Jump to content

The Da Vinci Code

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Da Vinci Code)

Stampa:Movie-Box

The Da Vinci Code (sqt.: Kodi i Da Vinçit) është xhirimi i romanit Kodi i Da Vinçit të autorit Dan Brown, filmi u xhirua nga regjisori Ron Howard me Tom Hanks dhe Audrey Tautourolin kryesor, filmi bazohet në fiksion/trillim.

Filmi e ka për temë Jezusin dhe Maria Magdalenën. Sipas librit që filmi është bazuar, Jezusi dhe Magdalena kanë pasur një vajzë, por ketë sekret kisha katolike do që ta fshehë.

Një nga librat më të shitur të kohëve të fundit në botë, “Kodi i Da Vinçit” me 8 milion kopje nga Dan Braun, u prezantua së fundi edhe në Shqipëri në panairin kombëtar të librit të organizuar tek Piramida. “Kodi i Da Vinçit” është një roman policesk, i cili luan me historinë dhe imagjinatën. Personazhet kryesorë të romanit Robert Langdon (simbologjist) dhe Sofie Nuve (detektive) hetojnë së bashku vrasjen misterioze të gjyshit të Sofisë. Ndërsa ndjekin shënimet dhe gjurmët që kishte lënë gjyshi i saj, Sofie dhe Langdon zbulojnë se gjyshi ishte anëtar i një organizate të fshehtë me emrin Parësia e Sionit. Organizata gjoja synon ruajtjen e eshtrave të Maria Magdalenës dhe të dokumenteve të rëndësishme që datonin që në kohën e saj. Sipas librit Maria Magdalena paraqitet si ish gruaja e Jezuit dhe përfaqësuese e shenjtërisë femërore.

Libri flet gjithashtu për Gralin e Shenjtë (sipas legjendave kupa e darkës së fu-ndit) që simbolizonte vetë Maria Magdalenën e cila gjoja mbante në barkun e saj pasardhësit e Jezuit. Kisha sipas autorit të librit e sulmoi “she-njtërinë femërore” dhe anatemoi femrën duke ulur rëndësinë e saj. Adhurimin i Jezuit, po sipas librit, ishte diçka që e shpiku perandori Kostandin në këshillin e Nikesë (Turqia e sotme) në vitin 325 para Krishtit për të forcuar pozitat e veta meqë krishtërimi po bëhej më i “su-ksesshëm” se paganizmi. Këto dhe teori të tjera që dalin nga libri janë krejtësisht në kundërshtim me bazat e besimit të krishterë.

Shumë nga përfundimet në të cilat dalin personazhet, disa prej të cilave i për-mendëm më sipër, janë vërtetë qesharake. Për të dalë në teoritë e tij fantasktiko-"teologjike" autori bazohet në legjenda, ungjij gnostikë (të tipit Ungjilli i Maria Magdalenës), romane pseudo-kërkimor, gjysëm të vërteta, shtrembërime historike etj.

Këtyre autori u bashkangjit besime apo filozofi lindore, egjyptiane, pagane, masonike etj., për të krijuar një ama-lgamë, e cila e shërbyer në një mënyrë të caktuar, të çon në pikëpamjen e gabuar të kohërave të sotme se të gjitha fetë qenkan njëlloj.

Një fakt interesant mbi librin ishte se në fillim, personazhet niseshin për të gjetur të vërtetën. Dhe, kur pas shumë peripecish “e gjejnë” atë, mendojnë se nuk është e rëndësishme që njerëzit ta njohin, por më e rëndësishme ështe që njerëzit të besojnë në ekzistencën e diçkaje që i frymëzon, qoftë kjo dhe një legjendë. Pra, me fjalë të tjera, e vërteta absolute nuk ekziston, e vërtetë është ajo që ti beson, ose më saktë ajo që ti dëshiron. Edhe kjo është një pikëpamje kaq e gabuar në botë sot.

Por libri, sipas New York Times, megjithë shitjet e mëdha ka marrë shumë kritika edhe nga studiues që nuk kanë lidhje me kishën, dhe është cilësuar si i pande-rshëm intelektualisht. Nuk ka as edhe një provë historike që të krishterët e parë të kenë adhuruar Maria Magdalenën, përkundrazi dihet se të krishterët e parë persekutoheshin nga Roma se adhuronin Jezuin dhe jo perandorin. Por edhe nëse ndjek logjikën e librit nuk është e qartë se pse duhet adhuruar Maria dhe jo Jezui. Sipas këtij libri Maria ishte pas-ardhëse e linjës së Davidit e Solomonit dhe mbajti në barkun e saj pas-ardhësit e Jezuit, gjë që e bënte atë hyjnore ndërsa vetë Jezui nuk ishte i tillë. Problemet e një arsyetimi të tillë duken qartë.

“Kodi” gjithsesi ka rezultuar me interes për publikun i cili magjepset pas misterve. Sandra Miesel e revistës “Crisis” thotë se Braun është duke synuar lexuesit postmodernistë për të cilët një realitet është po aq i vlefshëm sa dhe një tjetër dhe që ndërsa lexojnë një roman mësojnë edhe mbi historinë. Ndërsa sipas CNN-it Braun është duke shkruar vazhdimin e librit dhe se një film po përgatitet bazur mbi “Kodin”.

Mu duk me vend që të shkruaja diçka mbi këtë libër, pasi ai tani ëshët në duart e lexuesve edhe në Shqipëri. Megjithëse për një lexues të painformuar mesazhi i këtij libri do të dukej si një risi, ai nuk është gjë tjetër veçse përsëritje e herezive të hershme

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]