Antraksi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Me termin Antraks (Anthrax) njihet një sëmundje infektive që prek kafshët dhe njeriun. Në kafshë zhvillohet në formë septicemike, kurse te njerëzit shfaqet më tepër në formë të lokalizuar të puçrrës së zezë (pustula maligna). Në popull kjo sëmundje njihet me emrin “plasja”.

Para viteve ’50 në Shqipëri plasja ka qenë shumë e përhapur dhe shkaktonte dëme të mëdha në bagëti e raste të shpeshta në njerëz. Një vaksinë sistematike e prodhuar në Institutin e Kërkimeve Veterinare në Shqipërinë e para viteve ‘90, solli thuajse zhdukjen e saj. Në këtë institut krahas vaksinës është prodhuar edhe serumi kundër plasjes (Anthrax-it).