Jump to content

Dikaveci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dikavec
Дејковец
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej84

Dikavec, (maqedonisht: Дејковец/Dejkovec) ёshtё fshat nё komunën e Zelenikovës, Maqedoni.


Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 84 banorë Shqiptarë.[1]


Në vitin 1900, sipas statistikave të Vasil Kënçov në librin e ti: Maqedonia: Etnografi dhe Statistika, shkruan që fshati Dikavec është banuar tërësisht me 185 Shqiptarë Myslimanë.[2]

Pas Luftës Ballkanike në vitin 1912-1913, fshati bie brenda shtetin Serbia. Në vitin 1913, Dikavec kishte 257 banorë.[3] Kurse, në vitin 1924, fshati kishte 278 banorë.[4]

Në vitin 1927, në hartën etnikisht e rajonit Vardar nga Leonard Schultze Jena, e tregon qe fshatin Dikavec është një vendbanim banuar me Shqiptarë.[5]

Pas Luftës e Dytë Botërore, Dikaveci në vitin 1948 kishte 317 banorë.[6] Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 1953, fshati kishte 337 banorë nga të cilët 153 ishin Shqiptarë dhe 154 'Turq'.[7] Kurse, në regjistrimit të popullsisë e vitit 1961, Dikaveci kishte 212 banorë nga të cilët 53 ishin Shqiptarë, 158 'Turq' dhe 1 të tjerë.[8] Ndërsa, në regjistrimit të popullsisë e vitit 1971, fshati kishte 153 banorë nga të cilët 111 ishin Shqiptarë dhe 42 'Turq'.[8] Kurse, në regjistrimit të popullsisë e vitit 1981, Dikaveci kishte 156 banorë Shqiptarë.[8] Në fund të vitit 1991, Dikaveci bie brenda shtetin Maqedonia, pas shpërbërjes e Jugosllavisë. Gjithashtu, në regjistrimit të popullsisë e vitit 1991, fshati kishte 102 Shqiptarë dhe 18 'Turq'.[8] Kurse, në regjistrimit të popullsisë e vitit 1994, fshati kishte 117 banorë Shqiptarë.[8] Nga ato njerëz që u deklaruan veten si turq, të gjitha ishin dhe janë ende shqipofolës.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]