Demografia e Afganistanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Demografia e Afganistanit

Grupet etnike

Struktura e popullsisë së Afganistanit përbëhet nga disa kombe dhe pakica kombëtare. Historikisht populli i Pashtunëve ka qenë shtetformues. Në vitin 2004 Afganistani kishte diku rreth 28,5 milionë banorë. Ndarja e popullsisë sipas përkatësisë etnike është e vështirë, prandaj ajo bëhet sipas gjuhës, fesë apo sipas veçorive tjera si edhe sipas grafikeve të vizatuar në trupat e njerëzve dukuri tek disa popuj mongolë (Hazara). Të dhënat e mëposhtme japin vetëm një parafytyrim të përafërt të strukturës së popullsisë

  • Pashtunët (Pashtun), - Afganët etnikë, janë themeluesit dhe pagëzuesit e vendit. Përbëjnë 40% të popullsisë së Afganistanit
    • Në përbërjen e këtij populli hynë disa fise nomade, ndër të cilët më të dalluarit janë Kuçi (ang. Kuchi) me rreth 5 milion pjesëtarë. Ky fis është i mbrojtur dhe pajisur me privilegje në bazë të artikullit 14 të kushtetutës së Afganistanit të cilat i japin edhe të drejtën në qeverisjen e shtetit. Edhe pse ky fis merret si pjesë e Pashtunëve nuk janë Pashtun.
  • Taxhikët (ang. Tajik) – janë banorët persë të regjionit. Përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
    • Ndër grupet më të njohur të Tagjikëve janë Kiszibashët (ang. Qizilbash). Ky grup përbëhet nga pasardhësit e ushtarëve turko-persë nga koha e sundimit të Safirëve (ang. Safavids ) .
  • Hazarët (ang. Hazara) – janë pasardhësit e ushtrisë së Xhingis Kanit (ang. Genghs Khan) , flasin persisht dhe përbëjnë 20% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit.
  • Uzbekët (ang. Uzbek) – një ndër popujt e shumtë turk të Azisë qendrore dhe përbëjnë 5% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
  • Po ashtu ka shumë grupe të popujve të ndryshëm si Amiakët, Nuristanët dhe Baloshët (ang.Baloch)

Popullsinë e Afganistanit e përbëjnë shumica fshatare me rreth 78%.