Shko te përmbajtja

Arif Vladi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arif Vladi
Lindi3 shtator 1956 (69 vjeç)           
Lura e Vjetër, Shqipëri
ProfesioniKëngëtar i këngës epiko-historike
Vite aktiviteti1968–aktualisht
ÇmimetArtist i Merituar, Mjeshtër i Madh
Karriera muzikore
ZhanretKëngë epiko-historike
InstrumentiVokal

Arif Vladi (lindur më 3 shtator 1956) është këngëtar shqiptar i këngës epiko-historike. Ka një karrierë të pasur artistike me një repertor të larmishëm me këngë të theksuara epiko-historike duke e bërë atë një këngëtar emblematik në llojin e tij.[1]

Edukimi dhe karriera artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më tej, vijoi studimet në Liceun Artistik "Jordan Misja” dhe Akademinë e Arteve, Tiranë – dega Kanto (1980). Për herë të parë në skenë u ngjit në moshën 12-vjeçare, në festivalet e zonës, për të vazhduar pa shkëputje në të gjitha festivalet folklorike të rrethit, ndërsa kënga e parë e kënduar nga ai para publikut ishte Djemtë e Lumës hiç s’kanë dert. Fama e tij artistike nisi në fillim të viteve 80-të, ku pas mbarimit të Akademisë, dy vjet punoi si këngëtar në Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve dhe pastaj në Estradën e Peshkopisë deri në vitin 1989. Kulmin famës e arriti në vitet e fundit të shekullit XX. Përhapja e famës së Arif Vladit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Diasporë, u bë me punimin e këngëve O prite Azem Galicën, Hajredin Pasha, Jakup Ferri me bajrak, Sefë Kosharja i pari i fisit, Jam Kosova e shqiptarisë, Marshi i UÇK-së, etj. Si talent i rrallë i këngës shqipe, ka marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare, si në Francë (1980), Zvicër (1981), Gjermani Perëndimore (1983), Algjeri, Tunizi (1984), Itali, Austri (1985), Egjipt (1989), etj. Këngët e Arif Vladit ishin “ajka” e repertorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.Albumet muzikore të tij janë: Arif Vladi këndon, Kënga ime për shqiptarët, Unë dhe këngët e mia, Jam Kosova e shqiptarisë, Marshi i UÇK-së, etj.

Sot ai bashkë me familjen jeton e vepron në Belgjikë, por kohë pas kohe vjen në Shqipëri e Kosovë, ku me bashkëpunëtorët e tij, tekstshkruesin Agim Doçi, kompozitorët Edmond Zhulali e Përparim Tomçini, me këngëtarin që kanë realizuar disa hite kushtuar heronjve dhe kombit shqiptar Ilir Shaqiri, punon projekte të reja. Për personalitetin dhe veprimtarinë e tij artistike është realizuar një film dokumentar nga kolegu i tij Ilir Shaqiri, regjisori Blerdi Malushi, e gazetari Besart Galica, i titulluar Arif Vladi – Zëri i këngëve lapidare, i cili u shfaq në Muzeun Historik në Tiranë dhe në Qendrën për Kulturë Haki Stërmilli në Peshkopi. Emri i Arif Vladit do të përmendet gjithmonë si këngëtar i përkushtuar dhe profesional.

Është vlerësuar me titullin "Artist i Merituar" dhe "Mjeshtër i Madh".

Këngë të kënduara në vite[2]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Lisi i gjakut, lisi i trimave
  • Djemt e Dibrës, djemt e Damit
  • Rexi Amerikani
  • Këngë për Suf Murrën
  • Jam Kosova e shqiptarisë
  • Falmi krahët shqipe
  • Falja e gjaqeve
  • Eja kam një fjalë
  • Atje larg në Atdheun tim
  • Ilirida
  • Fatime Sokolit
  • Pajtimi kombëtar
  • Anton Çeta
  • Zemra e tij si gjylja e topit
  • S’rrihet Dibra me kërbaç
  • S’na la hasmi me u rrit bashkë
  • Si molla në degë
  • Këngë për Shotë dhe Azem Galicën
  • Ka hy hasmi në katër anë
  • O ju malet e Shqipërisë
  • Jakup Ferri
  • Erdha nga Shqipëria vëllazën kosovar
  • Të dy Dibrat
  • Mos harroni
  • Flamuri kuq e zi
  • Lura ime
  • Po n’Kosovë kur do këndoj
  • Rron Kosova n’trojet veta
  • Përball topit flamurtar
  • Oj Kosovë tungjatjeta
  • N’Shehër të Dibrës janë mbledh burrat
  • N’Dardani bien një tumpan
  • Ndal bajloz
  • Nëna jote po vajton
  • Moj Kosovë, moj kull baroti
  • Moj Kosov me kësulë të bardhë
  • Këngë për Sef Kosharen
  • Shqipëria
  • Malet tona kanë hap krahët
  • Ma gëzofsh Kosovë lirinë
  • Lulet kur çelin
  • Në mal të Korabit shpesh kam dalë
  • Unë jam djalë i votrës tande
  • Unë jam çikë nga Dragobia
  • Çele nuse derën
  • Anës lumejve
  • Doli Drita
  • Djemt e Lurës
  • Djalë e nuse po thinjën për mua
  • Demokratike u ba Shqipëria
  • Enver Hoxha, tungjatjeta
  • Çohu çikë e dil te dera
  • Sikur Drini i Bardhë e i Zi
  • Liqenet e Lurës
  • Marshi i UÇK-së
  • Si molla në degë
  • Moj Serbi moj shtrigë e vjetër
  • Këngë për Ismail Hajradinajn
  • Jam Medvegja, jam Presheva
  • Vendlindja s’harrohet…

Albume dhe bashkëpunime[3]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Në vitin 1991, Fatime Sokoli & Arif Vladi publikojnë albumin “Këngë Atdhetare”.
  • Në vitin 1994, Arif Vladi publikon albumin “S’na La Hasmi Me U Rritë Bashkë”.
  • Në vitin 1999, Arif Vladi publikon albumin “Marshi I UÇK-së”.
  • Më datë 10 Nëntor 2018, Arif Vladi, Ilir Shaqiri & Nikolle Nikprelaj publikojnë videoklipin “Kaloresi I Lirise”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Ilir Shaqiri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.
  • Më datë 25 Nëntor 2018, Arif Vladi publikon videoklipin “Lura Dhe 300 Duvaket”. Kënga u orkestrua nga Edmond Zhulali.
  • Më datë 7 Dhjetor 2019, Arif Vladi & Kastriot Tusha publikojnë videoklipin “Per Ty Shqiperi”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Çun Lajçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali. Më datë 9 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Rexi Amerikani”.
  • Më datë 11 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Djemte E Dibres, Djemte E Camit”. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Edmond Zhulali. Më datë 18 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Lisi I Gjakut Lisi I Trimave”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Agim Doçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.
  • Më datë 9 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Rexi Amerikani”.
  • Më datë 11 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Djemte E Dibres, Djemte E Camit”. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Edmond Zhulali.
  • Më datë 18 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Lisi I Gjakut Lisi I Trimave”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Agim Doçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.
  • Më datë 4 Shtator 2023, Arif Vladi & Fadil Llugaxhiu publikojnë videoklipin “Këngë Për Heroin Besim Ndrecaj”. Muzika dhe orkestrimi i këngës u punuan nga Edmond Zhulali, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Arif Vladi.
  • Më datë 23 Shtator 2023, Arif Vladi publikon videoklipin “Komuniste U Ba Shqipëria”. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga Sami Hoxha. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.
  • Më datë 5 Tetor 2023, Arif Vladi publikon videoklipin “Në Serbi Lëshoj Tërmet”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Arif Vladi, teksa për arranzhimin u kujdes Alfred Qemalja. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.
  • Më datë 12 Tetor 2023, Arif Vladi publikon videoklipin “Sali Mani, Nderi I Kombit”. Muzika e këngës u punua nga Sali Mani, teksti u shkrua nga vetë Arif Vladi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alfred Qemalja. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.
  • Më datë 9 Dhjetor 2023, Arif Vladi publikon videoklipin “Prof. Berisha Dridh Serbin”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Arif Vladi, teksa për arranzhimin u kujdes Sami Hoxha. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arif Vladi – Zëri i këngëve lapidare

  1. migaaved (2020-08-12). "Arif Vladi, një legjendë e gjallë e këngës epiko-historike – RRUGA E ARBERIT". Marrë më 2025-06-05.
  2. migaaved (2020-08-12). "Arif Vladi, një legjendë e gjallë e këngës epiko-historike – RRUGA E ARBERIT". Marrë më 2025-06-05.
  3. "Arif Vladi, artisti i përmasave kombëtare, emblemë e traditës dibrane të këngës". Gazeta Koha Jonë. 2024-03-27. Marrë më 2025-06-05.