Bib Dodë Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Bib Dodë Pasha (1820 - 28 korrik 1868) ishte i pari i familjes së Gjonmarkajve, kapedan i bajrakëve të Mirditës në Sanxhakun e Shkodrës dhe ushtarak i Perandorisë Osmane.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Orosh, i biri i Dedë Prengës dhe të bijës së Llesh Daliut të Selitës,[1] sipas udhëtarit frëng Lejean i ati u vra nga e shoqja më 1832.[2] Më 1837 u dërgohet bajraktarëve të Mirditës një bujurulldi nga Divani i Armatës Mbretërore dhe një letër e Ismet Pashës, sundimtar i Dukagjinit, që pohonte privilegjet e Mirditës dhe njihte Bibë Dodën si kapidan të saj. Më 1840 njohja e Bibë Dodës kapidan përtërihet nga valiu i Rumelisë, duke ua bërë të ditur sanxhakëvePrizrenit, Dukagjinit, Elbasanit e Shkodrës.[3]

E ofertës Doda së bashku me abatin ndikues Gaspër Krasniqi dhe Mark Prenk Lleshin nga Mirdita, si përfaqësues të Mirditës, arritën një marrëveshje me ministrin e Brendshëm Ministri Ilija Garašanin në vitin 1849 për bashkëpunim me Serbinë dhe Malin e Zi kundër Perandorisë Osmane.[4] Garashanin besonte se Shqipëria duhet të krijohej si shtet i pavarur.[5] Shteti i mundshëm shqiptar duhej të përfshinte territoret në mes të lumenjve Drin dhe Vjosë.[6]

Bib Doda mori pjesë në shtypjen e kryengritjes së Dervish Carës, gjatë kryengritjes së viteve 1843-44Shkup, Tetovë e Prishtinë. Ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë ekspeditë, u lavdërua nga serasqeri i Rumelisë Reshid Pasha dhe i dhanë një shpatë nderi dhe dy pistole.[7] Sipas AQSH pati sekretar Pashko Vasën gjatë viteve 1951-1957.[3]

Gjatë luftës osmano-malazeze të viteve 1861-62, fiset katolike të Shqipërisë Veriore ishin organizuar për të filluar një kryengritje kundër osmanëve, të udhëhequr nga Abati Gaspër Krasniqi, me mbështetjen franceze, të dërguarit e Napoleon III. Doda duhej të ngrente flamurin e kryengritjes, por u zmbraps nga plani fillestar dhe shkoi të gjente strehë tek valiu i Shkodrës. Në pranverë 1862 ai, madje, u përpoq të rekrutonte disa vullnetarë për të ndihmuar osmanët. Kjo çoi në një rebelim kundër tij, ku rebelët bastisën dhe dogjën pronat e tij në Kallmet. Pas fitores osmane kundër malazezëve, arrestimit të Abat Krasniqit, hovi i kryengritjes ra dhe Bib Doda u kthye si kapidan-pashë.[8] Kur më 1865 Mirdita bëhet kajmekamllek, kapidanit i paguhej një rrogë mujore prej 600 groshësh.[3]

Me vdekjen e Bib Dodës më 28 korrik 1868,[2] i biri Prenga dërgohet në Stamboll dhe kajmekamlleku i kaloi vëllait Gjon Mark Lleshit. Ai u varros në Shkodër.

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Doda mori titullin pashà në vitin 1849 dhe iu lejua të mbante një ushtri deri në 10,000 njerëz sipas burimeve shqiptare.[9] Sipas burimeve të tjera, titulli iu dha pas shërbimeve në luftën e Krimesë me ferman sulltanor për detyrat dhe privilegjet e tij.[10] Gjatë luftës së Krimesë luftoi shkëlqyeshëm me mirditasit e tij në Sevastopol dhe më pas pranë Danubit, saqë francezët e dekoruan me Urdhrin e Legjionit të Nderit, kurse qeveria osmane me urdhërat[11] Nikan Iftikar dhe Mexhidijen, ndërsa Selia Shenjte me Urdhërin e Shën Gregorit (sipas Ndue Gjomarkut, këto nderime i mori për shërbime të mëparshme).[1]

Me bashkëshorten e tij, Hiden e Hasan[12] apo Sul Ajazit, e cila u konvertua e krishterë dhe mori emrin Margjelo,[1] patën një vajzë, Davën dhe një djalë që do të bëhej ministër i shtetit shqiptar, Prengën.[13]

Doda konsiderohej nga bashkëkohësit si "vrasës të popullit të tij".[8]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Gjonmarku, Ndue (2002). Mirdita - House of Gjomarku - Kanun. New York: Lulu.com. ff. 36, 31.  9781365698163. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Lejean, Guillaume (2017). Udhëtime në Ballkan 1857-1870 (fr. Voyages dans les Balkans 1857-1870). Përkthyer nga Nasi Lera. Tiranë: Dituria. ff. 382–383.  9789928217486. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë. ff. 54, 76–77. OCLC 39215998. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ SANU 1985, p. 127: "...а од 1846 је у вези са мирдитским опатом Гаспаром Красником, захваљујући коме је дошло и до споразума о заједничкој акцији са мирдитским кнезом Боб Додом 1849. године."
  5. ^ Stojančević 1990, p. 242
  6. ^ Stojančević 1991, p. 336: "У складу са овом оријентацијом, он је 1866/67. године предложив да Грцима припадне Крит, Епир и Тесалија, а Србији — Босна, Херцеговина и Стара Србија до Дрима и Искра, оставивши, сада, могућност стварања албанске државе између Дрима и Војуше."
  7. ^ Ippen, Theodor (2004) [1916]. "Kontribute historís së mbrêndshme të Shqipnís në qv. XIX" nga Vëzhgime iliro-shqiptare (gj. "Beiträge zur inneren Geschichte Albaniens im XIX. Jahrhundert" auf Illyrisch-Albanische Forschungen)". Përkthyer nga Mustafa Kruja. Shkodër. f. 171-172.  99927-56-34-9. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b Historia e popullit shqiptar II. Tiranë: Toena. 2002.  99927-1-623-1. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Stefanaq Pollo; Kristo Frasheri (1983), Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912, Tirana, Albania: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, f. 146, OCLC 255273594, marrë më 2013-12-14 Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Reid, James (2000). Crisis of the Ottoman Empire: Prelude to Collapse 1839-1878. Franz Steiner Verlag. f. 134.  9783515076876. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. II. Tiranë: 55. f. 60.  978-99943-56-89-8. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Lushaj, Ramiz (28 maj 2014). "Kurora e dytë e Lurës". gazetadielli.com. Dielli. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Lejean 2017, p. 354.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]