Coca-Cola
Coca-Cola, e njohur edhe si Coke, është një pije joalkoolike e gazuar e prodhuar nga Coca-Cola Company.
Emri i pijes vjen nga dy përbërësit origjinal të saj: gjethet koka dhe arrat kola (burim kafeine). Formula aktuale e Coca-Cola mbetet sekrete, ndonëse janë publikuar një numër i madh i recetave dhe rikrijimeve eksperimentale. [1]
Me të njejtin emër shpesh referohet edhe emri i prodhuesit të pijes: Coca-Cola Company.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e origjinës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Coca-Cola u shpik nga farmacisti John Stith Pemberton, 8 maj 1886 në Atlanta. Koloneli John Pemberton i cili u plagos në Luftën Civile Amerikane dhe u bë i varur ndaj morfinës, ndërmori hapat e parë për të gjetur zëvendësues për drogën problematike. Në 1885 në një farmaci në Kolumbus, Gjeorgji ai regjistroi tonikun nervor Pemberton's French Wine Coca. Toniku i Pembertonit mund të jetë inspiruar nga suksesi i madh i Vin Mariani, një verë koka françezo-korsiane, por receta e Pembertonit si përbërës shtesë kishe edhe arrën afrikane kola - burimi i kafeinës në këtë pije. [2]
Vlen të përmendet se një pije spanjolle e quajtur "Kola Coca" u prezentua në një garë në Filadelfia në 1885, një vit para paraqitjes zyrtare të Coca-Cola. Të drejtat për këtë pije spanjolle u blenë nga Coca-Cola në 1953. [3]
Dizajni i logos
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Logo e Coca-Cola u dizajnua nga Frank Mason Robinson, llogaritari i John Pemberton, në 1885. Robinson e zgjodhi emrin e pijes dhe logon me shkrimin dallues kursiv. Stili Spenserian i përdorur në këtë dizajn u zhvillua në mes të shekullit 19 dhe ishte formë mbizotëruese e shkrimit formal në Shtetet e Bashkuara gjatës asaj kohe.
Robinson po ashtu pati rëndësi të madhe në promovimin e hershëm të Coca-Cola. Sugjerimet e tij për Pemberton ishin që të shpërndaheshin qindra kuponë falas dhe të mbushej qyteti i Atlantas me banerë promovues dhe reklama në makina të Coca-Cola-s.
Coca-Cola u akuzua në Egjipt në 1951 për shkak të një konspiracie se llogo e Coca-Cola, kur reflektohet në pasqyrë, lexohet si "Jo Muhamed Jo Mekë" në arabisht.
Forma e shishës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shishja e Coca-Colës u dizajnua nga dizajnuesi i shisheve Earl R. Dean dhe këshilltari i përgjithshëm i Coca-Colas Harold Hirsch. Në 1915, Coca-Cola Company e përfaqësuar nga këshilltari i përgjithshëm i tyre e lansoi një garë në mes furnizuesve të shisheve për të krijuaj një shishe të re për pijen e tyre që do ta dallonte atë nga shishet e pijeve të tjera, "një shishe të cilën çdokush mund ta dallojë madje edhe nëse e prekin në errësirë, dhe aq mirë e formësuar sa që çdokush mund ta dallojë menjëherë çfarë është edhe nëse është e thyer."
-
Vizatimi i Earl R. Dean i konceptit origjinal të formës së shishes Coca-Cola.
-
Prototipi nuk arriti kurrë të prodhohet pasi diametri i mesit të shishes ishte më i madh se baza e saj, duke e bërë të pamundur të qëndrojë drejtë në shiritin lëvizës.
-
Verzioni i produktit final.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Coca-Cola. |
- ^ https://www.smithsonianmag.com/smart-news/coca-colas-creator-said-drink-would-make-you-smarter-180962665/
- ^ Pendergrast, Mark (2000). For God, Country and Coca-Cola. Basic Books. fq. 25. ISBN 978-0-465-05468-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Qyteti spanjoll pretendon origjinën e Coca-Cola" (në anglisht).