Shko te përmbajtja

Buatët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fisi Bua, ka qenë një farë arbërore[1] ose vllehe sipas konsullit frëng në Janinën osmane Pouqueville,[2] me prejardhje nga malësitë e Thesalisë ose Epirit. Prej tyre dolën një sërë kumandarësh a fisnikësh që u shquan si arbërorë në Mesjetën e Vonë.

Sipas Zef Skiroit, Bua e ka prejardhjen nga një mbiemër apo emër i përveçëm që mbase rrjedh nga forma diminutive e emrit "Benedikt".[3] Një tjetër prejardhje e mundshme është nga buall.[4]

Sipas historianit dhe perandorit bizantin Kantakuzenit, më 1333 fara e Μπουοιοίων (sq. Buoiojon, Buatët) me ato të Μαλακασαίων dhe Μεσαριταίων (Malakasaion dhe Mesaritaion) zbritën nga malësitë e Thesalisë në ultësirë së bashku me 12 mijë Αλβανούς (arbërorë) të tjerë që premtuan se do të jetonin në paqe.[5] Ky pohim i Kantakuzenit[6] është përshkuar nga disa autorë; sipas Pukvilit (1825), Aravantinos (1857),[7] Jireček (1912),[8] Wace & Thompson (1914), Iorga (1917),[9] Th. Capidan (1920-1921) dhe Τ.J. Winnifrith (1993)[10] këta janë quajtur gabimisht arbërorë duke qenë vllehë. Ende ditët e sotme vllehët popullojnë lartësitë e Thesalisë, si atëherë.[11] Edhe historiani Hammond i konsideron vllehë dhe sipas tij quheshin arbër nga Kantakuzeni sepse vinin nga ato vise që quante Arbëri.[12]

Shuflaj flet për një simbiozë arbëro-vllehe në Pind që përvijoi dhe në farat që zbritën dhe më pas sunduan Thesalinë, Epirin, Atikën dhe Morenë.[13] Më 1400 i quajturi Μποκόης (Bokoes), sipas kronikës së Janinës, pushtoi qytetin nga Shpatajt deri kur këta e rimorën sërish më 1401. Sipas Skiroit kjo është një trajtë e mëhershme e emrit Bua, i cili në fillim ishte Buchia.[14]

Në Peloponez, grupe arbërishtfolëse u ftuan nga despotët e Mistrës kishin ardhur që në gjysmën e shek. XIV dhe fillim shek. XV. Pas rënies së Kostandinopojës më 1453, Thomai dhe Dhimitri, vëllezërit e perandorit Paleolog dhe despotë të Mistrës, ia dorëzuan gadishullin osmanëve. Shohim Pjetër Bua Sklepën (i çalë) në Arkadi[15] që ngre krye kundër despotëve prej taksave.[16] Përfshihet Manuel Kantakuzeni në përpjekje për t'ia shqitur despotatin Paleologëve; këta të fundit thërritën osmanët për ndihmë shtrimi të kryengritjes.[17]

Në fillimet e pushtimit osman shumë grupe arbërorësh bënë aleanca me venedikasit dhe emigruan drejt ishujve jonianë e më tej drejt gadishullit apenin, ku shërbyen si stradiotë. Më 1502 arbërorët u vendosën në Qefaloni me lejen e autoriteteve venedikase me kreun e tyre - ndër të tjerë - Zguro Kankadi Bua (Σγούρο Καγκάδη Μπούα), dhe po atë vit një ngulitje në ishullin e shkretuar të Itakës me në krye Theodor Bua Grivas.[18] Më 1490 Buatët gjenden në Librin e Artë të familjeve fisnike në ujdhesën e Korfuzit, zotërim tejdetar i Venedikut.[19] Në një letër drejtuar senatit venedikas më 30 prill 1541 u vendos që të themeloheshin katër njësi të armatosura arbërorësh ndër zotërimet venedikase në Kretë, Zante, Qefaloni dhe Korfuz, njëra prej të cilave drejtohej nga Paulo Bua Repushi.[20]

Ndër stradiotët më të famshëm të periudhës ishte Mërkur Bua, komandant që luftoi ndër shumë sheshbeteja evropiane.

Në historinë e arvanitëve, sipas Kostis Biris në librin e tij "Arvanitët: Dorët e Helenizmit", mendon se fara e Buave u zhduk tërësisht, ndërsa Aristidh Kola ishte i mendimit se prej Buave rrjedhin fara e Grivasve, Kladenjve, Shpatajve, Ljoshajve, Merkurajve dhe Murrikajve.[21] Sipas Skiroit, Buatët nuk ishin gjak me Shpatajt e mëpërparshëm.[22] Mbiemëri Bua, si emër vendbanimi në More vazhdoi deri më 1928, si Bujati.[23]

  1. "Καθημερινή, 7 Ημέρες" (në greqisht). Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2012. Marrë më 11 shtator 2019.
  2. Madgerau 2008, f. 83.
  3. Schirò & Biblioteca Apostolica Vaticana 1975, p. 15: "Ili R° 48 e 23, Val AAV 1367) che cita Paolo Spata come Paolo Sguros Spata e non Paolo Bua Spata, si deduce che « Bua » aveva il duplice valore di nome proprio (= Benedetto?) oppure di cognome. Ciò comporta che si debba scindere..."
  4. Janua Linguarum: Series maior (në anglisht). Mouton. 1966. fq. 78. Namen wie Bua, "Buffel"
  5. Κόλλιας 1990, f. 129.
  6. «...οι τα ορεινά της Θεσσαλίας νεμόμενοι Αλβανοί αβασίλευτοι Μαλακάσιοι, Μπούοιοι και Μεσαρίται από των φυλάρχων προσαγορευόμενοι, περί δισχιλίους και μυρίους όντες προσεκύνησαν ελθόντες και υπέσχεντο δουλεύσειν». Καντακουζηνός, έκδοση Βόννης, Ι, 474.
  7. Αραβαντινός Παναγιώτης, Χρονογραφία της Ηπείρου, Αθήνα 1856, τομ. Α, σελ. 112, υποσημείωση.
  8. Pipa 2014, f. 66.
  9. Iorga Nicolae, Histoire des Roumains de la Peninsule des Balcans, Βουκουρέστι, 1919, p. 22 κλπ.
  10. Winnifrith, Tom J. (1993). "The Vlachs of the Balkans: A rural minority which never achieved ethnic identity". Roots of rural ethnic mobilization (në anglisht). NY: New York University Press. fq. 120-1. ISBN 9780814787649.
  11. Σούλης Χρ. Γεώργιος, Περί των μεσαιωνικών αλβανικών φύλων των Μαλακασίων, Μπουΐων και Μεσαριτών. Επετηρίς Εταιρείας Βυζαντινών Σπουδών, ΚΓ' (1953), σ. 213.
  12. Lemprière Hammond Nicholas Geoffrey, Migrations and invasions in Greece and adjacent areas, Noyes Press, 1976, p. 39.
  13. Pipa, Arshi (2014) [1978]. "Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives" [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore] (në anglisht). Princi. fq. 51. ISBN 978-9928-4090-9-6.
  14. Schiró Giuseppe, La genealogia degli Spata tra il XIV e XV sec. e due Bua sconosciouti, Rivista di Studi Bizantini e Neoellenici, Universita di Roma, Roma, 1971-1972, pp. 84-85.
  15. Κόλλιας 1990, f. 184.
  16. Cheetham 1981, f. 218.
  17. Κόλλιας 1990, f. 187.
  18. Κόλλιας 1990, fq. 205-206.
  19. Sturdza, Mihail-Dimitri (1983). Dictionnaire historique et Genealogique des Grandes Familles de Grece d’Albanie et de Constantinople (në frëngjisht). Paris: M.-D. Sturdza. fq. 234.
  20. Κόλλιας 1990, f. 204.
  21. Κόλλιας 1990, f. 16.
  22. Schirò 1971–1972, f. 81
  23. Bellusci, Antonio (1994). Ricerche e Studi tra gli Arberori dell'Ellade - Da radici arbėreshe in Italia a matrici arberore in Grecia - Documenti e Testi (në italisht). Cosenza: Centro ricerche socio-culturali G. Castriota. fq. 41.
  • Α. Κόλλιας, Αρβανίτες και η καταγωγή των Ελλήνων, Αθήνα, 1990 (6η έκδοση)
  • Κ. Μπίρης, Αρβανίτες - Οι Δωριείς του νεώτερου Ελληνισμού
  • Cheetham, Nicholas (1981). Mediaeval Greece (në anglisht). New Haven, CT: Yale University Press. ISBN 978-0-300-10539-1.