Andrea Manesi
Andrea Manesi ishte një udhëheqës shqiptar, i cili, në 1607, organizoi një revoltë kundër Perandorisë Osmane. Ai u deklarua si "Skënderbeu i dytë", dhe pretendonte që ishte i udhëzuar nga Perëndia që ta clironte Shqipërinë nga Sulltani dhe të merrte vendin e këtij të fundit. Duke fituar famë si mrekullibërës si dhe duke u bërë i shquar për ndihmat që u jepte të varfërve, ai rriti numrin e mbështetësve të tij deri në një revoltë të armatosur, e cila u shtyp nga ushtritë Osmane.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Andrea Manesi lindi në Qullëz, një fshat në mes Lezhës dhe Shkodrës, në veriperëndim të Shqipërisë. I rritur në një periudhë intensive konfliktesh mes Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve, që kërkonin pavarësinë, në 1607 ai kishte filluar të deklarojë se fliste me hyjnitë, dhe ato e udhëzonin të merrte kontrollin e perandorisë.[1] Manesi pretendonte se ai ishte pasardhësi i Skënderbeut, udhëheqësi që luftoi kundër Osmanëve, dhe se Sulltan Ahmedi I nuk kishte asnjë të drejtë të sundonte. Njerëzit thonin që Manesi bënte mrekullira, dhe ndihmonte të varfërit. Ai udhëhoqi 3000 burra shqiptarë në luftëra për të eliminuar Sulltanin. Gjithashtu, Manesi, i mbështetur nga një numër rebelësh gjithnjë në rritje, shkurtoi taksat dhe u bëri thirrje zyrtarëve vendorë që të bënin punën e tyre me ndershmëri. Pasi disa rajone të Shqipërisë, si Dukagjini, Kthella dhe Selita iu bashkuan revoltës, Andrea Manesi u ftua për vizitë nga Porta e Lartë, por ai e refuzoi ftesën. Si përgjigje, Sulltan urdhëroi një ushtri të madhe për të sulmuar kryengritësit e rajoneve rebelë, por Manesi dhe përkrahësit e tij vazhduan aktivitetet e tyre deri në vitin 1610. Pas dështimit që të siguronin mbështetje nga Spanja, revolta dështoi.[2]
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Andrea Manesi është një figurë shumë e panjohur në historiografinë shqiptare. Historinë e tij është e vlefshme jo vetëm në kontekstin e konfliktit shqiptaro-osman, e të marrëdhënieve të asaj kohe, por edhe në vërtetimin e mekanizmave të krijimit të miteve. I dalë nga statusi i një njeriu të zakonshëm, Manesi kuptoi rëndësinë e fitimit të famës, duke u bërë një udhëheqës rajonal.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Instituti i Historisë (1967). Studime historike, Volume 4. Akademia e Shkencave. fq. 199.
- ^ Pulaha, Selami (2002). Historia e popullit shqiptar, Vellimi 1. Botimet Toena. fq. 540.
- ^ Zeqo, Moikom (17 korrik 2010). "Dy shqiptarë të 4 shekujve më parë". gazetadita.al. Dita. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 10 qershor 2018.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Instituti i Historisë (1967). Studime historike, Volume 4. Akademia e Shkencave.
- Pulaha, Selami (2002). Historia e popullit shqiptar, Vellimi 1. Botimet Toena.
- Zeqo, Moikom (17 korrik 2010). "Dy shqiptarë të 4 shekujve më parë". gazetadita.al. Dita. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 10 qershor 2018.