Ahmed Dino
Ahmed bej Dino ose Ahmet agë Dino (1785–1849) ishte një udhëheqës ushtarak dhe politikan shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai lindi në vitin 1785 në Prevezë në familjen e njohur Dino të qytetit.[1] Ai ishte mik i ngushtë dhe aleat i Ali Pashë Tepelenës.[2] Në Egjipt ai ishte një nga gjeneralët e rangut më të lartë të Muhamed Aliut të Egjiptit gjatë pushtimit të tij të Egjiptit.[3] Në vitin 1844 financoi dhe ndërtoi në Prevezë xhaminë Yeni, e cila në vitet 2000 u shpall monument kulture i Prevezës.[4] Më 1847 mori pjesë në Revoltën Shqiptare të vitit 1847 udhëhequr nga Zenel Gjoleka. Megjithëse revolta fillimisht ishte e suksesshme, Gjoleka përfundimisht u mund dhe Ahmed bej Dino u internua në Konia ku vdiq në vitin 1849.[2] Ai ishte i martuar me Saliha Çaparin të Margëlliçit nga familja e shquar Çapari.[3] Djali i tij Abedin pashë Dino u bë një nga themeluesit e Lidhjes së Prizrenit dhe për një periudhë të shkurtër ministër i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Necmi, Uyanik. "BATICI BİR AYDIN OLARAK CELÂL NURİ İLERİ VE YENİLEŞME SÜRECİNDE FİKİR HAREKETLERİNE BAKIŞI" (PDF) (në turqisht). Selçuk University. fq. 233. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 tetor 2011. Marrë më 18 dhjetor 2010.
- ^ a b Unité de Recherches Interdisciplinaires sur l'Asie du Sud-Est (1995). Question coloniale et écriture: actes du Colloque. Le Torii Editions. fq. 133.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Bernath, Mathias (1979). Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas. Oldenbourg Wissenschaftsverlag. fq. 477. ISBN 3-486-48991-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mikropoulos, Tasos (2008). Elevating and Safeguarding Culture Using Tools of the Information Society: Dusty traces of the Muslim culture. Earthlab. fq. 448. ISBN 978-960-233-187-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)