Bashkësia e Llukarit
Bashkësia e Llukarit | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 5.000−6.000 |
{{{postal_code_type}}} | 10000 |
Faqja zyrtare | Komuna e Prishtinës |
Llukari është një bashkësi fshatrash në komunën e Prishtinës. Ajo shtrihet në vëri-lindje në kufi me qytetin e Prishtinës dhe përbëhet nga 5 fshatra : Llukari, Makoci, Grashtica, Siqeva dhe Radasheci. Në këtë bashki lokale të komunës së Prishtinës banojnë kryesisht qytetar me mbiemrin Krasniqi dhe Berisha, të cilit qysh herët kanë zënë banim në këtë trevë. Bashkia e Llukarit shtrihet në të dalë (vëri-lindje) të qytetit Prishtinë, përkatësisht në jug-perëndim të Gollkaut, ku malet e Albanikumit Kopaonikut shkallë-shkallë zbresin në ultësirën e Prishtinës dhe përreth saj deri në Rrafshin e Kosovës. Kjo bashki është në vëri-lindje të Prishtinës, përkatësisht nga hyrja në luginën që shpie në Makoc e Grashtice, deri në luginën e Siqeves e të Radashecit dhe të Kolovices.
Lumenjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëpër bashkinë e Llukarit kalojnë lumenjtë Prishtinka, Shatorrka, Siqevka dhe Lumi i Kolovices.
Pozita gjeografikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zyra e Bashkisë së Llukarit nga Prishtina është 5 km. Qendër e Bashkisë së Llukarit është Prishtina. Bashkia e Llukarit gjendet në hemisferën veriore të gjerësisë dhe gjatësisë gjeografikë 42° 56,8' deri në 42° 60,8' dhe 21° 9' deri në 21° 15'. Kufizohet në lindje me Sofalinë, Butocin e Poshtëm, Mramorin, -në vëri-lindje me Keçekollën e Koliqin, ndërsa në vëri-perëndim me Sharbanin, Rimanishtin, Trudën dhe Bërnicën e Epërme.
Relievi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas konfiguracionit të terrënit, territori i Lluakrit, Kolovices, Makocit, Grashtices, Siqeves dhe Radashecit është tërësisht kodrinoro-malor. Ky terren mund të ndahet në dy grupe : Lugina përgjatë lumit të Kolovices, kurse në të djathtë kufiri shkon deri në majën e Gërmisë. Pjesa e rrafshët nën fshat në drejtim të Prishtinës është kryesisht ara dhe kopshte, në të djathtë janë shpatet, që në të kaluarën ishin vreshta të vjetra, që sot janë ara, përgjatë mezhdave të të cilave ka shkurre.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klima është kryesisht Kontinentalë. Megjithëse, në të ndikon terrëni malor, nuk ndryshon, por është e njëjta si në Rrafshin e Kosovës.
Hidrografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Artikuj me stampa shënimesh që shënjestrojnë faqe joekzistuese
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Bashkësi lokalë në Kosovë
- Fshatra në Kosovë
- Prishtinë
- KO-gjeo-cung