku pas fillimit të ri në këtë shtet janë të angazhuar 4 rezervistë në radhët e policisë që nuk kënaq aspak banorët e Miletinës, Zyrën e Vendit, ka ambulancë të shëndetësisë e cila është ndërtuar para tri vitesh, mirëpo habit fakti se ende nuk ka filluar me punë, siç kuptojmë nga banorët e zhgënjyer me sjelljet dhe formën indiferente të Qendrës Mjekësore të Tetovës dhe organeve përkatëse të shëndetësisë, edhe pse mjetet e “punës” për këtë ambulancë shëndetësie mund t’i sigurojnë nga shoqatat e ndryshme joqeveritare që veprojnë tek ne, siç thotë Kryetari i Bashkësisë Vendore, Abdilgani Emini se u duhet një mjek dhe një motër medicinale ku përpos miletinasve edhe banorët e fshatit fqinj të Bllacës të cilët janë maqedonas do ta shfrytëzonin këtë punkt shëndetësie, por mbete me shprese se kjo kërkesë vitale e këtyre banorëve do të has në mirëkuptim që ta zgjedhin njëherë e përgjithmonë këtë çështje, rrugën kryesore e kanë të asfaltuar në vitet 1970 ndërsa në vitin 1996 janë rregulluar edhe rrugicat e fshatit me vetkontribute ku banorët shqiptarë kanë investuar mbi 70 mijë euro, rrjetin e ujësjellësit e kanë zgjidhur në vitin 2002, ku janë ndërtuar dy puse dhe kanë gati 20 litra ujë në sekondë si dhe basenin që është diku në pjesën jugore në kodrinë me të cilën e kanë zgjidhur çështjen e ujit për pije për dy dekada më pak.

Ky projekt ka kushtuar 440 mijë euro nga ministritë e ndryshme dhe Agjencia për rajonet e pazhvilluara, ndërsa miletinasit kanë participuar me mbi 20% të shumës së lartshënuar. Uji për ujitjen e tokave pjellore që sipas të dhënave kanë 781 ha., kullota 497 ha dhe pyje 856 ha pra, atari i këtij fshati ka 22.0 km2, pra bujqësia është relativisht e zhvilluar ku çdo familje ka lopë me çka edhe sigurojnë të ardhura për jetë që dëshmon se ka disa punkte që e grumbullojnë qumështin. Për ujitjen e tokës pjellore kanë të ndërtuar dy sisteme, atë të hapur të kanalit që merret ujë nga Lumi Vardar dhe ai i mbyllur me motorë të ndërmarrjes së ujërave “POLLOG” si dhe të bujqve privat. Në fushën pjellore të këtij fshati kultivohen shumë kultura si gruri dhe rendimente tjera si specat, patatet, domatet, misër e të ngjashme. Rrjetin elektrik e kanë të rregulluar që dëshmon se këtë vit janë ngritur dy trafostacione që gjithsej kanë 5 trafostacione edhe pse kanë nevojë që ky rrjet të sanohet, ndriçimi publik është simbolik në bashkëpunim me Komunën e Bërvenicës, ku kanë 3 këshilltarë komunal 2 prej tyre 2 shqiptarë dhe një maqedonas. Telefonin, dy klube futbolli “RRUFEJA” dhe “POBEDA”, që ndihmojnë në zhvillimin dhe ngritjen e vetëdijes sportive në këtë fshat, kanë traditë me klubet në fjalë. Sipas të dhënave këtë fshat multietnik e përbëjnë shumica shqiptare që janë mbi 70% dhe maqedonas të cilët janë shembull i bashkëjetesës në Luginën e Pollogut të Poshtëm. Edhe këtë fshat plaga e rëndë e kurbetit e përfshinë me një përqindje të lartë që gjenden me punë të përkohshme jashtë vendit, por që brengos fakti se pjesa dërmuese me vete i marrin edhe familjet.

Më të përqendruar janë në vendet e Evropës Perëndimore e gjetiu. Gjithashtu nga ky fshat ka pasur një numër të konsiderueshëm mërgimtarësh në trojet e ish-Jugosllavisë ku kanë ushtruar zejen e ëmbëltorëve që sot ende mund ndonjë të gjendet si në bregdetin e Kroacisë e në ndonjë ish-republikë. Por, vlen të përmendet se mërgimtarët janë mjaft aktiv sa u përket ndihmave të ndryshme drejtuar Miletinës të cilët u janë mirënjohës, ngase gjithmonë kanë ndihmuar financiarisht që dëshmojnë një mori aktivitete të cilat janë kryer e tjerat presin të fillojnë si dhe kanë shpresë se mërgimtarët duhet të investojnë në vendlindje që me përvojat e tyre nga jashtë të ndihmojnë në zbutjen e papunësisë ngase nga ky fshat ka mbi 40% që marrin ndihma sociale. Rinia e fshatit, edhe pse me përgatitje adekuate arsimore si me të mesme dhe pjesa dërmuese me arsimim të lartë, nuk janë të përfshirë në punësime apo vetëm simbolikisht janë në administratën shtetërore, që nga ndërrimi i sistemit në këtë shtet. Siç kuptuam, nga ky fshat ka vetëm 4 policë rezervë që presin të kenë edhe më shumë në përbërjen e policisë multietnike. Sektori privat i ekonomisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është shumë pak i zhvilluar. Duhet përmendur se në dekadën e fundit në këtë fshat janë ndërtuar mbi 100 shtëpi të reja. Atari i tokës së këtij fshati kufizohet me atë të Çellopekut, Bllacës dhe Radiovcës (Shtrungës).

Klubet e futbollit “RRUFEJA” dhe “POBEDA”

Miletina si fshat ku jetojnë shqiptar dhe maqedonas pos tjerave karakterizohet edhe me atë se ka dy ekipe të futbollit dhe atë KF “Pobeda” ekip i vjetër i Miletinës i cili kryesisht është financuar nga ndërmarrja "Pobeda" dhe nga ana tjetër KF "Rrufeja" klub në të cilin janë kyçur vetëm shqiptarët dhe financimi kryesisht bëhet në baza vullnetare. Rrufeja është themeluar në vitin 1993 me iniciativën e disa aktivistëve të sportit. Sukseset nuk janë kushedi se çka por klubi ekziston dhe gjithmonë simbolizon rininë shqiptare të këtij vendbanimi.

Bashkëpunimi me qeverisjen vendore dhe me Komunën e Bërvenicës nëpërmjet të tre këshilltarëve nga ky fshat, nuk janë aq të mira. Siç thonë pjesa dërmuese se jemi të lënë anash nga institucionet e shtetit, nuk na shohin me sy të mirë, na vizitojnë në kohën e zgjedhjeve, na premtojnë dhe asgjë thuajse nuk realizojnë sa u përket problemeve madhore si të ujit për bujqësi, rrugëve e kështu me radhë. Por, është karakteristike se ky fshat i ka raportet e mira me fshatin fqinj Bllacën që janë kryesisht me popullatë maqedonase, e të mos flasim për banorët maqedonas në këtë fshat multietnik. Shtabi për Mbrojtjen Civile gjatë tërë kohës së luftës për fat të mirë nuk kanë pasur asnjë ekses, ngase kanë qenë syçelur për gjithçka si shqiptarët edhe maqedonasit që është një shembull i mirë i bashkëjetesës. Si shumë fshatra të Pollogut edhe ky fshat me banorët e tij janë optimist dhe shpresojnë për ditë më të mira në këtë shtet të përbashkët.