Jump to content

Coca-Cola

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Coca cola)
Logoja e Coca Cola
Fabrika e Coca-Cola Bottling . 8 janar 1941, Montreal, Kanada.
Shishja e Coca-Cola

Coca-Cola, e njohur edhe si Coke, është një pije joalkoolike e gazuar e prodhuar nga Coca-Cola Company.

Emri i pijes vjen nga dy përbërësit origjinal të saj: gjethet koka dhe arrat kola (burim kafeine). Formula aktuale e Coca-Cola mbetet sekrete, ndonëse janë publikuar një numër i madh i recetave dhe rikrijimeve eksperimentale. [1]

Me të njejtin emër shpesh referohet edhe emri i prodhuesit të pijes: Coca-Cola Company.

Historia e origjinës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Coca-Cola u shpik nga farmacisti John Stith Pemberton, 8 maj 1886Atlanta. Koloneli John Pemberton i cili u plagos në Luftën Civile Amerikane dhe u bë i varur ndaj morfinës, ndërmori hapat e parë për të gjetur zëvendësues për drogën problematike. Në 1885 në një farmaci në Kolumbus, Gjeorgji ai regjistroi tonikun nervor Pemberton's French Wine Coca. Toniku i Pembertonit mund të jetë inspiruar nga suksesi i madh i Vin Mariani, një verë koka françezo-korsiane, por receta e Pembertonit si përbërës shtesë kishe edhe arrën afrikane kola - burimi i kafeinës në këtë pije. [2]

Vlen të përmendet se një pije spanjolle e quajtur "Kola Coca" u prezentua në një garë në Filadelfia në 1885, një vit para paraqitjes zyrtare të Coca-Cola. Të drejtat për këtë pije spanjolle u blenë nga Coca-Cola në 1953. [3]

Logo e Coca-Cola u dizajnua nga Frank Mason Robinson, llogaritari i John Pemberton, në 1885. Robinson e zgjodhi emrin e pijes dhe logon me shkrimin dallues kursiv. Stili Spenserian i përdorur në këtë dizajn u zhvillua në mes të shekullit 19 dhe ishte formë mbizotëruese e shkrimit formal në Shtetet e Bashkuara gjatës asaj kohe.

Robinson po ashtu pati rëndësi të madhe në promovimin e hershëm të Coca-Cola. Sugjerimet e tij për Pemberton ishin që të shpërndaheshin qindra kuponë falas dhe të mbushej qyteti i Atlantas me banerë promovues dhe reklama në makina të Coca-Cola-s.

Coca-Cola u akuzua në Egjipt në 1951 për shkak të një konspiracie se llogo e Coca-Cola, kur reflektohet në pasqyrë, lexohet si "Jo Muhamed Jo Mekë" në arabisht.

Shishja e Coca-Colës u dizajnua nga dizajnuesi i shisheve Earl R. Dean dhe këshilltari i përgjithshëm i Coca-Colas Harold Hirsch. Në 1915, Coca-Cola Company e përfaqësuar nga këshilltari i përgjithshëm i tyre e lansoi një garë në mes furnizuesve të shisheve për të krijuaj një shishe të re për pijen e tyre që do ta dallonte atë nga shishet e pijeve të tjera, "një shishe të cilën çdokush mund ta dallojë madje edhe nëse e prekin në errësirë, dhe aq mirë e formësuar sa që çdokush mund ta dallojë menjëherë çfarë është edhe nëse është e thyer."

  1. ^ https://www.smithsonianmag.com/smart-news/coca-colas-creator-said-drink-would-make-you-smarter-180962665/
  2. ^ Pendergrast, Mark (2000). For God, Country and Coca-Cola. Basic Books. fq. 25. ISBN 978-0-465-05468-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Qyteti spanjoll pretendon origjinën e Coca-Cola" (në anglisht).