Jump to content

Benn Beckman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Benn Beckman (ベン・ベックマン Ben Bekkuman) është personazh fiktiv dhe i dyti në komandë i Piratëve të FlokëkuqitOne Piece.

Dymbëdhjetë vjet më parë në vendlindjen e Monkey D. Luffy, ai kishte flokë të zeza dhe të gjata dhe i kishte të lidhura bisht. Pas dymbëdhjetë viteve, flokët e tij tani janë ngjyrë hiri dhe të shkurtëra. Ai ka një mbresë X në tëmth në anën e majtë. Ai shpesh shihet me pushkën në krahun e tij dhe me një cigare në gojën e tij.

Veshja e tij ka ndryshuar shumë pak gjatë viteve që nga paraqitja e tij e parë; ai tani vesh një këmishë të zezë me jakë v me mëngë tre çerek (ndërsa më parë është parë i veshur me një këmishë me mëngë të shkurtra me ngjyrë dhe dizajn të ngjashëm) së bashku me pantallona të lirshme (fillimisht me ngjyrë të gjelbër të errët, por aktualisht gri) me xhepa të shumtë mbi to, të futura brenda çizmeve të tij të shtrënguara. Ashtu si shumica e piratëve të tjerë me flokë të kuq, ai mban një brez rreth belit, të cilit i bashkon pushkën në një mënyrë si pistoleta. E vetmja gjë që i shtohet veshjes është manteli i tij me model spirale.[1]

Beckman duket se është shumë më pak argëtues dhe shumë më i relaksuar sesa anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë, duke vepruar si anëtarë me nivel të lartë. Ai, Lucky Roo dhe Yasopp janë disa nga anëtarët më të besueshëm të Shanks, të cilët janë parë gjithmonë kur Piratët e Flokëkuqit janë paraqitur, zakonisht kur ndodh diçka e rëndësishme. Ai është një zëvendës-kapiten i merituar, i cili mbështet në heshtje ekuipazhin me një qëndrim të thellë, pavarësisht gjallërisë së tyre

Ndonjëherë, Beckman duket i kënaqur me veprimet e kapitenit të tij, të tilla si paniku kur Luffy është kidnapuar, ose bëhet edhe më i dehur kur ai ka pirë shumë para dhe kur Mihawk sjell lajmin e shpërblimit së parë të Luffy.[2] Ai është i pari që flet në mesin e ekuipazhit sa herë që shfaqen. Ai gjithashtu duket të jetë i pari që bën pyetje rreth gjendjes së ekuipazhit, sikur nëse Qeveria Botërore do të përpiqet t'i ndalojë ata të shohin Mjekërrbardhin.

Si zëvendës kapiten i Piratëve të Flokëëkuqir, Beckman është autoriteti i dytë më i lartë i ekuipazhit pas vetë Shanks. Ai ka një përvojë të madhe si më i vjetri nga anëtarët kryesorë të ekuipazhit, në betejë.

Beckman është një luftëtar shumë i fuqishëm. me efikasitet dhe shkathtësi të shkëlqyer luftarake. Dymbëdhjetë vjet më parë ai mundi i vetëm ekuipazhin e banditëve malorë të Higumës duke përdorur vetëm një cigare dhe pushkën e tij si shkop. Në fund të Luftës së Samitit të Marineford, admirali marinar Kizaru zgjodhi të mos angazhohej me Beckman kur ky i fundit e kishte mbajtur nën kërcënimin e armës, edhe pse Kizaru kishte luftuar me Marco më herët dhe madje edhe me Mjekërbardhën vetë.

Beckman është veçanërisht i njohur për intelektin e tij tepër të avancuar, duke pasur IQ-në më të lartë të çdo personazhi të prezantuar në East Blue Saga.

Beckman gjithashtu e mposhti ekuipazhin e bandave malore të Higumas pa ndihmën e dikujt, më pas duke i thënë Higumës të sillte një luftanije si rezervë nëse ai donte t'i luftonte ata.

Beckman ka demonstruar një farë aftësie vjedhurazi kur Piratët e Flokëkuqit mbërritën në Marineford për të ndaluar luftën, në gjendje të ngjitej dhe të ulet në direkun e një anijeje marine për të drejtuar strallin e tij nga një Kizaru aty pranë, një përdorues i Ambicies së Vëzhgimit, pa e vënë re ky i fundit.[3]

Beckman posedon aftësinë e Ambicies së Armatimit. Ai është në gjendje të fusë Hakin e tij në plumbat e tij dhe ata janë mjaft të fuqishëm për të depërtuar në trupat e armiqve të tij.

Beckman mban një pushkë stralli me vete, por ai ende nuk është parë duke e gjuajtur, në vend të kësaj e ka përdorur atë si një shkop për njerëzit e Higumës,[4] dymbëdhjetë vjet më parë dhe si një kërcënim kundër Kizaru.

  1. ^ One Piece Kapitulli 234 dhe Epizodi 151
  2. ^ One Piece Kapitulli 96 dhe Epizodi 45
  3. ^ One Piece Kapitulli 579 dhe 488
  4. ^ One Piece Kapitulli 1 dhe Epizodi 4