Jump to content

Beteja e Rekës Raincës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fronti për mbrojtjen e Kosovës Lindor- Më 17 dhjetor 1944, rreth 1000 burrave nën armë, të Malësisë së Karadakut dhe Bujanocit në Zarbincë, dhe të Preshevës u mbajt Kuvendi i themelues u zgjodh Shtabit Drejtues të Rezistencës Shqiptare për Kosovën Lindore, nën udhëheqjen e Mulla Idriz Gjilanit, Mulla Idriz Gjilani - Mbrojtja kombëtare për Kosovë lindore. i cili u zgjodh edhe komandant i Forcave vullnetare shqiptare të krahut Lindor dhe sekretar Muharrem Fejza, zëvendëskomandant Sylë Zarbinca, kurse për anëtarë u emëruan komandantët e njësive (guerile) : Shefki Hajdini-Desivojca, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ajet Kosovica, Xheladin Kurbalia, Lotë Vaku, Hoxhë Isuf Baftjari Lipovica, Faik Tairi dhe Sulë Hotla. Komandanti i çetave të armatosura balliste për krejt viset e Kumanovës edhe në rolin e anëtarit të Shtabit të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, edhe në rolin e promotorit për organizimin e Komiteteve të Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës në viset e Kumanovës, Sulë Hotla, ndërsa në rajonin e Karadakut të Kumanovës vepronte Batalioni i Karadakut nën udhëheqjen e Sulë Hotlës, sipas urdhrave që vinin nga Mulla Idriz Gjilani, respektivisht prefektura e Gjilanit dhe Shtabi Suprem për Mbrojtjen e Tokave të Liruara Shqiptare të Kosovës Lindore.[1]
ulur nga e majta A.Presheva, Limon Staneci, Riza Hyseni(Norqa), Mark Gashi dhe ne kembe Asllani (vëllai i Limonit), Hetë Koka, Xhelili Xhemës (Seferi) Saqip Bukuviku.(Azem pushka). Paria e Kosovës lindore

Beteja e Rekës Raincës, ose, quajtur ndryshe, Lufta për Kosovën Lindore[2] përgjatë udhës Frëngut *Reka e Gjakut (u zhvilluan luftime frontale mes forcave vullnetare shqiptare pr Mbrojtjen e TOKAVE të Liruara nga trupat serb-bullgare në rrethinën juglindore të Gjilanit, Preshevës, Bujanocit deri në Ristovc, Tasjan dhe Brezë )

- Kosovë lindore, më 29 gusht 1944 u bë resistenca më e madhe e armatosur ndërmjet një koalicioni të LNÇ- antifashist të Ballkanit dhe BRSS pro anglo-amerikane.

Depërtimi i shpejtë i forcave të rreshtuara nga mbeturinat e forcave çetnik serbo-bullgare të Ballkan tronditi parinë politike që i udhëheqete shqiptarët dhe atë të vendeve fqinje, për shkak të ndikimit prorus, karshi boshtit anglo-amerikan të boshtit antifshiast, konformë Marrëveshja e Mukjes dhe të Konferenca e Bujanit[3]. Komunat që shtrihen përgjat hapësirës prej 200 km/2 të njohur si Luginë e Preshevës- në një dendësi më të madhe me banorë që i ngjiteshin Karadakut të Shkupit dhe Gjilanit, vetëm Tërnovci ishte një nga vendbanimet më të mëdha fshatare në teritorin e ish-RSFJ-së. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja gjenden në Luginë e Preshevës. Kjo Luginë në perendim është sikur të jetë e mbrojtur me vargmalin e Karadakut të Shkupit, e njohur si KaradakU i Preshevës, nga lindja me malet e Rujenit.

Lugina shtrihet në drejtimin veri – jug në formë të pandërprerë nga Ristovci në veri, e në jug në drejtim të Preshevës dhe të Kumanovës. Ristovci deri ne vitin 1912 ka qenë pikë kufitare, kur Presheva e Bujanoci, pra edhe Maqedonija dhe Kosova “shlirohen” nga ushtrija serbe, fqinje kjo e pa ngopur për toka të reja dhe zgjerime teritoriale.Për së gjati kësaj Lugine kalojnë rrugët – magjistralja dhe hekurudha, të cilat e lidhin Evropën me Azinë përmes Greqisë.

Lugina e Preshevës në veri kufizohet me Serbinë jugore, në jug me Maqedonin perendimore, nga lindja e ka Bullgarinë, e në perëndim me Kosovën. Pra, nga jugu dhe perëndimi të mbështetur fuqishëm në trungun e ndarë shqiptar, që pas mbarimit të luftës së dytë botërore).[4] Rainca si fshat është vendbanim në Komunën e Preshevës (Regjioni Pçinski të Serbisë Jugore). Gjeografikisht fshatit gjendet po thuajse në mes të Preshevës dhe Bujanocit, si dhe kufizohet me Kosovën. Fshati gjendet në Luginë dhe në mesë të tij kalonë Lumi i Gjakut, i cili në krye të fshatit i bashkohen Lumi madhë dhe Lumi Vogël.ku edhe pika më e ulët në territorin e komunës së Preshevës gjendet tek grykderdhja e lumit Raincë 420 m. Rainca sot ka mbi 446 shtëpi, me mesatarisht 4.38 Anëtarë për shtëpi, dhe me ndërtim është në zgjerim të mëtutjeshëm në drejtim të binarëve.

Beteja e Rekës Raincës, sikurse ajo më 28 qershor te maja e Kikës e vitit 1944, njihet si luftë për mbrojte të etnisë shqiptare më 29 gusht 1944 (Ditën e Bajramit) si reaksion mbrojtës ndaj sulmit të forcave serbo-bullgare te vija frontale e hapur (me 28 gusht 1944 ) deri më 30 nëntor 1944 përgjatë udhës së frengut, maja e Kikës, Ristovci, Tasjan dhe Brezë ~ vija kufitare Serbi - Maqedoni.

Skeda:Presheva11.JPG
Pamje e Preshevës

[5] Pas kapitullimit të Bullgarisë fashiste, më 9 shtator 1944, forcat e rezistencës kombëtare, konformë urdhëresës së KQ të Lidhja e Dytë e Prizrenit, në viset e çliruara, u themeluan organet politiko-ushtarake edhe për nënprefekturën e Preshevës. Nënprefekt u zgjodh Limon Staneci, komandant i xhandarmerisë Ali Staneci, kurse komandant i forcave të rezistencës u zgjodh Ibrahim Kelmendi. Filloi mobilizimi i vullnetarëve dhe u caktuan komandat e zonave mbrojtëse, në vijën hekurudhore Kumanovë-Preshevë Bujanoc, të udhëhequr nga njerëzit me ndikim si Xheladin Kurbalia, Hoxhë Lipovica, Het KOKA, Sylë Hotla ,Sherif dhe Agush Malisheva etj.

  • ||Jusuf Selim Baftjarit- i njohur si Hoxhë Lipovica, në muajin shtator 1944, i është besuar detyra e komandantit të trupave vullnetare-balliste në luftë kundër partizanëve në frontin e Preshevës dhe atë në sektorin Raincë- Corroticë, ku edhe ishte aktiv në luftë, dhe ku më 19 shtator 1944-në ditën e bajramit, në atë sektor janë vra mbi 100 partizanë dhe janë zënë rob 206 të tjerë[6].
  • | Hoxhë Lipovicës dhënë në zyrën e UDB-ës në Ferizaj, më 10.03.1947, kur thotë: “Pas kapitullimit të Bullgarisë më thirri nënprefekti i Gjilanit Hamit Kroj dhe kërkoj nga unë që të tuboj sa më shumë vullnetarë, dhe të kontaktoj me Limon Stanecin-nënprefekt i Preshevës, Limoni kërkoi nga unë që ta formoj shtabin për luftë kundër sulmeve të forcave partizane në sektorin Corroticë-Rainca, ku edhe kam qëndruar afër dy muaj]|[2]
  • |Hysen Tërpeza-atdhetar i shquar, kur bënë fjalë për Luftën e Preshevës, mes tjerash thotë: ...Ishte Ditë Bajrami...kur arritëm në Preshevë e kuptuam se ishte ndalur lufta, në të cilën pati shumë të vrarë...Atëherë pash se në Preshevë kishin arritur edhe Mulla Idrizi me një fuqi, Ramiz Cernica i Parteshit, Fazli Seferi nga Bresalci, Sylë Hotli nga Kumanova... Atëherë para popullit të tubuar mbajti fjalim Mulla Idriz Gjilani, pastaj Sylë Hotli, pastaj edhe Ramiz Cërnica ndërsa unë në fund(Hoxhë Lipovica) Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, më 11.12.1946, lidhur me pjesëmarrjen e tij në luftën e Preshevës, deklaron, se për komandant në Corroticë e kishim Jusuf Baftjarin - Hoxhë Lipovica.
  • Daut Dauti Rrahmani: Në vijën e frontit të asaj lufte marrë plagë vdekjeprurse dhe është bartur në shpinë nga Isah Mustafa(Haxhi Mustafës Kokajve nga vija e frontit në Raincë të Preshevës deri në Cërraticë me 28 gusht 1944 plagoset nga kisha serbe në fshatin Bilaq, ku nga plagët e marra edhe vdes pas pakë ditësh. .Ja si e kujtojnë bashkë pjesëmarrësit e tij në atë fushëbetejë të rëniesë: Në vjeshtën e vitit (10 tetor)1944 forcat vullnetare shqiptare, të stacionuara jo larg pjesës së hekurudhës së fshatit Corroticë, kishin ndërmarrë një kundërsulm ndaj atyre serbe. Një njësi e vogël e luftëtarëve shqiptarë, në krye me gjyshin tim, i kishin ndjekur serbët, të cilit kishin ikur në drejtim të fshatit Bilaq. Duke sulmuar, ishte plagosur dhe kishte mbetur prapa, pasi që nuk kishte qenë në gjendje të tërhiqej me tjerët. Më vonë, një njësi e përbërë nga shokët e tij, ishin kthyer dhe pas një luftimi, sërish të rreptë, e kishin tërhequr Dautin, të plagosur rëndë. Para vdekjes e kishin dërguar te shtëpia në kodër, pasi që e dinin se ai aty i kishte kushërinjtë. Atë natë vjeshte gjyshi im kishte dhënë shpirt në krah të axhës Dan. Të nesërmen ai e kishte dërguar kufomën në fshatin, që gjendej disa orë larg, ku gjyshja ime dhe të tjerët po e prisnin me lot në sy. E kisha dëgjuar disa herë tregimin e rënies heroike të Dautit në mbrojtje të kufirit të atdheut, i cili atëherë përfundonte në hekurudhë dhe deri aty ky shtriheshin tokat e fshatit Corroticë dhe fshatrave të tjera në vijën Bujanoc-Preshevë. Kur xha Dani, me lot në sy, tregonte detajet e aksionit, që kishin rezultuar në rënien e Daut Dautit.Daut Rrahmani Kokaj , u vra në afërsi të hekurudhes në vijen frontale me 28 gusht 1944- (Sipas kujtesës së Mihrije Rahim Rrahmanit, e lindur më 10 shkurt 1922 në fshatin Strezovc, jeton në çerkez që nga viti 1965, e cila rrëfen për sjelljet barbare të sllav...Dauti i lindur në fshatin Kokaj me 1910, ishte udhëheqës i fshatit, pjesëmarrës i Luftës i rezistencës së armatosur përgjatë udhë frengit të Kosovës lindore rivarroset në fshatin Kokaj. 
  • | Ramiz Cërnica mori pjesë aktive në luftë-në Frontin e Preshevës dhe me autoriteti i tij, bëri që të mobilizohen shumë vullnetarë të kësaj ane, të cilët ndihmuan vëllezërit e tyre në luftë, për mbrojtjen e kufirit të Kosovës Lindore[7].
  • |Ibrahim Kelmendi për Fronti për mbrojtjen e Kosovës Lindor[8]
17 dhjetor 1944, rreth 1000 burrave nën armë, të Malësisë së Bujanocit në Zarbincë, dhe të KaradakutPreshevës u mbajt Kuvendi i themelues u zgjodh Shtabit Drejtues të Rezistencës Shqiptare për Kosovën Lindore, nën udhëheqjen e Mulla Idriz Gjilanit,Mulla Idriz Gjilani - Mbrojtja kombëtare për Kosovë lindore. i cili u zgjodh edhe komandant i Forcave vullnetare shqiptare të krahut Lindor dhe sekretar Muharrem Fejza, zëvendëskomandant Sylë Zarbinca, kurse për anëtarë u emëruan komandantët e njësive (guerile) : Shefki Hajdini-Desivojca, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ajet Kosovica, Xheladin Kurbalia, Lotë Vaku, Hoxhë Isuf Baftjari Lipovica, Faik Tairi dhe Sulë Hotla. Komandanti i çetave të armatosura balliste për krejt viset e Kumanovës edhe në rolin e anëtarit të Shtabit të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, edhe në rolin e promotorit për organizimin e Komiteteve të Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës në viset e Kumanovës, Sulë Hotla, ndërsa në rajonin e Karadakut të Kumanovës vepronte Batalioni i Karadakut nën udhëheqjen e Sulë Hotlaës, sipas urdhrave që vinin nga Mulla Idriz Gjilani, respektivisht prefektura e Gjilanit dhe Shtabi Suprem për Mbrojtjen e Tokave të Liruara Shqiptare të Kosovës Lindore.[9].
  1. |e armatosur e Karadakut në juglindje të Kosovës 1941­-45 nga Nijazi Ramadani[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  2. |Kumtesë nga Konferenca shkencoreLugina e Preshevës dhe viset tjera shqiptare në ishJugosllavi në fund të Luftës së Dytë Botërore|autorit Nijazi Ramadani
  1. ^ http://www.koha.mk/lajmi_dites/18587.html%7CMasakra e Bllacës dhe çetniku Sharanoviq Ndër masakrat që tmerruan opinionin shqiptarë e më gjerë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, gjithsesi ishte masakra e kryer në fshatin Bllacë të Shkupit, ku sipas dëshmive të zbuluara në kohë të fundit, forcat partizane të Brigadës XVI jugosllave vranë 111 civil shqiptarë, kufomat e të cilëve ngelën me ditë të tëra pa u varrosur Qerim LITA]
  2. ^ Zeqirja Fazliu Si do të përsëritet gabimi i para gjashtëdhjetë viteve?![lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  3. ^ [1]
  4. ^ Foto|ulur nga e majta A.Presheva, Limon Staneci, Riza Hyseni(Norqa), Mark Gashi dhe ne kembe Asllani(vëllai i Limonit), Hetë Koka, Xhelili Xhemës(Seferi) Saqip Bukuviku.(Azem pushka)Paria e Kosovës lindore frame]]
  5. ^ Në faqen 96, thuhet se në këtë betejë, forcat vullnetare janë udhëhequr nga atdhetari Ramiz Cernica. Ndjej për obligim që për hir të objektivitetit shkencor historike,se formacionit të luftëtarëve të mobilizuar nga Mulla Ahmet Malisheva në vijen e parë, t’i bëj disa sqarime rreth asaj se kush ishte komandant kryesor, i forcave vullnetare në këtë betejë, ku ngadhënjyen forcat vullnetare shqiptare
  6. ^ |Në Aktvendimin e fundit, nr. 37/48, të datës 23.04.1948
  7. ^ Hoxhë Lipovicë|(Kërkesë e Zaharije Orgjinikidtze-kryetar i Gjyqit të Qarkut në Gjilan, K. nr. 88/47, dërguar Gjyqit të Rrethit-Nish, më 11 shtator 1947]]
  8. ^ RAMADANI, NIJAZI Shtegtim në histori I Gjilani - rezistenca kombëtare në juglindje të Kosovës 116. Gjilani lëvizja dhe rezistenca kombëtare në juglindje të Kosovës 1941-1951. Gjilan. ISBN ISBN 978-9951-453-24-0
  9. ^ e Bllacës dhe çetniku Sharanoviq Ndër masakrat që tmerruan opinionin shqiptarë e më gjerë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, gjithsesi ishte masakra e kryer në fshatin Bllacë të Shkupit, ku sipas dëshmive të zbuluara në kohë të fundit, forcat partizane të Brigadës XVI jugosllave vranë 111 civil shqiptarë, kufomat e të cilëve ngelën me ditë të tëra pa u varrosur Qerim LITA[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]