Jump to content

Balnoterapia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Balneotherapy)

Balnoterapia ose Balnologjia (Latin: balneum "banja") është një lloj trajtimi që pretendon përfitime shëndetësore për disa sëmundje përmes larjes dhe përdorimit të banjave, një teknikë kjo e mjekësisë tradicionale.[1] Ndonëse konsiderohet se ka dallime nga hidroterapia,[2] megjithatë ka edhe disa përkime në praktikë dhe në parimet themelore. Balnoterapia mund të përfshijë ujë të nxehtë ose të ftohtë, masazh me anë të lëvizjeve të ujit, relaksim, dhe/ose stimulim. Shumë ujëra termale në banja dhe ilixha janë të pasura në veçanti me minerale të tilla si silic, sulfur, selen, dhe radium.

"Balnoterapia" është një praktikë e zhytjes së subjektit në ujë mineral ose ujëra minerale të ngarkuara me baltë dhe si e tillë ajo është pjesë e mjekësisë tradicionale të shumë kulturave ndërsa origjinën e ka në burimet termale, burimet e ujit të ftohtë, ose burime të tjera të ujit të tilla si uji i Detit të Vdekur.[3]

Pas larjes - William-Adolphe Bouguereau (1875)

Përfitimet prej ujërave termike kanë qenë prej kohësh të njohura për njeriun dhe janë përdorur shumë nga romakët, grekët dhe egjiptianët. Hipokrati (460 p.e.s. - 375 p.e.s.) ishte i pari që theksoi efektet shëruese të ujit të detit dhe rajoneve detare të ishullit Kos, në Arkipelagun Dodekanesos në Detin Egje. Legjenda thotë se ai erdhi në këtë përfundim duke vëzhguar efektin e dobishëm të detit në duart e dëmtuara të peshkatarëve. Ai e hetoi se uji i detit zvogëlon rrezikun e infeksioneve dhe riprodhon qelizat duke inkurajuar shkëmbimin e mineraleve dhe toksinave midis gjakut dhe ujit. Sa e vlerësonin grekët e lashtë efektin e dobishëm të detit ka shkruar poeti grek Euripidi (480 p.e.s. - 460 p.e.s.);"Deti rivendos shëndetin e njeriut", kurse filozofi grek Platoni (428 p.e.s.- 437 p.e.s.) thoshte se deti i largon të gjitha sëmundjet e njeriut.

  1. ^ Angus Stevenson, red. (2007). "Definition of balneo therapy". Shorter Oxford English Dictionary (bot. 6th). Oxford: Oxford University Press. fq. 180. ISBN 978-0-19-920687-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Balneotherapeutics". The Encyclopædia Britannica (1911). Vëll. III. New York. fq. 284–285 (300–301 in electronic page field). Marrë më 2011-07-16. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Matz, H; Orion, E; Wolf, R (2003). "Balneotherapy in dermatology". Dermatologic therapy. 16 (2): 132–40. PMID 12919115. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Nathaniel Altman, Healing springs: the ultimate guide to taking the waters : from hidden springs to the world's greatest spas. Inner Traditions / Bear & Company, 2000.  ISBN 0-89281-836-0
  • Dian Dincin Buchman, The complete book of water healing. 2nd ed., McGraw-Hill Professional, 2001.  ISBN 0-658-01378-5
  • Jane Crebbin-Bailey, John W. Harcup, John Harrington, The Spa Book: The Official Guide to Spa Therapy. Publisher: Cengage Learning EMEA, 2005.  ISBN 1-86152-917-1
  • Esti Dvorjetski, Leisure, pleasure, and healing: spa culture and medicine in ancient eastern Mediterranean., E. J. Brill, 2007 (illustrated).  ISBN 90-04-15681-X
  • Carola Koenig, Specialized Hydro-, Balneo-and Medicinal Bath Therapy. Publisher: iUniverse, 2005.  ISBN 0-595-36508-6
  • Anne Williams, Spa bodywork: a guide for massage therapists. Lippincott Williams & Wilkins, 2006.  ISBN 0-7817-5578-6