Dervish Cara
Appearance
Dervish agë Cara ka qenë një kryengritës shqiptar* i njohur për rolin në kryengritjen e 1843-44, e njohur edhe si Kryengritja e Dervish Carës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Pallçisht të Tetovës, i biri i Sulejmanit,[1] i përkitnin fisit Cara nga malet e Sharrit, i afërt me Derallat e Tetovës.
Më 1843 ishte çarshi agasi i Gostivarit,[1] nën varësinë e Xheladin beut.[2]
Reformat e Tanzimatit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dekreti i Gjylhanesë do të centralizonte më tej pushtetin e Perandorisë Osmane, kjo në dëm të çifligarëve të vjetër dhe privilegjeve të tyre të trashëguar. Përndjekja e bejlerëve të pabindur në Vilajetin e Manastirit, nisi me internimin e Abdurrahman pashë Tetovës dhe vëllezërve të tij, Havzi dhe Hysen Pashës.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sipas Eqrem bej Vlorës, Dervish agë Zara ishte kurd dhe i ngarkuar nga autoritetet osmane në krye të 10,000 joshqiptarëve, së bashku me Omer pashë Frengun, Bib Dodë Pashën dhe të tjerë, u ngarkuan të shtypnin kryengritjet e Shkupit, Tetovës, Prishtinës dhe Mitrovicës.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Xhemaili, Vehbi (7 dhjetor 2014). "Dervish Cara kërkoi autonominë". zemrashqiptare.net.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Matkovski, Aleksandar (1985). Kryengritja e Dervish Carës. Përkthyer nga Lutfi Rusi. Shkup: Flaka e vëllazërimit.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. II (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 44. ISBN 978-99943-56-89-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)