Jump to content

Beluga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Delphinapterus leucas)
Beluga
Klasifikimi shkencor e
Unrecognized taxon (fix): Delphinapterus
Lloji:
Emri binomial
Delphinapterus leucas
Lacépède, 1804
Përhapja e belugave

Beluga (Delphinapterus leucas) ose balena e bardhë është cetace arktik dhe sub-arktik. Është një nga dy anëtarët e familjes Monodontidae, së bahsku me narvalin, dhe është anëtari i vetëm i gjinisë Delphinapterus. Kjo kafshë e detit shpesh quhet edhe kanarina e detit për shkak të cicërimës të mprehtë.[1]

Është e përshtatur me jetën në Arktik, kështu që ka veçori anatomike dhe fiziologjike që e dallojnë atë nga cetacetë e tjerë. Një ndër këto veçori është ngjyra e bardhë e pastër dhe mungesa e pendës kurrizore. Ka një gungë të veçantë në pjesën e përparme të kokës e cila mban një organ ekolokues të quajtur pjepër, i cili në këtë lloj është i madh dhe i deformueshëm. Madhësia e trupit të belugës është në mes të asaj të një delfini dhe një balene të vërtetë, ku meshkujt rriten deri në 5.5 m gjatësi dhe peshojnë deri në 1,600 kg. Kjo balenë ka trup të ngjeshur. Një përqindje e madhe e peshës së saj është dhjamë balene, njëjtë si tek shumë cetace të tjerë. Shqisën e dëgjimit e ka shumë të zhvilluar dhe me anë të ekolokacionit (sonarit) mund të lëviz përreth për të gjetur vrima nën shtresën e akullit.

Belugat janë të shoqërueshme dhe formojnë grupe mesatarisht deri në 10 anëtarë, megjithëse gjatë verës, ata mund të mblidhen deri në qindra apo edhe mijëra nëpër estuarët dhe zonat e cekëta bregdetare. Janë notarë të ngadalshme, por mund të zhyten deri në 700 m thellësi. Ata janë ushqyes oportunist dhe dieta e tyre ndryshon sipas vendit dhe sezonit. Ato kryesisht ushqehen me peshq, krustace dhe kafshë të tjera jokurrizore.

Nga perspektiva e mbrojtjes, beluga është e kategorizuar si një kafshë pranë rrezikut (NT) nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, ndërsa nënpopullata e belugave e Gjirit të Kukut në Alaskë konsiderohet e rrezikuar në mënyrë kritike dhe është e vendosur nën mbrojtjen e Aktit për speciet e rrezikuara nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara.[2][3] Dy nga shtatë nënpopullatat e belugave në ujrat e Kanadasë, ato në Gjirin e Hudsonit dhe të Ungavasë, janë të kategorizuara si në rrezik.

Belugat janë një nga cetacetë që mbahen më së shpeshti nëpër akuariume dhe parqe për kafshë të egra në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi; për shkak të ngjyrës dhe shprehjes së tyre janë të njohura për publikun.

Pamja frontale

Belugat meshkuj janë më të mëdhenj se femrat. Meshkujt mund të arrijnë gjatësinë deri në 5.5 m, kurse femrat rritën deri në 4.1 m. Meshkujt peshojnë nga 1,100 deri në 1600 kg ndërsa femrat peshojnë nga 700 deri në 1200 kg. Është më e madhe se shumica e delfinëve, por është më e vogël se shumica e balenave më dhëmbë.

Beluga e rritura kanë ngjyrë të bardhë ose rrallë herë ngjyrë gri në të bardhë. Sidoqoftë, belugat e vogla kanë zakonisht ngjyrë gri. Koka e belugës është ndryshe nga ajo e balenave të tjera. Ashtu si pjesa më e madhe e balenave me dhëmbë ajo ka një petë të indit lyror të gjendur në qendër të ballit. Beluga është e aftë ta ndryshojë formën e kokës së saj duke fryrë me ajër sinuset e saj. Ndryshe nga shumë delfinë dhe balena, vertebrat e qafës nuk janë të ndërthurura sëbashku duke i lejuar kafshës fleksibilitetin për të kthyer kokën e tij anash. Në pjesën e përparmë të gojës, beluga ka nga 8 deri në 10 dhëmbë në secilën anë të nofullës dhe një total prej 34 deri në 40 dhëmbë.

Beluga ka një kreshtë shpinore më tepër se një pendë shpinorë. Mungesa e pandës shpinorë pasqyrohet në emrin gjinisë së llojit apterus, fjalë grekë që do të thotë "pa krahë". Preferenca e evolucionit për një kreshtë shpinore sesa për një pendë shpinorë, besohet nga shkencëtarët, së është një formë e përshtatjes për kushtet nën akull ose ndoshta për një mënyrë të ruajtjes së nxehtësisë. Ashtu si tek balenat e tjera, gjëndra tiroide është relativisht e madhe në krahasim me gjitarët tokësorë dhe i ndihmon për të mbajtur të lartë metabolizmin gjatë okupacioneve verore.

Trupi i belugës është i rrumbullakët, veçanërisht kur është e ushqyer mirë dhe me një kon (pakësim) në kokë dhe në bisht. Koni i papritur në bazë të qafës së balenës i jep pamjen shpatullave, unike midis balenave. Penda e bishtit rritet dhe behët gjithnjë e më e lakuar ashtu si dhe mosha e kafshës. Pendët e notimit janë të gjera dhe të shkurtra, duke i bërë ata pothuajse si formë katrorë.

Beluga është një gjitar që noton ngadalë dhe ushqehet kryesisht me peshq. Ajo ha gjithashtu cefalopodë (oktapodë dhe kallamarë) dhe me krustace (Gaforre dhe karkaleca deti). Ajo e marr ushqimin zakonisht në shtratin e detit në një thellësi 1000 foot, por ato mund të zhytën të paktën sa dyfishi i kësaj thellësie. Në përgjithësi një zhytje për tu ushqyer zgjat 3-5 minuta, por Belugat janë vëzhguar duke u zhytur me më shumë se 20 minuta për një herë të zhytur.

Belugat femra zakonisht lindin çdo 3 vjet. Pjesa më e madhe e lidhjeve mas balenave ndodhin gjatë shkurtit dhe majit, por ka edhe lidhje që formohen në muajt e tjerë të vitit.

Periudha e shtatzënisë zgjat 12 deri në 14 muaj e gjysmë. Të vegjelit lindin gjatë një periudhë të zgjatur që ndryshon nga vendndodhja. Në Kanadanë Arktikë, të vegjelit lindin midis periudhës mars dhe shtator, ndërsa në gjirin e Hudsonit piku i periudhës së pjelljeve është në Fund të qershorit dhe në Cumberland, pjesa më e madhe e të vegjëlve lindin që nga fundi i korrikut deri në fillim të gushtit.

Të vegjelit e sapo lindur janë 1,5 metra të gjatë, peshojnë rreth 80 kilogram dhe kanë ngjyrën gri. Të vegjelit mbetën të varur nga nënat e tyre për të paktën dy vjet. Belugat meshkuj e arrijnë pjekurinë seksualë midis katër dhe shtatë vjet, ndërsa femrat e rrijne pjekurinë seksualë gjatë periudhës gjashtë deri në nëntë vjet. Belugat mund të jetojnë për më shumë se 50 vjeç.

  1. ^ Harris, Patricia; Lyon, David; (8 April 2007) Boston Globe Enter close quarters: colonial to nuclear subs. Section: Travel; Page 8M.
  2. ^ T.A. Jefferson; L. Karkzmarski; K. Laidre; G. O’Corry-Crowe; R. Reeves; E. Secchi; E. Slooten; B.D. Smith; J.Y. Wang; , K Zhou (2012). "Delphinapterus leucas". IUCN Red List of Threatened Species. IUCN. 2012: e.T6335A17690692. Marrë më 1 janar 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Rosen, Yereth (17 tetor 2008). "Beluga whales in Alaska listed as endangered". Reuters. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2008. Marrë më 17 tetor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)