Diarreja
Diarre - jashtëqitja e shpeshtë ; shkula - nënkupton kryerjen e nevojës më shpesh se 3 herë në ditë, me çrast nevoja është e paformuar dhe te të rriturit e kalon peshën prej 200 g/ditë. Me diarre është e lidhur një ndjenjë e madhe për kryerjen e nevojës, e cila paraqet problemin kryesor të të prekurve nga sëmundja.
Një diarre e cila zgjat më shumë se 4 javë llogaritet si diarre kronike.
Shkaktarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Diarret akute janë shpesh të shkaktuara (në 70 % të rasteve) nga infeksionet të ndryshme ose nga helmimi me ushqime të prishura, po edhe nga përdorimi i ilaçeve (sh: kimioterapi), nga ngrënia e ushqive me konsistence, pas një periudhe pengrenje, nga radiacjonet dhe nga gjendje patologjike (diverticolite, helmime nga metalet te renda, iskemi te zorrës, alergji ose intolerance). Mikroorganizmat qe shkaktojnë diarrenë akute janë te ndryshëm ; nder to po përmendim : Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Vibrio cholerae, Clostridium difficile, Campylobacter jejuni, Salmonella spp., Shigella spp., Giardia lamblia (o intestinalis), Entamoeba histolytica, Rotavirus, Adenovirus, disa lloje elminti. Sidoqoftë lista është e gjate. Diarrea akute nga infeksioni është një problem serioz ne vendet ne zhvillim, pasi shkakton çdo vit vdekjen e te paktën 4 milion fëmijëve nen 5-vjeç. Këto patologji gjejnë terren te lehte përhapje ne zona me kushte te renda higjienike-pestertie : mungesa e ujit te pishem, mbipopullimi, prania e plehrave dhe mos gatimi i rregullt i disa ushqimeve. Diarresë nga infeksioni mund te përmendim disa shenja, qe varen nga lloji i mikroorganizmit përgjegjës dhe gjendjes patologjike. Mund te kemi nausea, vjedhje, temperature dhe diarrea mund te jete si ujë ose me gjak.
Diarret kronike e shkaktojnë : stersi, alergjitë e e ushqimit, të ushqyerit e gabuar, mosfunksionimi i pankreasit, mëlçisë dhe tëmthit, infeksione kronike, parazitë, sëmundje kronike të zorrës së trashë si : Morbus Crohn, citostatikët, digitalis, etj.
Mjekimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit në rast të një diarreje të fotë duhet pa tjetër dhe menjëherë të konsultojnë mjekun. Vlen të përmendet se gjatë diarresë duhet të praktikohet një abstenimin prej ushqimit ose të merren ushqime të lehta për tretje. Me rëndësi është barazimi i lëngjeve dhe mineraleve të humbura.
![]() |
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |