Rimanishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rimanisht
Fshat

Rimanisht është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Etimologjia e toponimit Rimanisht është me prejardhjen arumune, prej një kohë në të kaluarën kur arumunët (vlleh) jetonin në atë trevë.[1]

Rimanisht është fshat i cili gjendet 15 kilometra në verilindje të Prishtinës, në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë.

Fshati Rimanishti nga Prishtina është larg 15 km dhe kufizohet me këto fshatra, me Besiën, Vranidollin, Serocin, Ternavën, Vanocin, Sharbanin, Siqevën dhe Lebanën.

Naltësia mbidetare e Rimanishtit është prej 600 m deri në 1000 m, në malet e këti fshati ekzistojnë shumë llojë të drunjeve, poashtu ka bimë nga më të ndryshmet, edhe prej atyre që përdoren edhe në mjekësi për barna, toka është e cilësisë së lartë, por këtu kultivohen të gjitha kulturat bujqësore, madje edhe përimet e të gjitha llojeve, këtu gjenden edhe shumë llojë të pemëve, të cilësisë së mirë me rëndimente shumë të mira. Rrugët e Rimanishtit janë të gjitha të kalueshme me automjetë dhe mjetë tjera motorike.

Banorët e Rimanishtit janë të ndarë në disa lagje si Rexha, Musliu, Lahu, Arifi, Mustafa, Syla etj. Më tepër së gjysma e territorit të fshatit është mal kurse gjysma tjetër është livadhe dhe tokë e punushme e cilësisë tejet të mirë.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ma tepër se gjysma e popullsisë së këti fshati janë autokton, të besimit musliman, me kulturë dhe tradita të pastërta shqiptare.

Ka rreth 140 shtëpi me 950 banorë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas disa studimeve të pakonfirmuara, Rimanishti si vendbanim ka ekzistue edhe para shekullit XIV.

Rimanisht fshat malore i cili shtrihet në veri lindje të Prishtines në dokumentet e gjetura daton qe nga shekulli i XIV i njohur me emrin Rimaniste.

Disa persona nga Rimanishta janë edhe: Nazmi Mustafa(kryetar i Prishtinës), Avni Arifi(ministër)Rrahman Fetahu(aktorë), Kastriot Rexha-Majk(këngëtar),Muhamed Arifi (aktorë),Albina Arifi(sportiste),Dibran Rexha dhe Qerim Arifi (ish të burgosur politikë)

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Begzad Baliu (Mars 2013), "Toponimia Arumune në Kosovë Arkivuar 14 korrik 2018 tek Wayback Machine", Konferenca: Lidhjet Kulturore dhe Historike Shqiptaro-Rumune, Universiteti Fan S. Noli Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Shtëpia Botuese "Promo Print", Korçë, ISBN: 9789928146144, Marrë më 4 Shkurt 2018, fq. 99.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]