Alban Bunjaku
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 20 maj 1994 (30 vjeç) | ||
Vendlindja | Romford, Angli | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2002–2012 | Arsenal | ||
2012–2013 | Sevilla Atlético | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2014–2015 | Derby County | 0 | (0) |
2016 | Dordrecht | 9 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2014 | Kosova | 2 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 6 qershor 2016 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 25 mars 2020 |
Alban Bunjaku (i lindur më 20 maj 1994), është futbollist profesionist kosovar i cili luan si mesfushor ofenziv (sulmues) për ekipin kombëtarë të futbollit të Kosovës.
Karriera e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lindur në Londër, në moshën tetë vjeçare Bunjaku iu bashkua akademisë së Arsenalit (Arsenal F.C. Academy).[1]
Pasi që shënoi pesëmbëdhjetë gola në njëzet e tri ndeshje te grupmoshave nën 18 vjet, Bunjaku u largua nga klubi për të nënshkruar për ekipin e Sevillas në La ligën spanjolle (La Liga)[2]. Ai luajti për klubin e dytë Sevilla Atlético, dë divizionin B të ligës spanjolle (Segunda División B)[3]. ai debutoj më 14 tetor 2012 në ndeshjen e javës se tetë kundër Cartagenna, ku në minutën e 89 hyri si zëvendësues në vend Álex Rubio. Ndeshja përfundoi me barazim 2:2[4]. Bunjaku shënoi golin e tij të parë më 4 nëntor 2012 në ndeshjen e javës së njëmbëdhjetë kundër Melilla dhe i mundësoi Sevilla Atlético fitoren prej 0:1 si mysafir kur shënoi në minutën e 53, dhe 12 minuta më vonë u zëvendësua nga Joaquín García[5].
Derby County
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më pas, më 10 qershor 2014, Bunjaku ishte kthyer në Angli për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Derby County[6]. Trajneri Steve McClaren tha se Bunjaku kishte potencial për të korrur sukses në Derby, duke pasur parasysh përvojën e tij dhjetëvjeçare në Arsenal dhe gjithashtu nga koha e tij e shkurtër në Sevilla Atlético[7].
Pasi kaloi kohën më të madhe kryesisht për ekipin U21, Bunjaku me pëlqimin e ndërsjellë u largua nga klubi disa muaj para përfundimit të kontratës së tij[8].
Dordrecht
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 18 janar 2016, menjëherë pas largimit nga Derby County, Bunjaku nënshkroi me Dordrecht të Eerste Divisie[9]. Ai bëri debutimin e tij për klubin në të njëjtën ditë në një ndeshje të ligës kundër Emmen. Ai erdhi si zëvendësues i Ibrahim Touré në minutën e 63-të, të cilën ndeshje Dordrecht e humbi me rezultat 2-0[10].
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar të vitit 2012, mediat raportuan se Federata Shqiptare e Futbollit po përpiqej ta bindte lojtarin të ishte pjesë e ekipit të saj kombëtar, pasi Federata e Futbollit Anglez nuk i kishte bërë atij ndonjë ftesë për të luajtur për kombëtaren angleze. Ai u thirr për të përfaqësuar Shqipërinë për grupmoshat U19.[11]
Në maj 2014, Bunjaku u thirr në ekipin kombëtar të futbollit të Kosovës, për ndeshjet miqësore kundër Turqisë dhe Senegalit[12]. Me datë 21 maj 2014, Bunjaku bëri debutimin e tij ndërkombëtar për Kosovën kundër Turqisë, duke hyrë si zëvendësues në minutën e 60-të në vend të Lum Rexhepit në humbjen me rezultat 1-6 në stadiumin olimpik Adem Jashari, Mitrovicë, Kosovë.[8][13]
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dhënat e datës 13 shtator 2016[14][15]
Klubi | Stinori | Liga | Kup | Evropë | Totali | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Sevilla Atlético | 2012–13 | Segunda División B | 10 | 1 | 0 | 0 | - | - | 10 | 1 |
Totali | 10 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 10 | 1 | ||
Slavia Prague B | 2013–14 | Czech Fourth Division | - | - | ||||||
Totali | ||||||||||
Derby County | 2014–15 | Football League Championship | 0 | 0 | 0 | 0 | - | - | 0 | 0 |
Totali | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | ||
Dordrecht | 2015–16 | Eerste Divisie | 9 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 9 | 2 |
Totali | 9 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 9 | 2 | ||
Totali | 19 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 19 | 3 |
Ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dhënat e datës 21 maj 2014
Përfaqësuesja kosovare e futbollit | ||
---|---|---|
Viti | Paraqitje | Gola |
2014 | 1 | 0 |
Totali | 1 | 0 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Sevilla sign English-born Arsenal starlet" Arkivuar 9 prill 2016 tek Wayback Machine. Inside Spanish Football. 28 June 2012. Retrieved 27 March 2016
- ^ http://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-2165875/Arsenal-allow-Alban-Bunjaku-join-Sevilla.html
- ^ Derby sign former Arsenal midfielder Alban Bunjaku on a free transfer". SKY Sports. 10 June 2014. Retrieved 11 March 2016.
- ^ "Sevilla II vs. Cartagena". Soccerway.com. 14 October 2012
- ^ "Melilla vs. Sevilla II". Soccerway.com. 4 November 2012.
- ^ Transfer news: Derby sign former Arsenal midfielder Alban Bunjaku on a free transfer | Football News | Sky Sports
- ^ "Dailymail news about transfer" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2016. Marrë më 4 shkurt 2018.
- ^ a b "Midfielder Alban Bunjaku leaves Rams". BBC Sport. 15 January 2016. Retrieved 11 March 2016
- ^ "Alban Bunjaku naar FC Dordrecht". FC Dordrecht. 18 January 2016. Retrieved 11 March 2016.
- ^ "FC Dordrecht 0-2 FC Emmen". Soccerway
- ^ "The story of Arsenal's former protege, 18-year-old Romford-born Alban Bunjaku" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 4 shkurt 2018.
- ^ Dy miqësoret, Bunjaku shpall listën e Kosovës Arkivuar 13 dhjetor 2014 tek Wayback Machine Panorama Sport
- ^ Kosovo national team v Turkey*, 21 May 2014 EU-Football.info
- ^ Alban Bunjaku at Soccerway
- ^ "Alban Bunjaku". National Football Teams. Benjamin Strack-Zimmerman.