Jump to content

Grashtica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Grashticë
Gjytet
Fshat
Skeda:Smail Puraj.jpg
Popullsia
 • Gjithsej433

Grashticë është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë.

Blegtoria e Grashticës

Posedon bukuri të rralla natyrore, e sidomos në stinën e dimrit.

Ndryshe quhet edhe si fshati i mullinjëve. Ka shumë mullinjë me ujë.

Popullsia e këtij fshati kryesisht merren me blegtori dhe bujqësi.

Nga kafshët kryesisht mbajnë lopë dhe dele.

Foto nga: Alpet e Grashticës
Guri i Rogës
Natyra
Foto nga: A.K

Grashtica është fshat cili shtrihet në lindje të Kosovës, në një largësi 10 km, largësi nga kryeqendra e Kosovës,në magjistralen që të shpie në drejtim të Leskocit dhe pikës kufitare, të quajtur Porta 4-tër. Ajo kufizohet nga fshatrat Makoc, Mramor, Siqevë, Radashec, Keçekollë dhe Koliq dhe në vete i posedon 14.962.561 metra² hapësirë: Magjistralja që kalon nëpër Grashticë pothuaj e ndan në gjysmë këtë fshat kodrinorë-malor. Pjesa më e madhe është pjesë malore dhe përfshin një sipërfaqe prej 9.981.872 metra katror, d.m.th 66.71 % të pjesës së përgjithshme.

Grashticën mund ta ndajmë në disa pjesë bazuar në shtrirjen e banorëve në lagje:

  • Grashtica Qendër që përfshin lagjen e Kopranëve, Tahirajve, Kadriajve, Balajve, Shillovëve
  • Grashtica e Epërme përfshin lagjen e Dandarosëve, Sherifaj, Ajetaj, Demaj, etj,
  • Lagjen e Ugriajve në afërsi të fshatit Mramor dhe Lagjen e Stubllave që gjendet në Stallovë, afër fshatit Keçekollë
  • Lagjen Rrustaj Afër lagjës së Ugrijave
  • Lagjen e Xhupollëve që gjendet afër Mramorit

Banorët e këtij fshati bartin disa tre mbiemra: Sopjani, Krasniqi dhe Berisha. Mbiemri Krasniqi është më i madhi këtu, derisa mbiemrin Sopjani e bartin vetëm Lagja e Kopranëve dhe Shillovë, kurse mbiemrin Berisha e bartin lagja e Xhupollëve dhe Stubllave. Gjatë luftës në këtë fshat ka vepruar njësiti i UÇK-së.

Përveç rrugës kryesore-magjistrales, asnjë rrugë anësore nuk ka kanalizime, as ujësjellës, telefon, shtruarje trotuarësh.

Trafiku Urban Autobuset numër 15 shkojnë në një pjesë të Grashticës, Keçekollë dhe Koliq. Këta autobus marrin udhetarë. Këtu biletat nuk janë të shtrejtuara nga stafi i autobusit. Mirëpo orari është shumë i rrallë.

Në vitet 1989-1990 Grashtica ka pasur rreth 2000 banorë, kurse tani pothuaj është e pabanuar, sepse lufta dhe kushtet ekonomike, e kanë bërë të vehten dhe tani ka 459 banor të përhershëm.

Që nga kohët e mëhershme Grashtica ka qenë cak i okupatorëve të ndryshëm ashtu si dhe të okupatorit serb, ku gjatë kësaj kohe pjesa me e shëndosh, më e re, ashtu edhe familje të tëra, në mënyrë masive kanë lëshuar Grashticën dhe kanë dalë në botën e jashtme sidomos në vitet 1990-ta dhe gjatë dhe pas luftës së vitit 1999.

Në këtë fshat gjendet një shkollë fillore nëntë vjeçare ”Teuta” dhe një objekt fetar, një xhami, kurse objekte tjera nuk ka, sepse çdo herë kjo pjesë ka qenë më e harruar nga të gjithë, si institucionet shtetërore, si ato komunale dhe ato më të larta.

Stina e Dimrit

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]