Aleksandar Rankoviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Aleksandar Rankoviç)
Shko te: navigacion, kërko

Aleksandar Rankoviç (1909 – 1983) – figurë e lartë politike jugosllave, zëvendëspresident i ish-RSFJ-së. Në vitet 1950-1960 ishte në krye të organeve të sigurimit të shtetit në Jugosllavi. Nga viti 1946 deri më 1966 – ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Që nga viti 1956 – zëvendëskryeministër, anëtar i Sekretariatit të KQ të LKJ, anëtar i KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, ka mbajtur një numër të tjera qeveritare dhe postet partiake. Është konsideruar dhe si kasap i Kosovës. U shkarkua nga detyra dhe u përjashtua nga forumet e partisë pas skandalit të përgjimit të mareshalit J.B. Tito në rezidencën e ishullit të Brionit.Ai ishte komunist jugosllav me prejardhje serbe i cili ishte nder 3 njerezit me te fuqishem pas Josib Broz Tito-s dhe Edvard Kardelj-it. Rankovici ishte ithtar i Jugoslavisë se centralizuar dhe ka kundershtuar perpjekjet qe kane promovuar decentralizimin qe ai konsiderohet te ishte kunder interesave te bashkësisë serbe.

Ne vitin 1928 kur ai u be anëtar i partisë komuniste Rankovici u emërua sekretar i komitetit regjional te SKOJQ-SE te Serbise.Ai ishte anetare i Burose Politike qe nga viti 1940. Ne vitin 1941 ai u kap dhe u torturua nga Gestapet Gjerman mirepo me vone u shpetua nga nje shumice e partizaneve jugosllav..

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Aleksander Rankovic lindi në fshatin Draževac afër Obrenovac-it në Mbretërinë Serbe. Ai u lind ne një familje te varfër gjithashtu e humbi edhe babain në një moshe te re. Rankovici e përfundoi shkollën e mesme ne fshatin e tij. Me shume fëmije të tjerë te varfër ai pas përfundimit te shkollës se mesme shkoi te punonte ne Beograd. Mirëpo shume here i ra te largohej nga vendi per shkak te kushteve te këqija po ashtu ndodhi edhe me përfundimin e fakultetit.