Jump to content

Aliajt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Aliajt janë një sërë familjesh ndër trevat shqiptare, të përmendur si nga e drejta zakonore ashtu edhe për nga kontributet lokale e kombëtare.

Aliajt e Kastratit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zenel Shabani rrahka telin
Gojë per gojë po flet me mbretin,
S’mund durojm, tanzimatin e hyrjetin,
Asht e lkurë, ti me na rjepun,
Me na heq krahut dyfekun…”
Këngë kushtuar Zenel Shabanit[1]

Aliajt e Kastratit sipas traditës zakonore të fisit të Kastratit, janë bijtë e vëllait të madh, Aliut (geg. Alisë) që ishte edhe i vetmi i konvertuar në Islam. Gjeçovi nga mbledhjet e folklorit që ka bërë në të gjallë të tij, e radhit ndër fiset e përmendura në botëkuptimin zakonor shqiptar,[2] kjo e ripohuar nga shprehja e thënë në Shkodrën e qëmotit "si Begajt e Bushatit e Aliajt e Kastratit".[3] Me reformat e Hyrrijetit, vojvoda Zenel Shabani i fisit të Aliajve u bë pjesë e Kryengritjes së Malësisë kundër masave të ndërmarra nga xhonturqit. Për bëmat e tij rapsodët i kushtuan këngë:

Aliajt e Dibrës mbahen si konak[4] i malit të Çidhnës, të cilët sipas gojëdhënës zakonore gjininë e kanë në Kastrat, bark në gjininë Qefaliaj në Kabash të Pukës, bark në gjininë Memaj në Shalës së Dukagjinit, bark në gjininë Dragobi fisi Krasniqe, po ashtu edhe në fiset Thaçi, Komani dhe Yzeti në Pukë. I pari i këtij fisi i vendosur në Dibër ishte Habib (Bib sipas mbamendjes popullore) Alia i vdekur më 1800. Një pinjoll i këtij fisi, Salë Demiri qe sergjerde (prijës trupash të parregullta) i Nëntë Maleve të Dibrës.[5] Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, Halil Alia në krye të një batalioni dibranësh shquhet ndër radhët e nacionalistëve.[6]

Aliajt e Kryeziut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fshatin e Kryeziut të rrethit të Pukës janë njëri prej shtatëmbëdhjetë fiseve tradicionale. Të zhvendosur më 1735 nga Pecaj-Nikaj e Shalës së Dukagjinit, Aliajt e Pukës janë njohur deri nga mesi i shekulli të XIX si fisi i Shalës. Llagëpin "Alia" e morën pas Ali Mark Kryeziut. Për studjuesin e këtij fisi, Tonin Alija, edhe Át Shtjefën Gjeçovi rrjedh nga ky fis[7].

  1. ^ Luli Gj., Kastrati: vështrim historiko-shoqëror dhe doko-zakonor, Shkodër: Camaj-Pipaj, 1999, fq. fq.38
  2. ^ Gjeçovi, Vepra, Prishtinë: Rilindja - Redaksia e botimeve, v.2, 1985. fq. 226-227.
  3. ^ Bushati H.Bushatllinjtë, Shkodër: Idromeno, 2003, fq. 28-36. ISBN 99927-841-2-1
  4. ^ Pernezha H., Çidhna, vështrim etnokulturor, Rruga e Arbërit nr. 9 (65) - Shtator 2011. fq. 6.
  5. ^ Pernezha H., Krahina e Çidhnës: (histori dhe etnokulturë), Tiranë: M & B, 2013.
  6. ^ Repa H., “Halil Alia” i Xhafer Martinit, një roman që sjell të vërtetën, Rruga e Arbërit. Nr. 9 (137). Shtator 2017. fq. 17
  7. ^ Alia T., Aliajt e Kryeziut (Pukë), paraardhës të Shtjefën Gjeçovit