Dilan Çiçek Deniz
Dilan Çiçek Deniz | |
---|---|
U lind në | 28 shkurt 1995 (27 vjet) Sivas, Turqi |
Arsimi | Akademia Amerikane e Arteve Dramatike |
Profesioni | Aktore, modele |
Vite aktiviteti | 2014–sot |
Dilan Çiçek Deniz (lindi më 28 shkurt 1995) është aktore dhe modele turke. Ajo mban titullin si Miss Universe Turqia 2014 dhe përfaqësoi vendin e saj në Miss Universe 2014. Ajo është e njohur për rolin e saj si Sena Koçovallë në serialin Çukur.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo ka lindur në vitin 1995 në Sivas. Prindërit e saj janë mësues. Nëna e saj është Hale Temizyürek dhe babai i saj është Orhan Deniz. Ajo mori tre vjet arsim teatrale në shkollën e saj të mesme. Në moshën 15-vjeçare ajo shkroi një libër me poezi të titulluar Güneşi Annem Sanırdım (fjalë pëër fjalë Mendova se dielli ishte nëna ime) në turqisht.[1] Kur ishte 17 vjeçe, ajo iu bashkua një konkursi teatri në shkollën e saj dhe fitoi një çmim aktrimi. Ajo filloi me një diplomë të turizmit në Universitetin Ege, por shpejt ndryshoi drejtimin e saj në letërsi.[2]
Dilan mori pjesë në konkursin e bukurisë Elidor Miss Turkey 2014 dhe fitoi vendin e dytë. Në konkursin e Miss Universit 2015 që u zhvillua në Miami, ajo përfaqësoi Turqinë. Në vitin 2015 ajo luajti si 'Ebru' në Tatlı Küçük Yalancılar. Në atë shfaqje televizive ajo iu bashkua Bensu Soral, Şükrü Özyıldız, Alperen Duymaz, Beste Kökdemir, Büşra Develi, dhe Burak Deniz.[3] Në vitin 2015 ajo luajti gjithashtu si 'Elif' në shfaqjen televizive Güneşin Kızları me Hande Erçel dhe Tolga Sarıtaş.[4] Nga gushti 2016 deri në qershor 2017 ajo luajti një rol kryesor në serialin Bodrum Masalı.[5] Në vitin 2016 ajo u shpërblye me çmimin e yllit të ndritshëm në Golden Butterfly Awards.[6] Në vitin 2018 ajo u shfaq në një reklamë buzëkuqish për Avon Products.[7]
Nga viti 2017 deri në vitin 2019 ajo kishte një nga rolet kryesore në serialin Çukur, përkrah Aras Bulut İynemli, Perihan Savaş, Erkan Kolçak Köstendil, Necip Memili dhe Rıza Kocaoğlu. Në vitin 2020, ajo u luajt së bashku me Metin Akdülger në filmin Një drejtim për të nesërmen, i cili tregon historinë e dy të huajve që udhëtojnë nga Ankaraja në İzmir.[8]
Në vitin 2020, ajo luajti si Elif Urazollu përballë Burak Deniz në serialin Yarım Kalan Aşklar. Në të njëjtin vit, ajo u zgjodh si një nga aktorët kryesorë të Alev Alev së bashku me Demet Evgar dhe Hazar Ergüçlü, duke luajtur personazhin e Ryja Jëlldërëm.
Miss 2014
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dilan Cicek Deniz u kurorëzua si Miss Universe Turqia. Në të njëjtin konkurs me tre fitueset e tjera të Miss Turqisë 2014. Deniz dhe tre mbretëresha që u kurorëzuan si Miss World Turkey si fituese zyrtare e konkursit, Miss Earth Turkey si vendi i tretë dhe vendi i fundit si Miss International Turqia. Konkursi Miss Turqia për 2014 u mbajt në Star TV Studios në Stamboll më 27 maj.[9]
Dilan Cicek Deniz konkurroi në Miss Universe 2014, por u eliminua.[10][11]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar 2018, u zbulua se ajo ishte në një lidhje me aktorin turk Furkan Andıç.[12][13] Të dy u ndanë në nëntor 2018.[14]
Ajo aktualisht është në një lidhje me regjisorin islandez Thor Saevarsson. Më 10 dhjetor 2021, ajo zbuloi përmes Instagramit të saj se ata ishin fejuar.[15]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seriale televizive | ||||
---|---|---|---|---|
Viti | Titulli | Roli | Shënimet | Programi |
2015 | Tatlı Küçük Yalancılar | Ebru | Roli kryesor | Star TV |
2015-2016 | Güneşin Kızları | Elif | Roli mbështetës | Kanal D |
2016-2017 | Bodrum Masalı | Su Erguven | Roli kryesor | |
2017-2019, 2021 | Çukur | Sena Koçovallë | Show TV | |
2020-2021 | Alev Alev | Ryla Jëlldërëmllar Atajxhi | ||
2022 | Kusursuz Kiracı | Manolya "Mona" Ünkap | FOX | |
Seriale dhe filma interneti | ||||
Viti | Titulli | Roli | Shënimet | Platforma |
2020 | Yarım Kalan Aşklar | Elif Urazollu | Roli kryesor | BluTV |
Një drejtim për të nesërmen | Lejla | Netflix | ||
Së shpejti | Gidenler | Defne | ||
Filma kinema | ||||
Viti | Titulli | Roli | Shënimet | |
2013 | Balayı | Bahar | Roli mbështetës | |
Yakında | Aniden[16] | Shebnem | Mysafir |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Dilan Çiçek Deniz bilinmeyenlerini anlattı". Hürriyet (në turqisht). 6 korrik 2015. Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ "Dilan Çiçek Deniz". Diziler.com (në turqisht). Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ {{cite web|url=http://www.hurriyet.com.tr/en-tatli-yalancilar-29376852%7Ctitle=En[lidhje e vdekur] tatlı yalancılar|work=Hürriyet|date=26 qershor 2015|accessdate=1 shtator 2022}|language=tr}
- ^ ""Güneşin Kızları"na tescilli güzel". Hürriyet (në anglisht). 30 tetor 2015. Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ "Bodrum Masalı başlıyor". Hürriyet (në turqisht). 4 gusht 2016. Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ "Pantene Altın Kelebek'in üç güzeli". Hürriyet (në turqisht). 9 shtator 2016. Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ "Avon'un yeni marka yüzü Dilan Çiçek Deniz 'Mükemmel Mat Ruj'u tanıttı". NTV.com.tr (në turqisht). 14 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2018. Marrë më 22 mars 2018.
- ^ "Ozan Açıktan'ın tüm filmleri dijitalde". Hürriyet (në turqisht). 17 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2020. Marrë më 18 shkurt 2020.
- ^ Miss Turkey 2014 - Results Arkivuar 2014-06-02 tek Wayback Machine
- ^ "Miami'de kampa girdi". Hürriyet (në turqisht). 13 janar 2015. Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ "Dilan uçuyor". Hürriyet (në anglisht). 30 janar 2015. Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ için, Son 24 Saatte Magazin Gündemidaha fazla video. "Dilan Çiçek Deniz ve Furkan Andıç aşk mı yaşıyor?". Hürriyet (në turqisht). Marrë më 2020-10-25.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "Furkan Andıç ve Dilan Çiçek Deniz ilk kez el ele". Posta (në turqisht). 24 janar 2018. Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ "Dilan Çiçek Deniz-Furkan Andıç ayrıldı!". Milliyet (në turqisht). 3 nëntor 2018. Marrë më 3 nëntor 2018.
- ^ Duran, Şüheda (26 dhjetor 2021). "Dilan Çiçek Deniz Sevgilisinin Ailesi ile Tanıştı! Görümcesi ve Kayınpederiyle Pozlarını Paylaştı..." Onedio (në turqisht). Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ "Dilan Çiçek Deniz'den yeni proje". Birsen Altuntaş (në turqisht). 5 tetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2022. Marrë më 9 maj 2022.