Jump to content

Arsimi në Kazakistan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kampusi i Universitetit Kombëtar Al Farabi në Almaty - Kazakistan

Arsimi në Kazakistan pas pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik, kaloi nëpër një periudhë të depresionit të madh ekonomik gjë që shkurtoi "financimin publik" për arsimin, dhe si rezultat i kësaj ai "ra nga 6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 1991 në rreth 3% në vitin 1994, para se të rritet në 4% në vitin 1999". Mësuesit e shkollës fillore dhe të mesme mbeten të paguar dobët; kështu p.sh. vetëm në vitin 1993 më shumë se 30,000 mësues (ose rreth një e shtata e stafit mësimdhënës të vitit 1990) u larguan nga arsimi, shumë prej tyre për të kërkuar punë më fitimprurëse.

Në vitin 1992, rreth 51 përqind e fëmijëve ndiqnin rreth 8,500 institucione parashkollore në Kazakistan. Në vitin 1994 Kazakistani kishte 8.575 shkolla fillore dhe të mesme (klasat 1 deri 11), në të cilat vijonin mësimin afërsisht 3.2 milion nxënës, dhe 244 shkolla të mesme të specializuara me rreth 222,000 nxënës. Në vitin 1994, rreth 272.100 studentë u regjistruan në gjashtëdhjetë e një institucione të arsimit të lartë e ku 54% e studentëve ishin kazakë, dhe 31 përqind ishin rusë. Kushtetuta e Kazakistanit e vitit 1995 siguron arsimim të detyrueshëm të shkollës së mesme. Qytetarët konkurrojnë për institucione të socializuara të arsimit të lartë. Arsimi privat po rritet në vend, me rreth 5% të studentëve të regjistruar në shkollat private por që mbesin kryesisht nën kontrollin e shtetit.

Në vitin 2000, Qeveria e Kazakistanit iu bashkua qeverive të RepublikësKirgistanit, Taxhikistanit, dhe Aga Khanit për të krijuar institucionin e parë të arsimit të lartë ndërkombëtar, Universiteti i Azisë Qendrore (UCA). UCA do të ketë tre kampe me madhësi dhe status të barabartë në secilin nga vendet themeluese. Kampusi i Kazakistanit është në ndërtim e sipër në Tekeli në rajonin Zhetysu, 35 minuta në lindje të kryeqytetit rajonal Taldykorgan, dhe tre orë me makinë nga Almaty. UCA do të përfitojë nga burimet e Rrjetit të Zhvillimit të Aga Khanit për të ofruar një standard të njohur ndërkombëtarisht të arsimit të lartë në Azinë Qendrore. Aktualisht, Universiteti vepron në një Shkollë të Arsimit Profesional dhe Vazhdues (SPCE), krahas me një Shkollë të Studimeve Universitare si dhe një institucion tjetër të arsimit të lartë që është në procesin e themelimit.

Në vitin 2002 , Banka Aziatike për Zhvillim i dha ndihmë teknike Kazakistanit për të identifikuar çështjet kryesore dhe përparësitë në sektorin e arsimit si dhe për të kontribuar në forcimin e strategjisë së qeverisë për zhvillimin e sektorit të arsimit. [1] Shtetet e Bashkuara siguruan 137 anëtarë të Korpusit të Paqes në mënyrë që "të punojnë në arsim dhe zhvillimin e OJQ-ve" në vitin 2004. [2]

Kazakistani ka një normë arsimore prej 99.1% për meshkujt dhe 97.7% për femrat që nga viti 1999. [3]

Kur Sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara Condoleezza Rice vizitoi Kazakistanin më 12-13 tetor të vitit 2006, ajo tha "E ardhmja e çdo shteti varet nga niveli i tij i arsimit. Kjo është vizita ime e katërt në Kazakistan, unë isha tashmë në Atyrau dhe Almaty dhe kam qenë në gjendje të shoh për vete nivelin e lartë të arsimit të kombit tuaj, që është çelësi i suksesit të çdo vendi. "

Sistemi i arsimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kushtetuta e Republikës së Kazakistanit e mbron me ligj të drejtën për të vijuar arsimin dhe edukimin e hershëm në kopshtin e fëmijëve. [4] Fëmijët zakonisht fillojnë kopshtin në moshën 5 vjeç. Që nga viti 2004, kishte 100 kopshte në vend (83 publike, 4 direkt nën Ministrinë e Arsimit, dhe 13 private) dhe 135 856 fëmijë të regjistruar në kopshte (ose 63% të fëmijëve të moshës 5 dhe 6 vjeçare). Të gjitha kopshtet pritet të japin mësim kazakisht dhe rusisht, me një theks të veçantë në njërën ose tjetrën gjuhë.

Një problem i madh ka qenë ulja e numrit të kopshteve, për shkak të mungesës së fondeve shtetërore dhe praktikisht mos ekzistencës së burimeve private të financiare. Ka gjithashtu ulje në cilësinë e kopshteve, përfshirë mungesën e shujtës së nxehtë ose ushqimit të shërbyer me cilësi të ulët dhe ndërtesave në riparim të dobët. [5]

Shkolla filloreKazakistan fillon zakonisht në moshën 7 vjeçare (disa prindër i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, kur mbushin 6 vjeç, e shumë rrallë - 8) dhe shkon nga vitet 1 - 4. Klasat zhvillohen zakonisht në dy turne, nga 8 deri në 1 dhe nga 2 deri në 7, me nxënës që shkojnë në shkollë në mëngjes ose pasdite. Të gjitha shkollat fillore janë shtetërore dhe arsimi fillor dhe i mesëm janë të drejta të mbrojtura me kushtetutë.

Kurrikula për shkollën fillore dhe atë të mesme përcaktohet nga Ministria e Arsimit, me shumë pak zgjedhje për shkollat individuale. Librat shkollorë publikohen nga shitës me pakicë të pavarur dhe duhet të blihen nga vetë nxënësit.

Shkolla fillore u ofrohet falas të gjithë qytetarëve dhe banorëve të Kazakistanit dhe prindërit zakonisht paguajnë vetëm për aktivitete jashtë kurrikulare siç janë programet sportive, programet muzikore dhe ndonjëherë pajisje laboratorike ose pajisje të tjera speciale.

Shkolla e mesme e ulët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nxënësit vazhdojnë në shkollën e mesme të ulët nga klasa 5 deri në klasën 9. Kjo përafërsisht korrespondon me atë që quhet në SH.B.A., shkollë e mesme e vogël, ose shkollë e mesme. Zakonisht një nxënës në klasën 8 është 14-15 vjeç. Kurrikula është një planprogram i arsimit të përgjithshëm që përfshin lëndë të tilla si letërsi, gjuhën e parë të studentit, gjuhën ruse ose kazake (në varësi të gjuhës së shkollës në përgjithësi), histori, fizikë, matematikë, biologji, kimi, gjuhë të huaj etj.

Shkolla e mesme e lartë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi të keni lënë shkollën e mesme të ulët, ka tre rrugë në dispozicion. Studentët janë të lirë të zgjedhin ndonjë institucion të arsimit të mesëm të lartë, e që kërkohet të ndjekin një të tillë. Të diplomuarit e të gjitha degëve kanë të drejtë të hyjnë në universitet.

Pista e parë është një shkollë e mesme e përgjithshme e cila përfshin klasat 10-11 dhe siguron arsim të përgjithshëm.

Për më tepër, ekzistojnë dy programe kurrikulare për arsimin profesional: arsimi fillestar profesional i cili sigurohet nga shkolla trajnuese dhe licetë, dhe arsimi i mesëm profesional i siguruar nga kolegjet dhe shkollat tregtare.

Shkollat e formimit fillestar janë krijuar për të trajnuar studentët në një profesion të caktuar. Programi është zakonisht zgjatë dy ose tre vjet, (zakonisht për studentë të moshës 16-18 vjeç), por për disa trajnime profesionale kërkohen programe katër vjeçare. Studentët që diplomohen mund të shkojnë në kolegje për formim të avancuar profesional ose të ndjekin universitetin. Shteti paguan shpenzimet e arsimit.

Licetë ofrojnë arsim bazë profesional për të përgatitur studentë për profesione të caktuara dhe që përfshin arsimim të përgjithshëm akademik. Kohëzgjatja e studimit është tre vjet. Shteti paguan shpenzimet e arsimit.

Kolegjet japin një program që ofron arsimim të përgjithshëm akademik dhe arsimim të përparuar profesional. Kolegjet, nëse licencohen, mund të ofrojnë arsim fillestar profesional. Programet zgjasin tre ose katër vjet (klasat 10–12, 13). Programet e përshpejtuara ekzistojnë për studentët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe formimin fillestar profesional në të njëjtën fushë. Të diplomuarit mund të shkojnë në universitet ose mund të fillojnë të punojnë. Ndërsa me Ligjin për Buxhetin e vitit 1999, kolegjet janë pronë e shtetit dhe vetëfinancohen. Sidoqoftë, në parim, i gjithë arsimi i detyrueshëm (fillor dhe i mesëm) sigurohet falas.

Programi mësimor për shkollën fillore dhe të mesme përcaktohet nga Ministria e Arsimit, me një zgjedhje të vogël që u lihet shkollave individuale. Librat shkollorë shiten në librari dhe blihen nga vetë studentët.

Ashtu si shkolla fillore,edhe shkolla e mesme subvencionohet nga qeveria. Prindërit paguajnë vetëm për aktivitete jashtëshkollore, siç janë programet sportive, programet muzikore, dhe nganjëherë pajisjet laboratorike ose pajisjet e tjera speciale.

Institucionet terciare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumica e universiteteve, duke ndjekur sistemin rus, përqendrohen plotësisht në mësimdhënie dhe nuk përfshihen në kërkime. Studentët të cilët pranohen në universitet në çfarëdo niveli aplikojnë nën një program specifik, dhe kurrikula përcaktohet nga universiteti (sipas legjislacionit shtetëror) për secilën nga shkollat kryesore. Për shembull, në studentët në drejtimin e ekonomisë të gjithë do të studiojnë në të njëjtat programe me të njëjtin rend, për dallim nga praktika arsimore angleze që kanë një kurrikulë të ndryshme.

Qeveria aktualisht po ndjek një program për të miratuar një sistem krediti i cili do t'i lejojë studentët të studiojnë më lehtë ndërkombëtarisht, dhe të shtojnë mundësinë e një programi mësimor me zgjedhje dhe kurse të zgjedhura nga studentët.

Ekzistojnë katër nivele të arsimit terciar në Kazakistan:

  • Diploma bachelor - zakonisht një diplomë katërvjeçare
  • Shkalla e Specialistëve - zakonisht një diplomë pesëvjeçare dhe më intensive se ajo bachelor
  • Diploma master - zakonisht një diplomë dyvjeçare, afërsisht korresponduese me masterin perëndimor.
  • Diplomë doktorature - zakonisht një program pesëvjeçar

Universitetet zakonisht drejtohen nga një rektor, i emëruar nga Presidenti i Kazakistanit, i cili ka një autoritet të konsiderueshëm mbi institucionin, duke aprovuar të gjitha vendimet përfshirë ato në lidhje me programin mësimor, personelin dhe pranimin. Kështu që universitetet e Kazakistanit janë më të centralizuara sesa homologët e tyre perëndimorë.

Universiteti më i njohur në Kazakistan është Universiteti Nazarbayev. Dy universitete të tjera të shquara në Kazakistan janë Universiteti Kombëtar Kazakist al-Farabi në Almaty dhe LN Gumilyov Universiteti Kombëtar Euroazian me vendndodhje në Nur-Sultan.

Përveç kësaj, ekzistojnë disa universitete ndërkombëtare si KIMEP, që është një program i përbashkët, 40% në pronësi të qeverisë së Kazakistanit, por arsimi bazohet në sistemin perëndimor. Universiteti Teknik Kazakistano-Britanik dhe Universiteti Kazako-Amerikanqë përfaqësojnë përkatësisht projekte të përbashkëta midis Kazakistanit dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Sh.B.A-ve. Në të tre institucionet, gjuha e mësimit është anglisht. Universiteti i Azisë Qendrore, i themeluar bashkërisht nga Qeveritë e Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit si dhe nga Aga Khani, është i lidhur me Rrjetin e Zhvillimit të Aga Khanit. Kampusi i tij në Kazakistan ndodhet në Tekeli. Ekzistojnë edhe një numër universitetesh tjera të veçanta. Ndërsa, ka universitete publike si edhe universitete private.

Universitetet private, zakonisht janë institucione fitimprurëse, të cilat i nënshtrohen rregullave të njëjta në lidhje me kurrikulën, por janë të lirë që të përcaktojnë programin e arsimimit dhe pagat siç e shohin më të përshtatshme. Universitetet publike u nënshtrohen rregullave të njëjta me organet e tjera qeveritare, në lidhje jo vetëm me tarifat dhe pagat, por edhe strukturën administrative, kontraktimet dhe nënkontraktimet, dhe pronësinë e pasurive. [6]

Universitetet në pronësi të shtetit marrin fonde nëse regjistrimi i tyre arrin 86,000 studentë ose 34%. [5] Një numër i vogël universitetesh financohen përmes një linje buxheti në buxhetin e Republikës, siç janë akademitë e artit ose universitetet ndërkombëtare.

Financimi publik i arsimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studentët që nuk kanë marrë arsim të mesëm të përgjithshëm, kanë pjesën akademike të programit të tyre të financuar nga shteti. Sa i përket formimit profesional, disa studentë paguajnë tarifa dhe të tjerët financohen përmes programit shtetëror, ku autoritetet shtetërore kërkojnë një numër të caktuar të punëtorëve dhe specialistëve të trajnuar në fusha të caktuara. Këta studentë zgjidhen përmes një konkursi të bazuar në merita gjë që përcaktohen nga suksesi (nota) dhe rekomandime nga mësuesit ose zyrtarët publik.

Shikuar në tërësi, në nivel të vendit, arsimi përbëhet nga

  • 14.4% e shpenzimeve publike në 1999
  • 12.1% në vitin 2000
  • 11.9% në 2001
  • 12.6% në 2002

prej të cilave pjesa më e madhe shkon në arsimin e përgjithshëm:

Përqindja (%) e shpenzimeve publike në arsim sipas nivelit dhe llojit, 1999-2003[7]
Niveli/lloji i arsimit 1999 2000 2001 2002 2003 Mesatare
Edukimi parashkollor 3.1 3.7 3.2 3.3 3.0 3.3
Arsimi i përgjithshëm 68.4 73.7 65.2 68.7 66.2 68.4
Arsimi fillor profesional 3.2 3.3 2.9 3.3 3.6 3.2
Arsimi i mesëm profesional 3.5 3.3 2.5 2.5 2.3 2.8
Programe të tjera arsimore 11.9 6.1 17.1 12.3 16.4 12.8
Arsimi i lartë 9.9 10.0 9.1 9.9 8.5 9.5


Të ardhurat mesatare mujore (KZT), 1999-2003 [7]
sektori 1999 2000 2001 2002 2003 (gjysma e parë)
Kombëtare 11,864 14,374 17,303 20,323 21,991
Industria 16,370 20,647 23,812 26,280 27,952
Administrata publike 11,308 11,758 14,970 16,930 17,374
Kujdesi shëndetësor dhe puna sociale 6,821 7,267 8,288 10,863 12,089
Arsimi 8,149 8,512 9,937 12,863 14,510

Në lidhje me mungesën e objekteve shkollore, apo mungesa e mësuesve, disa shkolla fillore dhe shkolla të mesme kanë nga tre, në vend të dy ndërrime, kështu që një grup i nxënësve shkon nga 8 deri në 1 pm, një të dytë nga 1pm deri në 6. Kjo rezulton në mbingarkimin e mësuesëve, nxënësve dhe studentëve, të cilët janë mbeten në shkolla deri vonë, dhe në objekte të amortizuara.[5]

Banka Aziatike e Zhvillimit (ADB) publikoi një raport mbi financimin e arsimit publik në Kazakistan në vitin 2004, i cili përmend gjerësisht kritikat e sistemit të arsimit publik. Sipas këtij raporti, financimi i arsimit publik është i ulët, dhe mekanizmat për të prezantuar financimin privat kanë qenë të pasuksesshëm. Për më tepër, Kodi i Buxhetit dhe ligji "Për arsimin" nuk përcaktojnë qartë përgjegjësitë e pushtetit vendor dhe qendror, as nuk përfshijnë mekanizma të mjaftueshëm për monitorimin e shpenzimeve buxhetore. [1]

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim publikoi një raport në vitin 2014 mbi sistemin arsimor në Kazakistan. Sipas raportit, Kazakistani arriti përmirësime të konsiderueshme në cilësinë e arsimit dhe rritjen e aksesit në arsimin fillor dhe të mesëm. Raporti gjithashtu tregoi se Kazakistani kishte filluar reforma të thella për të përmirësuar cilësinë e sistemit arsimor dhe gjithnjë e më shumë po shikonte standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. [8]

  1. ^ a b 34460-012: Education Sector Development Strategy Asian Development Bank
  2. ^ U.S. Assistance to Kazakhstan - Fiscal Year 2004 U.S. Department of State
  3. ^ Kazakhstan Arkivuar 26 dhjetor 2018 tek Wayback Machine CIA World Factbook
  4. ^ "Официальный сайт Парламента Республики Казахстан". www.parlam.kz (në anglisht). Marrë më 11 prill 2018.
  5. ^ a b c UNDP in Kazakhstan. 11 prill 2018
  6. ^ Decree of President of the Republic of Kazakhstan, Nursultan Nazarbayev of November 9, 1993
  7. ^ a b Mercer, Malcom and Elmira Khalikova, ' Education Sector Development Strategy" ADB and the British Council, Astana 2004
  8. ^ "OECD REVIEWS OF SCHOOL RESOURCES: Kazakhstan" (PDF). www.oecd.org (në anglisht).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autoritetet Kombëtare

Organizatat ndërkombëtare

Konferenca