Carey Mulligan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Carey Mulligan
Mulligan in 2013
U lind në (1985-05-28) 28 maj 1985 (38 vjeç)
Westminster, London, England, UK
Emrat e tjerëCarey Hannah Mulligan
ProfesioniAkrore
Vite aktiviteti2004–prezent
Bashkëshorti/jaMarcus Mumford 2012 -
Fëmijë1

Carey Hannah Mulligan[1] (e lindur më 28 maj 1985)[2] është një një aktore angleze. Në vitin 2004, ajo debutoi në aktrim në skenën e Londrës, në një rol të shfaqjes së Kevin ElyotForty Winks. Debutimi i saj në film ishte roli Kitty Bennet në filmin Pride & Prejudice, në vitin 2005. Ajo kishte ka pasur disa role në televizionin britanik në programe si Bleak House dhe Doctor Who. Në vitin 2008, ajo bëri debutimin në Broadway, në The Seagull nga Çehov.

Mulligan ka marrë një njohje të gjerë për punën e saj në filmin e vitit 2009, An Education. Për rolin e saj si Jenny Mellor (bazuar në kujtimet e gazetarit Lynn Barber), ajo u kandidua për një Academy Award for Best Actress, Golden Globe, Screen Actors Guild Award dhe fitoi BAFTA Award for Best Actress in a Leading Role. Në vitin 2015, ajo u kandidua për Tony Award for Best Lead Actress in a Play për rolin e saj në paraqitjen e Broadway  të David HareSkylight.

Ajo njihet për rolet e saj në An Education (2009), Never Let Me Go (2010), Drive (2011), Shame (2011), The Great Gatsby (2013), Inside Llewyn Davis (2013), Far from the Madding Crowd (2015) dhe Suffragette (2015).

Mulligan është ambasadore e Alzheimer's Society dhe War Child. Ajo është e martuar me muzikantin britanik Marcus Mumford, me të cilin ajo ka një vajzë.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mulligan ka lindur në Westminster, Londër, në një familje të klasës së mesme [3][4] , e bija e Nano (familja e vajzërisë Booth) dhe Stephen Mulligan. Babai i saj është me prejardhje irlandeze dhe me origjinë nga Liverpooli. Nëna e saj është prej Llandeilo, Uels [1][5][6]. Ajo ka një vëlla më të madh, Owain, i cili më parë ka qenë kapiten në Ushtrinë e Britanisë, dhe ka shërbyer në Irak dhe Afghanistan [7][8][9]. Nëna e Mulligan është një ligjëruese në universitet dhe babai i saj menaxher hoteli [5][10]. Prindërit e saj u takuan ndërsa ishin të dy duke punuar në një hotel në të njëzetat e tyre. Kur ajo ishte tre vjeç, familja e saj u zhvendos në Gjermani kur i ati i saj ishte punësuar për të menaxhuar një hotel atje. Ndërkohë që jetonte në Gjermani, Mulligan dhe vëllai i mësonim në Shkollën Ndërkombëtare të Düsseldorf-it [11]. Kur ajo ishte tetë vjeç, ajo dhe familja e saj u kthyen në Angli. Si adoleshente, ajo studioj në Woldingham SchoolSurrey [12].

Interesi i saj për aktrim u ngjall duke shikuar vëllain e saj duke performuar në një shfaqje shkollore të The King and I kur ajo ishte gjashtë vjeçe. Gjatë provave të tij, ajo i deklaroi mësuesve të tij që ta marrin në shfaqje. Ata e lanë të bashkohen me korin [7]. Ndërkohë që u regjistrua në "Woldingham School" kur ishte adoleshente, ajo ishte shumë e lidhur me teatrin. Ajo ishte studentja kryesore e departamentit të dramës atje, duke paformuar në shfaqje dhe muzikalë, duke mbajtur punëtori me studentët më të rinj, dhe duke i ndihmuar për ti vënë në prodhim [13][14]. Kur Mulligan ishte 16, ajo mori pjesë në prodhimin e Henry V ku rol kryesor kishte Kenneth Branagh. Performanca e tij e inkurajoi atë dhe përforcoi besimin e saj që dëshironte të vazhdoj karrierën në aktrim. Mulligan i shkroi një letër në postën elektronike Branagh-it ku i kërkonte këshillë. "I shpjegova se prindërit e mi nuk donin që unë të aktroja, por që unë ndjeva se ishte profesioni i jetës time" tha ajo. Motra e Kenneth Branagh i ktheu një mesazh për Mulligan ku i thoshte, "Kenneth thotë se nëse ju ndjeni një nevojë aq të fortë për të qenë aktore, ju duhet të bëheni një aktore "[7].

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2004, në moshën 19 vjeçare, Mulligan filloj karrierën e saj të aktrimit në skenë në shfaqjen Forty Winks, në Royal Court Theatre të Londrës [15][16]. Ajo bëri debutimin e saj në film në vitin pasardhës, në filmin e vitit 2005 Pride & Prejudice, duke portretizuar Kitty Bennet, një film i adoptuar nga romani i Jane Austen. Më vonë po atë vit, ajo mori pjesë në audicione dhe e fitoi rolin e jetimes Ada Clare, fitues i çmimit BAFTA, një adoptim nga BBC i Bleak HouseCharles Dickens, që shënoi edhe debutimin e saj në televizion [17]. Mes projekteve të saj të vitit 2007 ishin edhe My Boy Jack, ku rol kryesor ishte Daniel Radcliffe, dhe që ajo u paraqit në një rol mbështetës, dhe Northanger Abbey. Mulligan identifikohet me rolin e saj Elsie, vajza e shkrimtarit Rudyard Kipling, e cila fuqimisht e kundërshtonte vëllain e saj të shkojë në luftë [18]. Ajo fitoi një çmim Constellation Award për luajtjen e karakterit kryesor Sally Sparrow në episodin Doctor Who [19].

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Film[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titulli Roli Shënime
2005 Pride & Prejudice Kitty Bennet
2007 And When Did You Last See Your Father? Rachel
2009 The Greatest Rose
2009 Brothers Cassie Willis
2009 Public Enemies Carole
2009 An Education Jenny Mellor
2010 Never Let Me Go Kathy H
2010 Wall Street: Money Never Sleeps Winnie Gekko
2011 Drive Irene
2011 Shame Sissy Sullivan
2013 The Great Gatsby Daisy Buchanan
2013 Inside Llewyn Davis Jean Berkey
2015 Far from the Madding Crowd Bathsheba Everdene
2015 Suffragette Maud

Televizion[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titulli Roli Shënime
2005 Bleak House Ada Clare Rol kryesor (15 episoda)
2006 The Amazing Mrs Pritchard Emily Pritchard Rol kryesor (të gjitha 6 episodat)
2006 Agatha Christie's Marple: The Sittaford Mystery Violet Willett Film
2006 Trial & Retribution X: Sins of the Father Emily Harrogate 2 episoda
2007 Waking the Dead Sister Bridgid 2 episoda
2007 Northanger Abbey Isabella Thorpe Film
2007 My Boy Jack Elsie Kipling Film
2007 Doctor Who Sally Sparrow Episoda: "Blink"
2014 The Spoils of Babylon Lady Anne York (voice) Mini-seri; 2 episoda

Teatër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paraqitje në albume
Viti Titulli Këngë(t)
2010 Belle and Sebastian Write About Love "Write About Love"
2013 Inside Llewyn Davis (soundtrack) "Five Hundred Miles" me Justin Timberlake dhe Stark Sands
2015 Far from the Madding Crowd "Let No Man Steal Your Thyme" me Michael Sheen

Çmimet dhe kandidimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Shoqata Kategoria Puna Rezultati
2007 Ian Charleson Awards Commendation The Seagull Fitues/e
2008 Drama Desk Awards Outstanding Featured Actress in a Play The Seagull Kandidat/e
2009 BAFTA Best Actress in a Leading Role An Education Fitues/e
2009 National Board of Review Best Actress An Education Fitues/e
2009 British Independent Film Awards Best Performance by an Actress in a British Independent Film An Education Fitues/e
2009 Academy Awards Best Actress An Education Kandidat/e
2009 Critics' Choice Movie Awards Best Actress An Education Kandidat/e
2009 Golden Globe Awards Best Actress in a Motion Picture – Drama An Education Kandidat/e
2009 Screen Actors Guild Outstanding Performance by a Female Actor in a Leading Role An Education Kandidat/e
2009 Screen Actors Guild Outstanding Performance by a Cast in a Motion Picture An Education Kandidat/e
2010 British Independent Film Awards Best Performance by an Actress in a British Independent Film Never Let Me Go Fitues/e
2011 British Independent Film Awards Best Actress in a Supporting Role Drive Kandidat/e
2011 British Independent Film Awards Best Actress in a Supporting Role Shame Kandidat/e
2011 Critics' Choice Movie Awards Best Supporting Actress Shame Kandidat/e
2012 Drama Desk Awards Outstanding Actress in a Play Through a Glass Darkly Kandidat/e
2015 Drama League Awards Outstanding Actress in a Play Skylight Kandidat/e
2015 Tony Awards Best Lead Actress in a Play Skylight Kandidat/e
2015 British Independent Film Awards Best Performance by an Actress in a British Independent Film Suffragette Kandidat/e
2015 Hollywood Film Awards Actress of the Year[nevojitet citimi] Suffragette Fitues/e
2015 Women Film Critics Circle Best Actress[nevojitet citimi] Suffragette Fitues/e

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b England & Wales, 1984-2004.
  2. ^ McMullen, Randy (27 May 2010).
  3. ^ Hornby, Nick "She's the One" Arkivuar 17 nëntor 2013 tek Wayback Machine Elle
  4. ^ Muller, Matt "There's Something About Carey" Total Film
  5. ^ a b Rees, Claire (7 shkurt 2010). "Mum keeps my feet on ground, says Oscar hopeful Carey Mulligan". Wales Online. Marrë më 18 shkurt 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Anna Carey (28 tetor 2009). "Life lessons captured on film". The Irish Times. Irish Times Trust. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2012. Marrë më 21 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Stampa:Subscription
  7. ^ a b c Fox, Chloe "Carey Mulligan All or Nothing". The Telegraph.
  8. ^ Nicholl, Katie "Carey's Mulligan's Brother Owain Heads to Afghanistan" Daily Mail
  9. ^ Jonathan Ross Show, 15 November 2014 Series 7 Episode 5 ITV; Mulligan states that her brother was formerly in the army
  10. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura arts
  11. ^ Abramowitz, Rachel "Carey Mulligan Gets An Education" Los Angeles Times
  12. ^ Anita Singh (20 shkurt 2010). "Carey Mulligan: her journey from school stage to Bafta's red carpet". Telegraph.co.uk. Marrë më 10 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Emily Attwood; Brian Haran (23 shtator 2005). "Actress Carey's Pride and Joy(archived)". ICSouthLondon.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2006. Marrë më 9 prill 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ staff "ABC News Mulligan". AbcNews
  15. ^ Billington, Michael "Forty Winks Guardian Review" "The Guardian"
  16. ^ Spencer, Charles "Forty Winks Telegraph Review" "The Telegraph"
  17. ^ staff "Why Carey's Delighted to be an Orphan"The Scotsman
  18. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura telegraphinterview
  19. ^ "2008 Constellation Awards". Constellation Awards. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2014. Marrë më 20 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]