Gumaleva
Gumalevë
Гумалево | |
|---|---|
Fshat |
Gumalevë, (maqedonisht: Гумалево/Gumalevo) ёshtё fshat nё komunën e Zelenikovës, Maqedoni.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët e fshatit Gumalevë kanë qenë besimtarë të fesë islame dhe me kombësi shqiptare.
Në këtë fshat, gjatë 20 viteve të fundit, janë bërë aq shumë shpërngulje sa nuk kanë mbetur më shumë se dy shtëpi të banuara rregullisht, përjashtuar disa vila të ndërtuara nga banorët e rrethinës me prejardhje nga fshati Gumalevë.
Banorët e mëparshëm të fshatit Gumalevë janë vendosur në fshatrat pranë qytetit të Shkupit, si në Moranë, Studeniçan, Mesnicë, Batincë e të tjerë. Po ashtu, një pjesë është vendosur në rrethinë të qytetit të Velesit, në fshatin Buzulakovë, ndërsa shumica e banorëve janë shpërngulur në qytetin e Shkupit.
Fshati Gumalevë, në kohën kur ishte i banuar me më shumë se 100 banorë, ka pasur në përdorim shkollën fillore, në të cilën mësonin fëmijët e fshatit, ndërsa shkollimin e mesëm dhe të lartë ishin të detyruar ta ndiqnin në qytetin e Shkupit.
Po ashtu, fshati Gumalevë ka edhe xhaminë, e cila ka mbetur që nga koha e Perandorisë Osmane dhe është ndërtuar në vitin 1319 (702-vjeçare). Ajo më vonë është renovuar nga banorët shqiptarë në vitin 2001.
Banorët e fshatit Gumalevë janë marrë me blegtori dhe bujqësi, pasi toka e fshatit është pjellore. Ata kryesisht janë marrë me kultivimin e duhanit.
Edhe pse sot fshati nuk ka banorë, ai nuk është i harruar dhe ende vizitohet. Arsyeja e vizitave është lumi Kadina (33 km), i cili e bën fshatin më të njohur dhe më të frekuentuar, pasi në ditët e nxehta të verës njerëzit vijnë me familje për t’u freskuar.
Një tjetër arsye që tërheq vizitorë dhe turistë nga vende të huaja është Shpella e Kadinas. Kjo shpellë është një vend për ngjitje sportive në natyrë, me drejtime të shënuara në shkëmb natyror, dhe ndodhet në një mjedis ekologjik të mbrojtur.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 102 banorë Shqiptarë.[1]
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Zelenikova dhe vendbanimet: Dikaveci | Dobrina | Gradoci | Gumaleva | Novo Sella | Oreshani | Pakosheva | Paligradi | Smesnica | Strugodica | Taori | Tisovica | Vrazhalla
| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Pages using infobox settlement with infobox mapframe errors
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Articles containing Macedonian-language text
- Zelenikovë
- Fshatra në komunën e Zelenikovës
- Komunitete shqiptare në Maqedoni të Veriut
- MK-gjeo-cung