Agllaia Zoto
Agllaia Zoto (greqisht Αγλαΐα Ζώτου) ishte një komuniste dhe spiune shqiptare. Ajo pretendoi që arriti të bëhej zëvendësministre e drejtësisë së Bullgarisë.
Fillesat partizane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi më 1926 në Himarë. Si tremuajshe familja e saj në Saint-Etienne afër Parisit duke u arratisur nga regjimi i Ahmet Zogut.
Mbaroi shkollën më 15 vjeç në Vuno. Merr bursë për të mësuar në Instituti Femnuer "Nana Mbretneshë" në Tiranë. Aty angazhohet me komuniste si Margarita Tutulani dhe Ramize Gjebrea.
Kthehet në vendlindje dhe bëhet pjesë e Çetës së Bregut.
Shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas çlirimit, emërohet drejtoreshë e "statistikave shtetërore" në kryeministri.
Dërgohet me studime në Beograd për "shkenca juridike, ekonomike, politike". Në 1948 prishen marrëdhëniet Jugosllavi-Shqipëri dhe Zoto qëndron në Beograd për të bërë propagandë. UDB-ja e kap dhe e çon në burgun e Prishtinës ku e torturojnë. Zoto arriti të arratiset së bashku me Shpresa Gegën dhe Kasëm Demin drejt kufirit jugosllavo-shqiptar.
Shteti e dërgon për të studiuar drejtësi në Sofje dhe kthehet. Punon disa vite si hetuese dhe më vonë "zëvendësprokurore" të prokurorisë së përgjithshme.
Jeta në Bullgari dhe Francë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1958, Zoto martohet me Dimitar Zdravçev (Димитър Здравчев) dhe mërgon në Sofje. Aty punonte si prokurore. Pas mosmarrëveshjeve me Partinë Komuniste Bullgare, e detyrojnë të ndahet nga burri dhe të japë dorëheqje si prokurore. Më pas torturohet në çmendinë nga regjimi përgjatë një viti.
Zoto arratiset drejt Francës dhe fillon të shkruajë libra.
Kthimi në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1979 kthehet në Shqipëri dhe dërgohet në Lushnje në izolim, gjoja të përkohshëm për tu ambjentuar me kushtet e Shqipërisë, deri në 1990.
Pas komunizmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1991 shkoi në Greqi përmes Bullgarisë në pamundësi të marrjes së pasaportës shqiptare.
Vdiq në Athinë më 2015.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1975: Nuages gris sur la Bulgarie, pays des roses : journal d'une Albanaise, avocat général exclu de la Cour de Sofia[1]