Özge Gürel
Özge Gurel | |
|---|---|
| Lindi | 5 shkurt 1987 (35 vjet) Stamboll, Turqi |
| Shtetësia | Turke |
| Arsimi | Universiteti Beykent |
| Profesioni | Aktore |
| Vite aktiviteti | 2010–prezent |
Özge Gürel (lindi më 5 shkurt 1987) është aktore turke.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Özge Gürel ka lindur më 5 shkurt 1987 në Stamboll.[2] Babai i saj është me prejardhje çerkeze ndërsa familja e saj nga nëna ishin emigrantë turq nga Selaniku.[3][4] Deri në mbarimin e shkollës së mesme jetoi në Silivri të Turqisë. Gürel fillimisht studioi biznes në Universitetin Beykent, por e la të papërfunduar. Më pas ajo mori mësime aktrimi, të ndjekur nga mësimet e menaxhimit të aktrimit.[5]
Gürel hyri në botën e aktrimit me personazhin “Zejnep” në Kızım Nerede?. Në vitin 2014 ka luajtur personazhin e Adës në serialin Medcezir. Ajo u bë aktorja kryesore në serialin Kiraz Mevsimi, i cili filloi transmetimin në të njëjtin vit, dhe luajti personazhin e Ojky Axharit në këtë serial. Në vitet 2016–2017, Kiraz Mevsimi u transmetua në Canale 5, një nga kanalet më të famshme të Italisë dhe u bë seriali i parë turk i transmetuar në televizionin italian. Ajo dhe Serkan Çayoğlu, personazhet kryesor të serialit, ishin të ftuar në një program në Itali. Ajo luajti rolin kryesor në serialin televiziv Yıldızlar Şahidim në vitin 2017. Gürel luajti rolin kryesor të "Nazlı Pinar Aslan" në Dolunay me bashkë-yllin, Can Yaman më 2017.
Në vitin 2020, Gürel filloi të luante rolin kryesor Ezgi në serialin turk Bay Yanlış, së bashku me Can Yaman, e cila u shfaq premierë në FOX në qershor 2020 dhe përfundoi në tetor 2020.[6][7]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Filmat | |||
|---|---|---|---|
| Viti | Titulli | Roli | Shënimet |
| 2014 | Bizum Hoca | Kardelen | Roli mbështetës |
| 2017 | Organik Aşk Hikâyeleri | Demet | Roli kryesor |
| 2017 | İlk Öpücük | Bahar | Roli kryesor |
| 2018 | Börü | Gokçe Demir | Roli mbështetës |
| 2019 | Annem | Nazllë | Roli kryesor |
| 2020 | Kar Kırmızı | Zejnep | Roli kryesor |
| 2022 | Savrulan Zaman | Roli kryesor | |
| Serialet | ||||
|---|---|---|---|---|
| Viti | Titulli | Roli | Shënimet | Programi |
| 2010-2011 | Kızım Nerede | Zeynep | Roli kryesor | atv |
| 2011 | Ve İnsan Aldandı | Derja | Roli mbështetës | Samanyolu TV |
| 2013 | Huzur Sokağı | Melisa | Mysafire | atv |
| 2013-2014 | Muhteşem Yüzyıl | Rana Hatun | Roli mbështetës | Star TV |
| 2014 | Medcezir | Ada Savasher | Roli mbështetës | Star TV |
| 2014-2015 | Kiraz Mevsimi | Ojky Axhar Dinçer | Roli kryesor | FOX |
| 2017 | Yıldızlar Şahidim | Haziran | Roli kryesor | Star TV |
| 2017 | Dolunay | Nazllë Pınar Asllan | Roli kryesor | Star TV |
| 2018 | Börü | Gokçe Demir | Mysafire | Star TV |
| 2018-2019 | Muhteşem İkili | Nilyfer Xhan | Roli kryesor | Kanal D |
| 2020 | Bay Yanlış | Ezgi Inal | Roli kryesor | FOX |
| Internet | ||||
|---|---|---|---|---|
| Viti | Titulli | Roli | Shënimet | Platforma |
| 2022- | Hayaller ve Hayatlar | Dixhle Ajdën | Roli kryesor | beIN CONNECT |
| Reklama | |||
|---|---|---|---|
| Viti | Produkti | Roli | Shënimet |
| 2012 | Milka | Vajza në kafene | Çokollatë |
| 2012 | Bi Falım | Vajza | Çamçakëz |
| 2013 | Vodafone | Studente | Telekomunikacion |
| 2013 | Doritos | Vajza | Ushqim i padëshiruar |
| 2014 | Pepsi | Veterinare | me Burak Özçivit |
| 2015 | Ford | Ojky Axhar Dinçer | me Serkan Çayoğlu |
| 2015 | Bellona | Ojky Axhar Dinçer | Mobilje |
| 2019 | Penti | Vetë ajo | Çorape |
| Muzika | ||
|---|---|---|
| Viti | Kënga | Albumi |
| 2014 | Kiraz Mevsimi | |
| Kahramanımsın | Kiraz Mevsimi (Soundtrack) | |
| 2015 | Bir Bahar Akşamı | |
| 2016 | Affet | 12 Kalp |
| 2017 | Ateşböceği | Yıldızlar Şahidim (Soundtrack) |
| Videoklipi | ||
|---|---|---|
| Viti | Kënga | Albumi |
| 2015 | İstanbul Beni Bırak | Laterna |
| 2015 | Kiraz Mevsimi | Kiraz Mevsimi (Soundtrack) |
| 2016 | Affet | 12 zemra |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Who is Özge Gürel, the Nazli of Dolunay?". Hürriyet (në turqisht).
- ↑ "Ozge Gurel Kimdir" (në turqisht). CNN Türk. 18 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2016. Marrë më 8 mars 2016.
- ↑ "It's not red lipstick or heeled shoe we call sexapel, it's demeanor". Hürriyet (në turqisht).
- ↑ "Annem Selanik göçmeni ev hanımı, babam Çerkes" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2017.
- ↑ "Ozge Gurel Height, Weight, Age, Net Worth, Dating, Bio, Facts". Celebs (në anglisht). Marrë më 2021-08-19.
- ↑ Haley. "Can Yaman and Özge Gürel to reunite in "Bay Yanlış"". dizilah.com (në anglisht). Marrë më 2020-04-27.
- ↑ "FOX | Özge Gürel kimdir? Bay Yanlış dizisinin Ezgi İnal karakteri". www.fox.com.tr (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 2020-06-19.